Connect with Us

Partneriteti Strategjik Shqipëri-Kosovë/ Bushati kërkon bilanc të plotë për nivelin e zbatimit

Politikë

Partneriteti Strategjik Shqipëri-Kosovë/ Bushati kërkon bilanc të plotë për nivelin e zbatimit

Publikuar

-

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar nënshkrimin e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kosovë, gjatë mbledhjes që u mbajt në Prizren më 11 janar të vitit 2014.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bushati deklaron se 6 vite më parë, përcaktuan objektiva për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, në dritën e dinamikës së tyre dhe interesave të përbashkëta.

Ish-ministri kërkon një bilanc të plotë rreth nivelit të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra dhe pasurimit me instrumente të reja.

“Krahas kundërshtarëve të njohur të kësaj nisme, e cila fillimisht u prezantua në programin qeveritar të votëbesuar nga Kuvendi në Shtatorin e 2013, nuk munguan as kritikët të cilët më shumë sesa me objektivat që parashtronte dokumenti dhe instrumentet për t’i jetësuar ato, merreshin me fotografinë e përbashkët të dy qeverive. 6 vjet më pas në 2020, nevojitet një bilanc i plotë rreth nivelit të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra dhe pasurimit me instrumente të reja. Aq më tepër që mjedisi i sigurisë që na rrethon dhe konteksti gjeopolitik që jetojmë kanë evoluar ndjeshëm. Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën europiane”, shprehet Ditmir Bushati/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë, për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash, opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Berisha kthehet pas në kohë/ Çfarë tha Soros në vitin 1999

LEXO EDHE:  Ministri Kotzias: Çamët do të lëvizin të lirë në trojet e tyre

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Mali i Zi miraton ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare në publik/ Reagon Bushati

LEXO EDHE:  Hodhi ujë drejt deputetëve opozitarë/ Rama: Bushati gaboi dhe …

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE