Connect with Us

Luli në Itali për biznes/ Pse na e fsheh Palin?!

Politikë

Luli në Itali për biznes/ Pse na e fsheh Palin?!

Publikuar

-

Pas pushimeve në Karaibe, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, udhëtoi drejt Italisë, ku gjoja po zhvillon disa takime të rëndësishme.

Vetë Luli ka publikuar në rrjetet sociale foto nga Italia, ku thotë se është takuar me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Një ndër ta është dhe biznesmeni Pal Perleka, i cili ka pritur dhe shoqëruar kryeopozitarin Basha, në komunat periferike.

Megjithëse ky i fundit e ka mbushur faqen e tij në rrjetet sociale me foto nga takime më kryeopozitarin, Basha ka vendosur ta mbajt të fshehur biznesmenin.

Këto takime krejtësisht të parëndësishme që Luli i shet sikur çfarë ka bërë, nëse do hiqnim një paralele mes liderit të opozitës italiane, do të ngjanin sikur Salvini të vinte dhe Shqipëri dhe të shkonte të merrte eksperiencë në Zboq për sigurinë publike apo në Bubq për mbjelljen e panxharit.

LEXO EDHE:  Video-Tmerr në Bolonja/ Si e përpijnë flakët një burrë

Megjithatë, gjatë këtyre ditëve, Lulit së paku do i ketë dalë ngjyra çokollatë që mori në ishujt ekzotik./CNA.al

Basha me drejtuesit e Dhomës së Tregëtisë në Itali/ Zbulohet qëllimi i takimit me zyrtarët e lartë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë, për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash, opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet shqiptari i specializuar për vjedhjen e salloneve të basteve

LEXO EDHE:  Ditë zie në Itali, tërmeti shkaktoi 290 të vdekur

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Itali, arrestohen 15 shqiptarë për 53 vjedhje

LEXO EDHE:  Shfrytëzonin shqiptarët në punë/ Tre italianë bien në pranga

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE