Connect with Us

Raporti i ISP zbulon të pathënat/ Deputetët nuk justifikojnë rrogat, kush janë më të kuotuarit

Politikë

Raporti i ISP zbulon të pathënat/ Deputetët nuk justifikojnë rrogat, kush janë më të kuotuarit

Publikuar

-

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka publikuar raportin e pestë që  përmbledh periudhën shtator – dhjetor 2019, të veprimtarisë së parlamentarëve.

Raporti aktual bën për herë të parë korrelacionin midis të ardhurave financiare të deputetëve në aktivitetin e tyre parlamentar me nivelin e efektivitetit të tyre, duke krijuar një pasqyrë domethënëse midis privilegjeve dhe përgjegjësive që kanë deputetët.

Po ashtu, në këtë raport janë analizuar edhe zhvillime të reja në parlament në kuadër të ndryshimeve që kanë ndodhur në Rregulloren e Kuvendit në korrik 2019, përfshirë seancat plenare të posaçme dedikuar zgjedhësve dhe zonave elektorale.

Një detaj që vihet re në raportin e ISP, është se rreth 60% e deputetëve të ardhur në parlament gjatë 2019 në emër të opozitës ishin votues të rregullt “pro” akteve të mazhorancës dhe nismave të qeverisë.

ISP thekson se ky është një tregues i ndryshimit të raporteve politike në parlament dhe dobësimit të përfaqësimit opozitar.

Në klasifikimin e deputetëve sipas nivelit të efikasitetit në aktivitetin parlamentar, ISP thotë se rezultoi se deputetët Taulant Balla (PS) dhe Rudina Hajdari (DEM) janë deputetët më të kuotuar.

rudina hajdari

Po ashtu në raport thuhet se nga krahasimi mes efektivitetit dhe përfitimeve financiare të deputetëve, del senë tërësi, deputetët më të “mirë-paguar” në parlament kanë nivele kritike të efikasitetit dhe produktit parlamentar. Vetëm 3 deputetë (2 të PS dhe 1 nga opozita) kanë përputhshmëri midis dy komponentëve.

Gjetjet kryesore të raportit të ISP:

1- Periudha shtator – dhjetor 2019 është karakterizuar nga aktiviteti formal parlamentar dhe kapërcimi i debatit mbi legjitimitetin. Aktiviteti parlamentar nuk ka pasur protesta apo pengesa të tjera në ushtrimin e funksioneve. Normaliteti është tregues pozitiv, por i pamjaftueshëm për pritshmëritë publike ndaj Kuvendit. Kuvendi pati vështirësi për të luajtur rolin e organit kryesor vendimmarrës dhe për të promovuar pluralizmin në përbërjen dhe vendimet e tij.

2- Në vlerësimin e ISP, Kuvendi i përmbushi përgjegjësitë e tij në funksionin legjislativ, duke shqyrtuar e miratuar ligje dhe akte të tjera me rëndësi në vendimmarrjen parlamentare. Numri i akteve ligjore është më i vogël sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar (76 akte të miratuara më 2018 dhe 62 më 2019) dhe vetëm 5 ligje të reja u votuan në katër muaj.

3- Parlamenti e përmbushi pjesërisht edhe funksionin e tij të dytë, atë zgjedhor. Ai zgjodhi disa prej funksionarëve të lartë në përgjegjësi të tij, përfshirë dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Vlerësimi i “pjesshëm” lidhet me faktin se parlamenti nuk arriti të marrë vendim për disa vende vakante në përgjegjësi të tij, sidomos në KD të RTSH, AIDSSH, etj. Ai gjithashtu nuk bëri përpjekje për zgjidhjen e krizës për zgjedhjen e kryetarit të KLSH. Po ashtu Kuvendi shkarkoi një anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH dhe bëri disa emërime në institucione të pavarura, shumica e të cilave përmes një procedure formale dhe të paracaktuar.

4- Në ushtrimin e funksionit të tij të tretë, funksionin kontrollues, parlamenti nuk arriti ta përmbushë atë. Në tërësinë e tij Kuvendi lejoi të imponohet në aktivitetin e vendimmarrjen e tij nga pushteti ekzekutiv. Gjatë sesionit nuk pati asnjë mocion, komision hetimor dhe as seancë pyetjesh ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, nuk pati ndjekje të nivelit të zbatimit të ligjeve që miratohen në parlament dhe se në disa nisma të qeverisë. Parlamenti veproi më shumë si noter institucional i saj, sesa si institucioni kryesor i përfaqësimit dhe ushtrimit të sovranitetit qytetar në Shqipëri.

5- Dy nismat më të rëndësishme të kalendarit sesional të Kuvendit, Komisioni Hetimor lidhur me Presidentin e Republikës dhe Komisioni për Reformën Zgjedhore, e shtynë mandatin e tyre, duke mos arritur të kenë produkt brenda sesionit parlamentar. Nisma të tjera paralele, përfshirë paketa e ndryshimeve në legjislacionin mbi median e komunikimet elektronike apo nisma për investimet strategjike, etj, zunë vend prioritar në axhendën parlamentare dhe u votuan përmes kritikave publike vendase dhe të huaja për mungesë të mjaftueshme konsultimi dhe transparencë.

6- Ky ishte sesioni i parë i zhvilluar mbi bazën e Rregullores së re të Kuvendit të ndryshuar në korrik 2019, e cila shton elementët dhe instrumentet e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Java elektorale u aplikua në dy raste, por shumica e deputetëve nuk morën pjesë në debatin për problemet e zgjedhësve të tyre. Vetëm 31% u angazhuan për zgjedhësit, një zhvillim gjithsesi pozitiv nga praktikat e të kaluarës.

LEXO EDHE:  Nga Ballkani drejt Gjermanisë/Korrupsion ne kufij dhe klandestine

7 – Sesioni parlamentar shënoi një numër të lartë të akteve normative (8) në raport me vetëm 2 në të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe një në të njëjtën periudhë të vitit 2017. Një pjesë e akteve normative u imponuan nga situata e emergjencës e krijuar pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019, megjithatë të gjitha u ndërmorën ndërkohë që parlamenti ishte i mbledhur.

8 – Sesioni shtator-dhjetor shënoi edhe rënie të numrit të akteve të iniciuara nga Këshilli i Ministrave në raport me të njëjtin sesion më 2018 (52 më 2018 dhe 47 më 2019), por të njëjtin numër nismash ligjore të iniciuara nga deputetët (11 më 2018, 11 më 2019). Kuvendi miratoi tri rezoluta politike dhe zhvilloi dy interpelanca.

9 – Të dhënat e monitorimit treguan se rreth 60% e deputetëve të ardhur në parlament gjatë 2019 në emër të opozitës ishin votues të rregullt “pro” akteve të mazhorancës dhe nismave të qeverisë. Ky është një tregues i ndryshimit të raporteve politike në parlament dhe dobësimit të përfaqësimit opozitar. Mazhoranca fitoi mbështetjen e rregullt e 10-16 deputetëve të rinj në Kuvend, duke dobësuar përfaqësimin dhe duke krijuar mazhorancë absolute për çdo vendimmarrje në interes politik të saj. Për pasojë, është rritur numri i deputetëve që nuk merr pjesë rregullisht në votimet e akteve në Kuvend dhe që ankohen se zëri i tyre nuk po dëgjohet.

10- Kuvendi vijon të jetë institucioni i vetëm shtetëror që publikon online të ardhurat financiare të zyrtarëve të saj përbërës (deputetëve), një praktikë pozitive, megjithatë mungojnë ende të dhënat e përditësuara mbi stafin, raportet e vlerësimit të brendshëm, raportet vjetore, shpenzimet për aktivitetet publike, etj.

11- Rreth 40% e procesverbaleve të komisioneve parlamentare nuk janë publikuar, procedurat drejt miratimit të akteve ligjore shpesh kanë mangësi në dokumentacion dhe programi i transparencës vijon të mos jetë i plotë e funksional.

12- Në klasifikimin e deputetëve sipas nivelit të efikasitetit në aktivitetin parlamentar rezultoi se deputetët Taulant Balla (PS) dhe Rudina Hajdari (DEM) janë deputetët më të kuotuar. Gjatë këtij sesioni pati rritje të ndjeshme të aktivitetit të deputetëve të rinj në përpjekje për të krijuar një identitet e bilanc publik të aktivitetit të tyre parlamentar. Pjesa më e madhe e prurjeve nga biznesi vijoi të jetë jo aktive në aktivitetet parlamentare.

13- Stafi i ISP paraqet në këtë raport për herë të parë korrelacionin midis deputetëve me më shumë përfitime financiare dhe nivelit të efektivitetit të tyre në parlament. Krahasimi tregoi se në tërësi, deputetët më të “mirë-paguar” në parlament kanë nivele kritike të efikasitetit dhe produktit parlamentar. Vetëm 3 deputetë (2 të PS dhe 1 nga opozita) kanë përputhshmëri midis dy komponentëve.

14- Komisionet e Përhershme dhe të Posaçme përballen me riskun e aktivitetit formal në funksionimin e tyre. Më pak se një e treta e deputetëve është aktive në debatet në komisione. Drejtimi i tyre shpesh është i personalizuar dhe vendimmarrja e paracaktuar.

15- Gratë deputete rezultuan shumë më efektive në aktivitetin parlamentar sesa deputetët meshkuj. Në total gratë deputete patën mesatarisht 2% më shumë nivel vlerësimi gjatë sesionit parlamentar. Ato ishin më aktive në ushtrimin e përgjegjësive parlamentare, në fjalime dhe në debatet në komisione.

16- Ligjërimi politik ka ndryshuar pozitivisht në aspektin formal. Çështjet dominuese në fjalimet e deputetëve ishin ato mbi buxhetin e paketën fiskale, reformën në drejtësi dhe rininë, procesin e integrimit dhe problematikat zonale. Në aspektin e brendësisë deputetët shfaqin nevojën e trajnimeve të vazhdueshme, asistimit nga ekspertët dhe përgatitjes më të mirë për debatet në parlament dhe të gjithë procesin ligjvënës. ISP ka vlerësuar edhe me parë nevojën për më shumë staf mbështetës në parlament për deputetët e grupet, sidomos për teknikën legjislative.

17- Në total vetëm 6 deputetë të PS patën votë ndryshe nga grupi dhe vetëm dy prej tyre (D. Bushati dhe F. Xhafaj) e shprehën opinionin publikisht. Tri grupet parlamentare nuk kanë miratuar ende Rregulloret e tyre të brendshme si detyrim nga Rregullorja e Kuvendit.

18- Gjatë sesionit pati ministra, të cilët nuk patën asnjë “shqetësim” në parlament, nuk u pyetën, nuk patën nisma ligjore dhe as adresim shqetësimesh, dhe vetë ata nuk morën pjesë në debatet parlamentare.

Analiza e plotë dhe e detajuar, të dhënat specifike, klasifikimi i detajuar për çdo kategori të monitoruar, etj, si dhe gjetjet e rekomandimet prioritare mund të lexohen & shkarkohen këtu: (ISP-RAPORTI-I-MONITORIMI-TE-KUVENDIT-Shtator-Dhjetor-2019_)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Publikuar

-

Nga

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ka bërë thirrje demokratëve të përqëndrohen te lufta për mbrojtjen e Koalicioneve dhe të pranojnë listat e hapura.
Sipas Goxhajt, listat e hapura “janë më pak të këqija se listat e mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!”

Avokati thekoson se ky është momenti i duhur që të pranojnë propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake.

“POKERI I REFORMËS QË MUND TA FITOJË RAMA SE COVIDIOTËT E LYLIT KANË VEÇ NJË HALL:
LISTAT TI BËJË LYLI SE E DINË QË POPULL SI HONPS DOT!
Sps me atë mund të merren vesh ndërsa me popullin jo, sepse e dinë se sa i janë neveritur gjithë dynjosë!
Rama tani: “Listat do i bëjmë të hapura”!
Lyli pastaj: “Rama po prish Marëveshjen!”
Kjo është e vërtetë, Rama po prish Marëveshjen me PDnë e cila kishte prish marëveshjen për lista të hapura me qytetarët të premtuara në Korrik dhe Shtator 2017 dhe të firmuara me Aleancën për Teatrin në Korrik 2019!!!
O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait gjthm?
Përqëndrohuni te lufta për të mbrojt Koalicionet (lista e hapur nuk i ndalon koalicionet, është veç çështje ekuacioni përllogaritës) dhe pranojini Listat e Hapura!
Janë më pak të këqia se Listat e Mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!
Mqns Rama po flet për administratë të depolitizuar zgjedhore merrni iniciativën dhe kërkoni një administratë krejt të re në bazë dhe kërkoni që Administrata Zgjedhore të bëhet me detyrim veç nga profesionistët e lirë sps ata kanë çfarë humbasin po të bëjnë pisllëqe: t’u hiqet liçensa për 20 vjet duke mos i lejuar as të punojnë në shtet dmth tu presesh durët dhe këmbët po falsifikuan, vodhën apo toleruan vjedhjen!
Ky është momenti i duhur që të pranoni Propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake duke u përbërë veç nga profesionistë të liçensuar dhe të lirë si
avokatë, noterë, kontabilistë, vlerësues pasurorë, veterinerë, stomatologë, mjekë, arkitektë, inxhinierë, pedagogë, etj sepse janë në numra mjaftueshëm aq sa duhet për të menaxhuar gjithshka!
Kush mund ta bëjë më mirë se këta? Dhe jo si çështje dëshirash por me detyrim njësoj si shtetet vendosin shërbimin e detyruar ushtarak!
Partitë te kënë vëzhgues me kompetenca të zgjeruara në Komisionet e Votimit dhe Numërimit!
Numërimi të bëhet 2 herë: herën e parë direkt në qendrat e votimit dhe herën e dytë nga gjykatësit dhe noterët në qendrat e numërimit sps kur numëron 2 herë është më e vështirë të vjedhësh dhe manipulosh!”, shkruan Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Publikuar

-

Nga

“Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratës së Bashës i cili tha se Rama i ka çuar ndërmjetës që ai të bëhet kryeministër dhe vetë të bëhet president.

Sipas Kullurit, këto llogjet “më kërkoi marreveshje, ti Kryeministër e unë President” janë përralla kalamajsh!
Ai i kërkon Bashës të bëhët trim dhe të dalë përballë me çdo sistem, me lista të hapura, të mbyllura, me koalicion, pa koalicion!

“Nga rrethi vicioz nuk dilet me gënjeshtra! I dogji mandatet, tani t’i pijë lëngun koalicioneve parazgjedhore!
Do lista të hapura Rama, të bashkojë partinë dhe aleatët ne një listë të vetme dhe ta mundë me votë popullore! Prapë nuk do por shqetësohet!
Këto llogjet “më kërkoi marrëveshje, ti Kryeminister e unë President” janë përralla kalamajsh! Nuk i ha njeri normal këto fantazi!
Bëhu trim dhe dili përballë me çdo sistem, me lista të hapura, të mbyllura, me koalicion, pa koalicion! A the që ke 85% të shqiptarëve që nuk dolën vjet në zgjedhje lokale, dili përballë pra dhe leri qarjet!”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deklarata e Bashës, serioze!”/ Rakipi: Rama kërkon garanci, të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka komentuar deklaratat kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me një ofertë për pazar, që i ka bërë kryeministri Rama, që pas zgjedhjeve Basha të bëhet kryeministër, ndërsa Rama të bëhet President.

Rakipi tha se deklarata e Bashës duhet të merret mjaft seriozisht dhe se ajo dëshmon se Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të kërkojë garanci absolute për veten dhe pasi të largohet, të mos marrë haraçin e atyre që bërë gjatë tetë viteve në pushtet.

“Deklarata e Bashës, është deklaratë shumë serioze. Ky është Edi Rama. Jo vetëm në propozimin një muaj e gjysmë rresht që i ka bërë Bashës, por ky është Edi Rama në të gjithë vijësjelljen e tij politike. Denoncimi i Bashës sot është një moment i rëndësishëm, që duhet marrë shumë seriozisht.

Rama ka vetëm dy rrugë, kërkon me të gjithë mënyrat, që të mos kthehet mbrapsht. Ai kërkon ta lërë pushtetin me të gjithë garancitë që krijohen në këtë rast. Ai kërkon të largohet, duke mos marrë haraçin e asaj që ai ka bërë për tetë vite kryeministër, që e ka lënë këtë vend copë copë, të shkatërruar.

E gjithe përpjekja e gjoja listave të hapura, është frika e Ramës, që tregon se ai do të shkojë patjetër në zgjedhje pa koalicionin PD-LSI, sepse me këtë koalicion ai është i humbur.

Në 2017 ai e realizoi, e mbylli Metën në Presidencë dhe bëri cfarë donte me Bashën. Është e njëjta përpjekje si në vitin 2017.

LEXO EDHE:  Meta reagon pas raportit të DASH/ Të trajtohen me përparësi shqetësimet e ngritura

LEXO EDHE:  “Parlamenti sot për turp”/ Ish deputeti socialist i zhgënjyer nga qeveria Rama

Këto kulisat e tij, që Basha të bëhet kryeministër dhe ky president, janë pazare që e kanë udhëhequr pushtetin e Ramës për 20 vite. Kështu operaon ai dhe nuk ka rrugë tjetër. Ai do të përpiqet për të shpëtuar, për atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij politike“, u shpreh Rakipi k në emisionin “Në fokus” në TVT.

I pytur nëse ndërhyrja në marrëveshjen për reformën zgjedhore, do të sjellë përplasjē mes Ramës dhe ndërkombëtareve, Rakipi tha se Ramës nuk i intereson fare kjo gjë, por në këto momente mendon vetëm si të marrë sërish pushtetin.

“Që të jemi të qartë, Edi Ramës nuk i plas fare për ndërkombëtarët e këtushme. Ai nuk ka fare ku të shkojë. Ai po kryen veprime për të ndihmuar veten.

Ndërkombëtarët kanë operuar me idenë, që hajde ti hedhim diçka Lulzim Bashës. Por, cdo gjë që mund ti hidhet Bashës sot, është kundër Edi Ramës.

Një pjesë e këtyre diplomatëve kanë qenë si pjesë integrale e Edi Ramës. Përfaqësia e ambasadës së SHBA, pa ardhur ambasadorja sidomos, njeriu i ngarkuar për punët e Amerikës, ka qenë totalisht në funksion të Edi Ramës, paradhomë e Edi Ramës.

Edi Rama nuk lë gjë pa bërë, me çdo gjë të gjallë mbi këtë tokë ai është gati të bashkëpunojë për të realizuar synimet e veta.

Ai kërkon siguri absolute, që të gjitha gjërat që i ka bërë këtij vendi, të jetë i sigurtë, edhe duke ndarë pushtet“, tha Rakipi./CNA.al

LEXO TE PLOTE