Connect with Us

Pazare, korrupsion dhe biznese të fshehura të pushtetarëve/ Pse duhet rishikuar ligji për deklarimin e pasurisë

Politikë

Pazare, korrupsion dhe biznese të fshehura të pushtetarëve/ Pse duhet rishikuar ligji për deklarimin e pasurisë

Publikuar

-

Ligji shqiptar për deklarimin e pasurive mund të vleresohet pa frikë si një nga më të rreptet për sa i takon fushës së subjekteve që përfshin në fushën e vet të zbatimit.

Amendamentet e bëra vit pas viti, shpesh kanë synuar justifikimin e mosveprimit të strukturave përgjegjëse për verifikimin e pasurive dhe deklaratave, sesa rregullimin me dispozita të qarta të detyrimeve të subjekteve deklaruese.

Me parashikime absurde në disa raste, ai ligj detyron pëer shembull fëmijen madhor të deklarojë pasurinë pa patur asnjë funksion publik, veç për shkak të “fajit” të “biografisë” së prindit.

Ose për shembull, nga njëra anë ndalon një kryebashkiak që të ketë biznese e të marrë tendera publik brenda bashkisë ku ushtron funksionin, por nuk e pengon atë të ngrejë biznese e të përfitojë tendera në njësi të tjera bashkiake, duke ju dhënë mundësi kështu kryetarëve të bashkive të tjera që të kërkojnë mbrapsht borxhin në bashkinë e tij.

Ligji aktual detyron bashkëshortët të deklarojnë bashkë me zyrtarin, a thua se për faktin që pasurine e kanë të përbashkët nuk vlekan më dispozitat dhe doktrina e të drejtës familjare që dallon qartë të drejtat mbi pasurinë e vënë gjatë martesës.

Ligji aktual detyron bashkëjetuesit të deklarojnë pasurinë njësoj si zyrtari, a thua se marrëdhëniet e bashkëjetesës, trajtohen si dënim që sjell si pasojë zhveshjen lakuriq jo veç me bashkëjetuesin, por edhe me shtetin.

E megjithatë ai ligj prap konsiderohet i pamjaftueshem sa herë që diku kërkohet faji për pasuritë që nuk zbulohen dot.

Kundër çdo logjike edhe juridike (jo vetëm formale), dispozitat e atij ligji kanë shtuar pa fund rregulla dhe shtrëngime, për të justifikuar rast pas rasti dështimin e institucioneve.

Sepse gjithë ndryshimet në fakt nuk kanë patur si qëllim zbulimin e pasurive të kundraligjshme, por bërjen gjasme sikur fajin e kishte ligji që nuk ishte i mirë, ndaj duhej ndryshuar.

Sot kemi një listë të gjatë politikanësh dhe zyrtarësh që kanë hyrë në politikë nga dera e bizneseve, duke e kthyer në biznes gjithë skenën politike. Një listë kryetarësh partish pa parti që biznesit politik ja kanë parë hajrin sa her rinovohet Kuvendi.

Me gjithë ligjin dhe dispozitat drakoniane të ligjit të deklarimit të pasurive, shumë biznesmenë nuk janë ndalur në rrugen e “braktisjes” së biznesit për t’u bërë politikanë. Ligji drakonian më pas ka rezultuar i pafuqishem t’i kapë, ndërsa ish-bizneset e tyre lulëzojnë papritur sapo ata nënshkruajnë për tua “shitur” të tretëve. Dhe dikur rikthehen prap si pronarë, duke “ripaguar” aq sa “u paguan” dikur për transaksionin e “shitjes”.

LEXO EDHE:  Zbulohet përse u dorëzua Agron Xhafaj në Itali

Atëherë askush nuk do merret dot me ta. Ligji për deklarimin e pasurive, nuk vepron më ditën që i kthehesh jetës së biznesit.

Ndaj ne besojmë se ligji është gabim!

Ndaj ligji duhet ribërë!

Ai ligj duhet të parashikojë që kush vendos të bëjë politikë dhe të marrë në dore fatin e shqiptarëve, duhet të deklarojë pasurinë deri ditën e fundit të jetës. Jo 3 apo 10 vjet. Por gjithë jetën! Dhe pastaj nuk do ketë mundësinë të sajojë lista preferenciale të afërmish, në emër të të cilëve të vërë përkohësisht pasurinë për deri në ditën kur të mos jetë më funksionar politik.

Duhet të jetë i qartë që sa të jetë gjallë, ato pasuri nuk do të mund t’i shkruajë kurrë në emër të vet.

Ndaj ligji duhet rishkruar, me qëllimin që të ndalojë dhe jo të justifikojë apo akoma më keq, të harrojë.

Dhe nuk ka nevoje që ajo listë të jetë shumë e gjatë.

Mjaftojnë emrat e Edi Rames, Ilir Metës dhe Lul Bashës. Mjaftojnë emrat e listes së ish funksionarëve që për shkak të funksioneve, fitojnë të drejten e mbajtjes së pasaportës diplomatike gjatë gjithë jetës.

Bashkë me benefitin e diplomatit të përjetshëm, të mbartin mbi vete edhe detyrimin e përjetshëm për deklarimin e pasurisë. Në respektim të fateve të shqiptarëve që fati i tyre ua dha në dorë që t’i administrojnë qoftë edhe përkohësisht./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Nga “Mjaft”-i, u katapultua në PS/ Shtohet luksi i Ministres së Mbrojtjes, pas martesës

LEXO EDHE:  Pse antisistemi tremb Ramën, Bashën dhe Metën/ Si kërkon të shpëtojë kasta e tranzicionit

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Polici i cili po i detyron femrat ta shkelin ligjin

LEXO EDHE:  Shqiptarët të "thekur" pas politikës

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE