Connect with Us

Ylli Manjani: Zgjedhjet e parakohshme konsiderohen dramë

Politikë

Ylli Manjani: Zgjedhjet e parakohshme konsiderohen dramë

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se zgjedhjet e parakohshme në mjedisin tonë politik konsiderohen dramë.

Ndërsa sjell në kujtesë dhe, dy herët e vetme, kur Shqipria ka hyrë në zgjedhje të parakohshme në 30 vjeçarin e fundit.

“Sa për kujtesë;

Në 30 vitet e fundit kemi hyrë vetëm 2 herë në zgjedhje të parakohshme. Një herë në vitin 1992 dhe, herën e dytë në 1997.

Në të dy herët zgjedhjet erdhën si rezultat i shkatërrimit të shtetit nga pushteti ekstrem monopartiak.

LEXO EDHE:  "Nga SPAK-u duhet të ketë frikë opozita"/ Ironizon Ylli Manjani

Zgjedhjet e parakohshme në mjedisin tonë politik konsiderohen DRAMË. Si askund tjetër në Europë. Në Europën që e shajmë se, s’na hap derën…”, shkruan Manjani në reagimin e plotë të tij./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  “Hipokrizi bajate”/ Ish-ministri i Ramës akuza të forta Qeverisë

LEXO EDHE:  "Nga SPAK-u duhet të ketë frikë opozita"/ Ironizon Ylli Manjani

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe sot, secili festoi në odën e vet”/ Patozi: Tirona ka parë edhe më keq…

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i është bashkuar reagimeve me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Tiranës si kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se edhe këtë festë, “udhëheqësit e mëdhenj” e festuan ndaras.

I vetmi ngushëllim, sipas Patozit, është fakti që Tirana është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.

TIRONA KA PARË EDHE MË KEQ…
Këta udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë edhe festën e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet e paskan trajtuar si vizitën e Albin Kurtit. Secili duke e futur ne odën e vet. Edhe hajde prit seriozitet shteti pastaj prej tyre!
I vetmi ngushëllim është fakti që Tirona është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE