Connect with Us

Video-Një pyetje për kryeministrin/ Ish-ministri kap “mat” Ramën

Politikë

Video-Një pyetje për kryeministrin/ Ish-ministri kap “mat” Ramën

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasili i ka drejtuar një pyetje publike kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa i referohet fjalimit të tij gjatë marrjes zyrtarisht të presidencës së OSBE nga Shqipëria, Vasili shkruan se Rama foli si ministër i Jashtëm, ndërkohë që më parë kishte deklaruar se nuk do të ishte Minister i Jashtem dhe i dha edhe dekretin publikisht Gent Cakajt.

“Edi Rama deklaroi me 23 janar te vitit 2019 ne Ministrine e Jashtme se nuk do ishte fare Minister i Jashtem dhe i dha edhe dekretin publikisht Cakës e tha:

“Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme, i delegojë zotit Gent Cakaj, zëvendësministër për Punë të Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme dhe përfaqësimit të ministrit për Punë të Jashtme brenda dhe jashtë vendit”.

LEXO EDHE:  Basha sulmon ndërkombëtarët/ Jeni për pasarela dhe për të pirë verë

Por, po ky karnaval kryeminister u ul ne OSBE si minister i jashtem mbajti edhe fjalim, mbajti edhe konference shtypi ekzemplare dhe historike per gafat dhe broçkullat prej shkollepakti qe foli.”-shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, ai thekson se “Eshte apo nuk eshte minister i jashtem ky apo Caka??

Kjo eshte pyetje per njerezit me logjike,me arsye dhe me shkolle.

Per ca njerez si keta qe jane gremine morale dhe te shkollepakesise kjo pyetje nuk vlen.

Shiheni VIDEON te nderuar miq dhe kuptojeni se çfare mjerimi shteteror dhe intelektual eshte ulur ne karrigen e kryeministrit.”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj krye tarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Rama – Idrizi, në orën 14:00 zyrtarizohet koalicioni

LEXO EDHE:  Projekti i dixhitalizimit të shkollave/ Rama: Sfidë, trajnimi i mësuesve

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Projekti i dixhitalizimit të shkollave/ Rama: Sfidë, trajnimi i mësuesve

LEXO EDHE:  Rama propagandë me taksat e shqiptarëve/ Portali për "Bashkëqeverisjen" e nxjerr zbuluar

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE