Connect with Us

Shoferët me shpejtësi skëterrë në Tiranë/ Pezullohen 35 patenta

Kronika

Shoferët me shpejtësi skëterrë në Tiranë/ Pezullohen 35 patenta

Publikuar

-

Në rrugët urbane të kryeqytetit, janë evidetuar të tjera raste kur drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi skëterrë, pa menduaur se mund të bëhen burim aksidentesh.

Me aparatin e matjes së shpejtësisë Trucam, përgjatë 72 orëve të fundit janë dokumentuar dhe proceduar administativisht 102 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme, pasi janë verifikuar duke qarkulluar me shpejtësi mbi normat e lejuara, për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara dhe në afërsi të vendakalimeve të këmbësorëve dhe shkollave.

Blutë raportojnë se janë pezuluuar 35 leje drejtimi për shpejtësi mbi 20 km/h mbi normat e lejuara, janë marrë 53 masa administrative pa sanksion plotësues dhe janë proceduar 14 drejtues mjetesh të për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme të tjera në rrugë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me armë para selisë së PS/ Prokuroria jep pretencën për Vladimir Gjutën

Publikuar

-

Nga

U kap me armë para selisë së PS/ Prokuroria jep pretencën për Vladimir Gjutën

5 vite burg kërkoi prokuroria e Tiranës për Vladimir Gjutën. Ky i fundit u kap pranë selisë së PS-së duke lëvizur me armë zjarri.

Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe të jepet vendim, u caktua në 27 janar.

40-vjeçari u ndalua më 10 shkurt 2020 pranë selisë së Partisë Socialiste pasi punonjësit e Gardës së Republikës vërejtën lëvizje të dyshimta. Në momentin e ndalimit, Gjutës iu gjet një armë zjarri si dhe një shumë e konsiderueshme parash prej 120 mijë euro.

Për shumën e parave, ai deklaroi gjatë marrjes në pyet se ishin kursime familjare dhe të ardhura të siguruara nga veprimtaria e biznesit.

LEXO EDHE:  Akuza e PD-së/ Policia zgjedh pjesëmarrësit në takimet e Ramës

LEXO EDHE:  Shkoder, asgjesohen 2025 rrenje kanabis, ne kerkim pronaret e parcelave

40-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar si i përfshirë në vendosjen e një sasie tritoli tek farmacia e Bashkim Tahirit, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më herët, për dhunimin e babait, Gjykata e Tiranës ka dhënë për Gjutën vendimin për mjekim të detyruar në psikiatri, ndërsa së fundmi ai u la në detyrim paraqitjeje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Goditi pasuri me rekorde kriminale/ OFL përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Goditi pasuri me rekorde kriminale/ OFL përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Operacioni Forca e Ligjit i cili prej afro një viti goditi pasuritë e mbi 500 subjekteve me rekorde kriminale pritet të përfundojë në dyert e Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se disa subjekte të prekura nga OFL nëpërmjet avokatëve të tyre do të depozitojnë paditë në Kushtetuese.

Ndër argumentet e tyre për rrëzimin e OFL-s dhe shpalljen e saj antikushtetuese janë mungesa e emergjencës për të nxjerrë aktin normativ si dhe zgjatjen e afatit edhe pas mbarimit të mandatit të saj më 31 dhjetor 2020.

LEXO EDHE:  Në kërkim për disa krime/ Katër të arrestuar në Fier

LEXO EDHE:  Akuza e PD-së/ Policia zgjedh pjesëmarrësit në takimet e Ramës

OFL prej 31 dhjetor 2020 nuk dërgon më formularë tek subjektet ndërsa ato procese të hapura në SPAK dhe GJKKO vazhdojnë edhe përtej këtij afati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha “zbërthen” skemën e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha thotë se industria që është vënë re duke lulëzuar është ndërtimi dhe burimet financiare nuk dihen.

Në një intervistë për ABC, Hoxha foli edhe për skemat e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.

“Ata kanë kontakt me një grup shqiptar i cili ka kontakt me një person që është quajtur sekser. Gjithashtu përpiqen të gjejnë një kompani që nuk i ka dalë emri askund, por që është në vështirësi financiare. Ndërkohë i vjen oferta ku edhe i bëhet me dije se trualli është gjetur, paratë i jepen kompanisë së paekspozuar e cila e ka të lehtë të marrë tenderin sepse nga pas janë lidhjet direkte me pushtetarët. Asnjëherë nuk është kundërshtuar ndonjë leje ndërtimi.
Fitimi është sigurisht 5-6 fish më i madh se investimi dhe në këtë mënyrë ka për të paguar 20% , gjithashtu mund të korruptosh policë apo prokurorë duke u bërë i këta grupe të paprekshëm. Krijohen lidhjet në këtë mënyrë. Pra siç edhe e shohim nuk futen dot kompanitë serioze në Shqipëri”, u shpreh Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE