LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U dëmtuan nga tërmeti/ Grabiten dy hyrjet e një pallati në Durrës

11 Janar 2020, 13:40, Kronika CNA
U dëmtuan nga tërmeti/ Grabiten dy hyrjet e një pallati në

Dy hyrjet e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, kanë rënë pre e grabitjes.

Mësohet se hajdutët kanë shqyer dyert e apartamenteve gjatë natës, dhe kanë hyrë brenda, duke marrë gjithçka.

Pallati ruhej me patrullë policie prej ditësh, por siç duket hajdutët kanë shfrytëzuar natën për të kryer grabitjen.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po ekzaminon gjurmët në të dyja dyert e hyrjeve të grabitura.

Pallati i grabitur ka 285 hyrje dhe është dëmtuar rëndë në pesë katet e para të tij, bashkë me disa prej kolonave mbajtëse.

Lajmet e fundit nga