LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Monika Kryemadhi në alarm/ LSI drejt shkrirjes?

11 Janar 2020, 10:59, Politikë CNA
Monika Kryemadhi në alarm/ LSI drejt shkrirjes?

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë ?shoë? nga qyteti i Elbasanit, me të ashtuquajturat anëtarësime të reja në parti, ndërsa ka shpërndarë live disa karta anëtarësie.

Por, nga fjalët e Kryemadhit, duket se LSI nuk është në ditët e saj më të mira, por është drejt tkurrjes, gjë që ka alarmuar Kryemadhin.

Është e disata herë, që Monika Kryemadhi në daljet e saj mediatike ka të njëjtat fraza. Bën thirrje për anëtarësime.

Disa ditë më parë në një dalje mediatike, Kryemadhi tentoi të joshë anëtarësimet e reja në LSI, duke deklaruar se do kenë shansin të jenë në listat e kandidatëve për deputetë.

Ndërsa sot nga Elbasani, Kryemadhi tha se LSI ka nisur fushatën e hapjes së dyerve, me qëllimin që sipas saj të ndryshojë realitetin politik në Shqipëri.

?Ne si LSI kemi nisur fushatën e hapjes së dyerve të partisë. Synimi ynë është për të ndryshuar këtë realitet politik.

Pedagogë, studentë dhe intelektualë t?i bashkohen inisiativës për të rindërtuar vendin. Sa më shumë shqiptarë të angazhohen në politkë, për të vendosur ne dhe jo oligarkët, për të vendosur ne dhe jo Edi Rama me kapjen e drejtësisë, për të vendosur gjimnazistët për të ardhmen e tyre dhe jo drejtorë shkollash që janë kthyer në misionarë të partisë, të vendosim vetë,për të ardhmen tonë.?-tha ndër të tjera Monika Kryemadhi./ CNA.al

Tkurret LSI/ Kryemadhi nis pazaret

LSI drejt shkrirjes?/ Kryemadhi nuk heq dorë nga joshja me postet publike

Lajmet e fundit nga