Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Shtatë ekulibra të rinj në kodin zgjedhor nëse duam pushtet legjitim!

Opinione

Nga Artan Fuga/ Shtatë ekulibra të rinj në kodin zgjedhor nëse duam pushtet legjitim!

Publikuar

-

Pushteti i sotëm dhe prej vitesh nuk është legjitim. Me kodin zgjedhor që kemi sot pushteti nuk del nga populli, pra nuk ka sovranitet. Zgjedhjet janë me lista, të imponuara nga kryetarët e partive, me votim të pabarabartë dhe jo të drejtpërtdrejtë, me deputetë që as ua bën qejfi qeder për elektoratin, që pasi e marrin pushtetin e përdorin për interesat e tyre, për paratë e tyre, për bizneset e tyre, për partitë e tyre!

Ky pushtet veç të tjerash, duke u mbledhur në një ose disa njerëz rrezikon sovranitetin dhe sigurinë e vendit duke e hedhur Shqipërinë sa nga deti i kuq, në detin e veriut, sa nga fushat e hashashit në tespijet e efendijve, duke e vënë në qendër të të gjitha cikloneve botërore.

Edhe pula nuk ka edhe bën ishshsh!
Jemi edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë!
As na pranon njeri në fshat, duam edhe gocën e priftit për grua!
Për inat të vjehrrës flemë me mullixhiun!

Sikurse jam përpjekur të tregoj te libri im “Shoqëria Piramidale”, një pushtet i shkëputur nga vendimmarrja popullore dhe nga elektorati, pa struktura pushteti, e mbledhur në pak duar, më pak se byroja politike e diktaturës, e bën vendin të ndodhet në pozita qesharake, përshembul; të drejtojë OSBE ku anëtarë janë vende që na përplasën derën në fytyrë kur pretendonim të hynim në negociata integruese në BE me propagandë, provokime, ultimatume!

Tallet bota me ne!

Cilat janë ekuilibrat që duhen rregulluar nëse duam të nisim të dalim nga kjo gjendje e një pushteti pa legjitimitet?

E para, kandidatët për deputet, pra edhe deputetët, duhet të dalin nga një ekulibër kompetencash midis kryetarëve të partive politike, militantëve të bazës të partive politike dhe elektoratit të gjerë. Tani qytetarët nuk kanë asnjë ndikim në nxjerrjen e deputetëve.

E dyta, deputetët duhet të ekulibrojnë statusin e tyre duke ekulibruar të qënurit të pavarur, varësinë nga partitë politike, dhe vartësinë nga zgjedhësit. Tani ata janë në varësi vetëm të partive politike.

E treta, deputeti duhet të ekuilibrojë të qenurit si individ i zgjedhur dhe me mandat dhe të qenurit pjestar i një grupi partiak deputetësh. Sot deputeti nuk ka asnjë individualitet, ai ngre dorën si i thotë kryetari i partisë ose ndonjë pushtet okult.

LEXO EDHE:  Qeveria teknike dhe kriza/Artan Fuga jep 11 teza teknike!

E katërta, duhet të vendosen ekulibra të tjera dhe barazi shansesh midis partive që kanë më shumë vende deputetësh në Kuvend dhe atyre që kanë pak vende. Tani partitë e mëdha marrin pjesën e luanit si buxhete publike në zgjedhje.

E pesta, një barazi shansesh midis kandidatëve të partive që janë të përfaqësuara në Kuvend dhe partive jashtëparlamentare. Sot partitë e reja nuk mund të përfaqësohen sepse askush nuk i lejon të bëjnë garë elektorale të barabartë me partitë parlamentare.

E gjashta, ka nevojë që kandidatët e pavarur të kenë shanse të barabarta në fushatë elektorale si edhe përfaqësuesit e partive politike. Sot një kandidat i pavarur ose përfaqësues i një grupi qytetarësh as ka shanse kurrë të votohet sepse i duhet të plotësojë si Herkuli sfidat e vendosura, pra të vrasi qiklopin.

E shtata, të krijohen ekuilbra të duhura midis kandidatëve që janë njerëz pa poste dhe kandidatëve që kanë poste administrative. Kryeministri, ministrat, drejtorët që kandidojnë të heqin dorë nga veturat, policët, postet ekzekutive dhe po të duan të shkojnë me tren, me gomar ose në këmbë në zonat elektorale për t’i mbushur mendjen elektoratit. Veç kryeministrit, të cilit duhet t’i kufizohen të gjitha kompetencat në fushatë elektorale, përgjatë atij muaji të gjithë ministrat dhe drejtorët duhet t’i lënë përfundimisht postet e tyre.

Pa këto ekulibra të rinj, pushteti humb cdio legjitimitet dhe rrezikon të bëhet si një keqbërës që me revolver në dorë detyron qytetarët të bëjnë çfarë thotë ai. Këtë nuk e them unë, por filozofi themelues i filozofisë të së drejtë Hart.

Pa këto ekulibra është e kotë të votojmë! Pa këto ekuilibra Shqipëria është në rrezik!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Ta boja me drita, por nuk të arrita”/ Si u katandisëm kështu dhe kalojmë në orgazëm me Flori Mumajesin

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Metaj

Ulur ne tavoline, tek me perdhunoheshin veshet me muziken e lokalit qe bente pis me tallava te Flori Mumajesit.

Ajo qe me dhembi me teper, nuk ishin veshet e mi, po nje grup te rinjsh ulur te tavolina perballe, qe dinin permendesh tekstin :

“..prandaj t’u ngjita

Ta boja me drita

Por nuk të arrita

Dije se të du, të du..”

O zot i madh!

Ku ishte problemi me ne? Ku gabuam e perfunduam ketu?!

Cfare dreqin eshte ky brez i tredhur menderisht?!

Me kujtohen te rinjte e viteve 90… mosbindja ndaj sistemit, zjarri ne shpirt, kreativiteti i thekshem, qytetaria,kultura, naiviteti, talenti…

Por ja ku kemi mberritur: te rinj qe arrijne orgazem me “ta boja me drita”…

Sot ka fare pak gjurme nga trashegimia tronditese e viteve 90!

LEXO EDHE:  Po sikur të çmenden të gjithë deputetët dhe …?!

LEXO EDHE:  Deputeti i PD-së reagon pas deklaratës së akademikut Artan Fuga

Ritmi i shpirtrave qe po zgjoheshin ne kerkim te ndryshimit, te derdhur me zjarr ne tingujt rock te atij brezi aq te paster, aq te munduar, aq te sakrifikuar e aq poetik…

” E duam jeten ndaj na lini te jetojme

O mik, o vella pak qetesi per shpirtin tone

E shtrenjta ime ti kete mbremje mos mungo

I kam harruar perkedheljet mos harro

Cdo dashuri qe te jetoje do ngrohtesi

Dhe toka srron pa diellin lart, pa kaltersine..”

Eh mor Elton Deda, dita njemije!!!

“Tingulli i zjarrte” , ” Djemte e detit”, “Albatros” , “Thunderëay” , “Ritfolk” …

….Mumajesi, Elvana Gjata,Sinan Hoxha&co…

Cfare dreqin ndodhi me ne keshtu?! Pse perfunduam ketu?!

Kitara u zevendesua me klarineten.

Talenti me mediokritetin.

Poetika me injorancen.

S.O.S. rinia shqiptare!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Agim Xhafka/ Syri që flet

Publikuar

-

Nga

Nëpër vite mbaj mend që babai ankohej për dhimbje veshi. Sidomos i djathti. Dhe e shpjegonte se kur ishte i vogël,sa herë i ankohej gjyshes,ajo mbushte gojën me raki dhe drejt e tek veshi. Siç duket alkooli e rehatonte ca kohë, por nuk e shëronte.

Ndaj pasi mbushi 60 vjeç e shihja që kur flisja, ai zmadhonte sytë e ma afronte fytyrën më shumë se herët e tjera.

Pyeta nënën.
-Duket se nga ai vesh nuk dëgjon, por mos i bini në sy,-na porositi ajo.

Por ai nuk priti shumë e na bëri vërejtjen:
-Mos m’u hiqni se nuk e dini. Se keni dy javë që ulurini e bërtisni sikur jeni në rrugë. Kështu fshihet sekreti?!
E kishte zakon që cdo siklet donte ta kalonte me humor. Mbaj mend që kur donte të bënte një sy gjumë në drekë na thoshte:
-Po dolët përjashta merrni çelsin me vete se në jastëk do ve veshin e shëndoshë. Hahaha. Mos thoni që nuk paralajmërova.
Optimisti im,më kujtohet që këtë hall e pêrdorje dhe në çaste delikate. P.sh. sa herë bëhej ndonjë sherr mes ne fëmijëve e zêri ngrihej në qiell,ai ngrihej vrrulltazi e ndërsa ne prisnim ndonjë qortim,për çudi na pyeste:

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/Edhe në burg të isha, Mapo-n nuk do e lexoja. Alfred Lela nuk di të shkruaje dhe të arsyetoje

LEXO EDHE:  Artan Fuga thirrje Bashës/Oferta amerikane dhuratë e Zotit për çadrën, mos dëgjo baltosësit!

-Më duket se troket dera! E dëgjuat?
Fillonim të qeshnim e mamaja thosh:
-Tetë veshë nuk e kapëm dot,radari yt i vetëm…
Ai qeshte e në gaz nxirrte fjalët:
-Kompeson natyra. Kompeson.Se unë dëgjoj dhe me sy. Edhe me duar.
Vërtet ashtu ndodhi. Në ato vite ne komunikonim me veshtrime. Me prekje. E shihnim thellë në sy dhe e ledhatonim papushim me duar. Që edhe nëse nuk kapte ndonjë fjalë ta ndjente se ne e donim shumë,shumë. Ai e kuptonte. Dukej. Se asnjeherë,pas çdo komunikimi,nuk bëri pyetje,ose gjeste mosdëgjimi. Kompesimi baba. Se dhe me zemër dialogohet,flitet dhe me sy. Madje më qartë…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Tre fakte pse sistemi aktual zgjedhor është i dështuar

Publikuar

-

Nga

Dy partitë e mëdha, Partia Socialiste e Rilindjes dhe Demokratët e Republikës së Re, duket se kanë rënë dakort për formulën zgjedhore. Ata duan të mbajnë sistemin aktual politik. Pra, të mbrojnë formulën që kemi sot, e cila ka prodhuar atë situatë që ka vendi me një pushtet të kapur nga të gjitha anët nga kryeministri në detyrë dhe një opozitë  të përçartur që nuk e di ku të shkojë, por shpreson dhe sheh endërra se do të jetë aq e pushtetshme sa edhe Rama nesër.

Në të njëjtën linjë, çuditërisht dhe paburrërisht kanë shkuar edhe  pjesa më e madhe e anëtarëve të partive të mëdha. Edhe atë të cilët deri dje kërkonin ndryshim sistemi, sot kanë heshtur duke gjetur argumente se shpresa është për zgjedhje të parakohshme në pranverë  që në fakt është gënjeshtër që përdorin aleatët pas premtimeve që iu ka bërë Lulzim Basha për t’i futur në listat e tij.

Pra, partitë e vogla po kthehen në marioneta kryetarësh të keqpërdorur  nga partitë e mëdha dhe e  shesin veten për një vend në parlament, asgjë më shumë se kaq.

Më poshtë po sjellim tre faktet pse ky sistem zgjedhor është i dështuar.

Së pari, kjo formulë zgjedhore për këtë sistem i bërë në një natë në vitin 2008 dhe kundërshtuar  ashpër nga partitë e vogla të cilat sot kanë rënë dakort me Bashën dhe me Ramën, ka prodhuar një parlament të deformuar dhe të kapur nga krimi.

Kjo e provuar nga deputetët e hequr nga dekriminalizimi pas zgjedhjeve të vitit 2013. Pra kjo formulë më lista kryetarësh që nuk verifikojnë as deputetët e tyre, por krijojnë çetën e banditëve, të fortëve dhe servilëve brenda parlamentit është një fakt që shqiptarët tashmë e dinë.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD-së reagon pas deklaratës së akademikut Artan Fuga

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Humor anglez

Fakt i dytë është se “lutat” përgatiten nga kryetarët  në zyrat e mbyllura dhe goditen “elutat”, politikanët e karrierës dhe vlerat dhe në vend të tyre përdoren emra servilësh të paaftë dhe mjaftojnë të jenë pas kryetarit.

Këtë na e tregoi Lulzim Basha me listen e 2017-ës.

Këto janë dy fakte shumë domethënëse.

I treti dhe më kokëforti është kapja e sistemit në çdo cep nga Edi Rama. Kryeministri në detyrë ka kapur gjithçka, pikërisht  prej kësaj formule zgjedhore, pikërisht dhe prej sjelljes së kësaj opozite që kemi në Shqipëri, e cila kërkon që nesër  të bëjë të njëjtën gjë që bën Edi Rama.

Këto janë tre faktet që njerëzit tashmë i kanë parë dhe i kanë prekur dhe i shikojnë çdo ditë në Shqipëri. Çuditërisht në momentin kur opozita duhet të merrte rolin e ndryshimit të një sistemi zgjedhor që të ishte edhe më përfaqësues, mbron marrëveshjen e bërë nga Basha me Edi Ramën, dy vite më parë dhe nuk i lëviz asnjë pikë.

Lulzim Basha shkon në krah të Ramës edhe pse ka tre fakte të ditura nga shqiptarët  të paravlerësuara dhe të prekura prej tyre, të cilat  kanë bërë që shumica e elektoratit të jetë kundër kësja formule zgjedhore, por  këto fakte nuk kanë mjaftuar. Kanë bërë që opozita  të vendoset në rrjesht dhe t’i serviloset këtij sistemi që kemi me shpresën se do t’i kapë të gjitha pushtetet si kryeministri Rama sot.

Pra, nuk kemi një opozitë ndryshe, por kemi një opozitë njësoj si partia në pushtet./CNA.al

LEXO TE PLOTE