Connect with Us

Ngjela nuk kursehet ndaj Bashës/ Është krejtësisht impotent, pa vlerë

Politikë

Ngjela nuk kursehet ndaj Bashës/ Është krejtësisht impotent, pa vlerë

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela nuk i ka kursyer sulmet ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, të cilin e ka quajtur impotent.

“Opozita nuk ka ide, nuk ka njerëz. Basha është krejtësisht impotent, është pa vlerë në fjalimin politik”, deklaroi avokati, nga studioja e emisionit “Kjo javë”, teksa po fliste për aksionin opozitar  dhe situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Gjithashtu avokati foli edhe për aludimet e një marrëveshjeje të re mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

“Marrëveshja Rama-Basha nuk ka më vlerë se shumë shpejt do të jenë në kontroll të dy. Kur fillon kontrolli penal, nuk mund të jenë më krerë të politikës”, u shpreh ai.

Ngjela pretendon se në Shqipëri nuk do të zhvillohen më as protesta të opozitës, pasi, sikurse ai artikuloi “Bashën nuk e përkrah populli”. Sipas tij, populli ka pakënaqësi të madhe, por nuk ka pika drejtuese, prandaj nuk organizon protesta.

LEXO EDHE:  Basha zbulon rekordin që ka thyer në Holandë

Djegien e mandateve, Avokati e lexon si humbjen më të madhe të opozitës, për të cilën thotë se i paralajmëroi, por nuk e dëgjuan.

“Problemi qëndron se PD nuk ishte në skenë kur ra perdja. I paralajmërova, i thashë kur të bjerë perdja duhet të jenë në skenë. Ikën, pse ikën? Se menduan se do të stabilizonin Shqipërinë, nuk e stabilizuan dot. Nuk e menduan. Patën dhe shpresë të Irani, pashë të korruptuarit që kishin shpresë të Irani, pse Irani do t’i shpëtojë? Irani nuk po shpëton dot nga problemet e veta”, deklaroi Ngjela./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Basha: Ka parë njëri këtu kokërr leku këto tre vjet?!

LEXO EDHE:  Basha zbulon rekordin që ka thyer në Holandë

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe sot, secili festoi në odën e vet”/ Patozi: Tirona ka parë edhe më keq…

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i është bashkuar reagimeve me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Tiranës si kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se edhe këtë festë, “udhëheqësit e mëdhenj” e festuan ndaras.

I vetmi ngushëllim, sipas Patozit, është fakti që Tirana është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.

TIRONA KA PARË EDHE MË KEQ…
Këta udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë edhe festën e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet e paskan trajtuar si vizitën e Albin Kurtit. Secili duke e futur ne odën e vet. Edhe hajde prit seriozitet shteti pastaj prej tyre!
I vetmi ngushëllim është fakti që Tirona është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE