Connect with Us

Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikohet për fundjaven

Sociale

Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikohet për fundjaven

Publikuar

-

Surprizon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Pas këtyre ditëve të kthjellëta do të vijë një fundjavë ndryshe. Gradualisht, gjatë ditës së sotme, vranësirat do të vijnë në dendësim.

Përgjatë maleve do të shfaqen reshjet të dobëta bore dhe në pjesën tjetër të vendit reshje lokale shiu.

Era, do të fryjë nga kuadrati i lindjes e lehtë e mesatare në brigjet e Adriatikut, duke u pasuar nga një valëzim i ulët i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Zonat malore -4ºC deri në 7 ºC
Zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC
Zonat bregdetare 1ºC deri në 15 ºC/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet drejt Greqisë/ Çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet drejt Greqisë/ Çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët

Qeveria greke ka ndryshuar sërish rregullat për personat që duan të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, përfshirë këtu edhe shtetasit grekë.

Raportohet se do të lejohet të udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi vetëm personat e pajisur me dokumenta greke.

Gjithashtu mësohet se duke filluar nga data 16 gusht, të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi duhet të kenë bërë testin (PCR) për Covid-19, 72 orë para hyrjes në Greqi.

LEXO EDHE:  Mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë para se të bëni plane



Testi duhet të jetë bërë në qendra shëndetësore të certifikuara dhe përgjigjja duhet të jetë e përkthyer në Greqisht ose Anglisht.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Kryerja e stetit nuk është e detyrueshme për fëmijët deri në moshën 10-vje♪5are, ndërsa para nisjes duhet bërë aplikimi në linkun https://travel.gov.gr/#/.

Udhëtarët duhet të kenë parasysh se përgjigja e testit dhe konfirmimi i aplikimit duhet pasur me vete në momentin e udhëtimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Shihni se çfarë po bëhet”/ Ish-deputeti me Covid rrëfen gjendjen tek “Shefqet Ndroqi”: Janë mbi 200 pacientë të shtruar, ngjason si luftë

Publikuar

-

Nga

“Shihni se çfarë po bëhet”/ Ish-deputeti me Covid rrëfen gjendjen tek “Shefqet Ndroqi”: Janë mbi 200 pacientë të shtruar, ngjason si luftë

Ish-deputeti socialist  Fatmir Toçi, i cili prej një muaji ndodhet i shtruar në Spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, pasi rezultoi me koronavirus, ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Toçi rrëfen gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa thotë se kurrë më parë nuk e ka “ndjerë veten më rëndë dhe më të rrezikuar”.

Ai thotë se spitali është i mbingarkuar, ku reanimacioni i planifikuar për 8, aktualisht është përshtatur për të mbajtur 12 pacientë.

“NDALONI, O NJERËZ, SHIHNI SE ÇFARË PO BËHET!

Për gati një muaj po qëndroj i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, për rikuperimin e mushkërive nga pasojat që la pas virusi Covid-19 që ka përfshirë botën mbarë.

Më besoni, kurrë në jetën time nuk e kam ndjerë vehten më rëndë e më të rrezikuar për jetën se sa në këtë rast dhe kjo më ka bërë të mendoj se sa e brishtë dhe e cënueshme është jeta mbi tokë.



Por, shoh nëpërmjet mediave, internetit, rrjeteve sociale etj. Masivisht një shpërfillje të papërgjegjshme e të frikshme të masave parandaluese, të domosdoshme për t’u mbrojtur nga kjo flamë vdekjeprurëse: njerëz pa maska në mjedise të mbyllura e publike, festa e grumbullime masive duke mos respektuar distancat e rekomanduara, madje prononcime e deklarata të njerëzve të njohur e të panjohur nëpër ekrane e rrjete sociale për teprim të masave apo, më keq akoma, për teori konspirative të shpikura për qëllime e interesa të caktuara (!).

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Po e përsëris për së dyti thirrjen time “më besoni” nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, ku janë të shtruar mbi 200 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe që ngjason si spital lufte pas një beteje të përgjakshme, ku punon me përkushtim e vetmohim një personel që ka vënë në rrezik jetën e vet dhe të familjeve për të shpëtuar jetë njerëzish, ku nga një sallë e vogël reanimacioni, e planifikuar për 8 vetë dhe e përshtatur për 12, diktuar nga kushtet e emergjencës sot, dalin pa jetë 1-2 pacientë në 24 orë, duke sjellë dhimbje e trishtim për familjet e tyre.

Jetë të prera në mes papritur e pabesisht, dhe pakujdesia e papërgjegjshmëria jonë personale dhe kolektive janë faktori kryesor i këtyre humbjeve në jetë njerëzish.

Nuk do t’ia uroja askujt të provojë këtë që po kaloj unë në këtë spital, ku kurrizi dhe dysheku janë bërë një që prej një muaji, për ta besuar se sa e rëndë dhe serioze është situata në këtë luftë, abdurde në dukje, me një armik të panjohur sa duhet e që ngjall vdekje kudo që prek; por desha t’ju bëj një thirrje si mik, si vëlla, si një qytetar i këtij vendi, si një njeri që prej më shumë se 4 javësh lufton me vdekjen në emër të jetës: mbajeni atë dreq maske dhe bëni kujdes, mbroni jetën tuaj, të familjes tuaj dhe të të tjerëve!

Jeta është e shtrenjtë, duhet mbrojtur e jetuar!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sugjerimi i mjekut Pipero/ Maska edhe në mjedise të hapura

Publikuar

-

Nga

Sugjerimi i mjekut Pipero/ Maska edhe në mjedise të hapura

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar në “FaxNews” shifrat shqetësuese të rasteve me Covid në vendin tonë, si dhe pacientët e shtruar në spitale.

Sipas Piperos ka një lloj shkujdesjeje nga ana e qytetarëve në raport me virusin, ndërkohë që mjekët janë duke u përballur me një situatë  gati dramatike.

“Informacioni që u jepet qytetarëve duhet të jetë zyrtar, është detyrim ligjor komunikimi me gazetarët. Natyrisht që shifrat janë shqetësuese, në rritje të qendrueshme, çka tregon se jo vetëm kemi ekspozim të shtuar, për shkak të lëvizjeve, apo pushimeve, një lloj shkujdesje që duket jashtë dyerve të spitaleve, ku ka ende njerëz që nuk besojnë. Ndërkohë që është situata brenda spitaleve, ku mjekët kanë një përballje mbi njerëzore”, u shpreh Pipero.

Sa i takon muajve të dimrit, Pipero tha se padyshim që do të ketë një situatë më të vështirë në spitale, pasi mund të ketë dhe pacientë që preken nga viruset stinore, dhe që kanë nevojë për trajtim spitalor.



Sipas Piperos do të ishte e mirë që maska të bëhej e detyrueshme dhe në ambiente të hapura, që qytetarët të mësoheshin me përdorimin e saj, veçanërisht në qytetet ku ka një numër më të madh popullsie.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

“Situata në muajt e dimrit, padyshim që do të jetë më shqetësuese, për shkak se do kemi edhe viruse të tjera, siç është gripi i zakonshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur, që me qarkullimin e virusit stinor do të kemi një rritje të mëtejshme të numrave. Unë kam qenë kundërshtar i maskës në mjedise të hapura, them dhe kërkoj që maskën secili duhet ta vendos tashmë dhe në rrugë, maska duhet të bëhet detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura, veçanërisht në qytetet ku ka një popullim të madh njerëzish”, tha mjeku.

Ndërkohë, i pyetur për mjekimet që mund të përdorin në shtëpi, pacientët e prekur me Covid, Pipero tha se nuk duhet të merret asnjë medikament pa këshillën e mjekut të familjes apo specialistëve.

Sipas Piperos, vetëm në rast se kanë tre ditë me temperaturë më të lartë se 38 gradë celsius, personave të prekur mund tiu rekomandohet përdorimi i medikamenteve, por asnjëherë me mendjen e tyre dhe nga farmacistët. /CNA.al

LEXO TE PLOTE