Connect with Us

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Merkel me Putnin: Palët të respektojnë marrëveshjen me Iranin

Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Merkel me Putnin: Palët të respektojnë marrëveshjen me Iranin

Publikuar

-

Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti të shtunën thirrjen drejtuar të gjitha palëve që respektojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Pak ditë më parë Teherani njoftoi se do të tërhiqet edhe më tej nga angazhimet në kuadër të marrëveshjes, duke pasuruar uranium pa kufizime.

Sipas një marrëveshje të ndërmjetësuar në 2015-n, Irani ra dakort me Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusisë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që të kufizojë programin e tij bërthamor.

“Ne u pajtuam që të bëjmë gjithçka për të ruajtur marrëveshjen. Gjermania është e bindur që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore”, tha zonja Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin Rus, Vladimir Putin, në Moskë, ditën e shtunë.

“Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet diplomatike për ta mbajtur gjallë këtë marrëveshje, që sigurisht nuk është perfekte, por është një marrëveshje dhe përfshin angazhime nga të gjitha palët”, siç tha ajo.

LEXO EDHE:  Rikthehet marrëveshja Rama-Basha/ Futet në lojë edhe Ilir Meta

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat të premten vendosën saksioneve të reja ekonomike ndaj Iranit, evropianët i kanë dhënë Teheranit më shumë kohë për të shmangur prodhimin e armëve bërthamore nga ana e tij.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur gjithashtu se bisedimet për paqe në Libi do të mbahen në Berlin, në një kohë kur si Ankaraja ashtu si dhe Moska u kanë bërë thirrje fraksioneve ndërluftuese atje që të arrijnë një marrëveshje armëpushimi. Zonja Merkel tha “se shpresojmë që përpjekjet e përbashkëta nga Rusia e Turqia të jenë të suksesshme dhe se së shpejti do të dërgohen ftesat për një konferencë në Berlin”./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Publikuar

-

Nga

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka marrë vendim që t’i heqë kufizimet në intervalet e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Më 5 korrik qeveria pati vendosur që fluturimet të realizohen në intervale kohore prej 45 minutave.

Kjo, për shkak të mbrojtjes nga mundësia e përhapjes së koronavirusit të ri.

Mirëpo, me vendimin e ri nuk do të ketë më kufizime të numrit të fluturimeve.

“Ministria e Infrastrukturës ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohen nga Aeroporti dhe do të monitorohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante”, thuhet në vendimin e qeverisë.

LEXO EDHE:  Thirrjet anti-shqiptare në Bularat/ Bushati paralajmëron ekstremistët



Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare me vendet e rajonit, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  Rikthehet marrëveshja Rama-Basha/ Futet në lojë edhe Ilir Meta

Pikat kufitare që do të hapen janë: Shishtavicë, Orshuq, Borje me Shqipërinë, Glloboqicë, Stanqiq me Maqedoninë e Veriu si dhe pika e kalimit kufitar në Bërnjak me Serbinë.

Qeveria e Kosovës në qershor vendosi për rihapjen e kufijve tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, përmes atij vendimi nuk ishin hapur të gjitha pikat kufitare me vendet e rajonit.

Qeveria ka sqaruar se mbeten në fuqi të gjitha masat që ishin miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e Kosovës./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

Publikuar

-

Nga

Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 që parashikon masa të rrepta.

Nëse nuk respektohen masat e vendosura nga qeveria, ligji thotë se mund të dënoheni me gjobë nga 35 deri në 500 euro.



Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, tregon se sipas ligjit të ri çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro, kush nuk mban distancë me 35 euro, kush nuk respekton ndalim-qarkullimin me 200 euro dhe kush nuk respekton izolimin me 500 euro.

LEXO EDHE:  Tahiri shkon në zyrën e Ramës/Gati dorëheqja?

LEXO EDHE:  Qeveria e re/ Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin: Kosova do të dalë nga kriza

Kujtojmë se pas pesë muajsh nga propozimi, ligji mori sot shumicën e votave nga deputetët e Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensionet me Turqinë/ Greqia shpreson se nuk do të ketë konflikt

Publikuar

-

Nga

Tensionet me Greqinë/ Turqia kërkon dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, tha të premten se shpreson që të gjitha palët e përfshira në një mosmarrëveshje në Detin Mesdhe, do të veprojnë sipas ligjit ndërkombëtar dhe se nuk do të ketë asnjë konflikt.

“Gjithçka mund të zgjidhet, por kjo është një pyetje që duhet t’ua bësh turqve”, tha Dendias, pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka diskutuar për tensionet e fundit në rajon.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha në një deklaratë që Pompeo dhe Dendias diskutuan “nevojën urgjente për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor”, por pa dhënë më shumë detaje.

Takimi pasoi ditën kur u raportua se luftanijet turke dhe greke ishin përfshirë në një përplasje të vogël të mërkurën, raporton Reuters.

Nga burimet greke u tha se ai ishte një aksident, por Ankaraja e përshkroi atë si një provokim.



Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi Greqinë se Turqia do të hakmerret kundër çdo sulmi ndaj anijes së saj.

LEXO EDHE:  Takimi me Sorecën/ Hahn “shuplakë” forcave politike

LEXO EDHE:  Dhoma Amerikane e Tregtisë letër Ramës/ Thirrje qeverisë për miratimin e 4 propozimeve

Tensionet janë rritur këtë javë pasi Turqia dërgoi një anije në rajon, të shoqëruar nga anije luftarake, për të kërkuar naftë dhe gaz në një zone, për të cilën të dyja vendet thonë se është në juridiksionin e tyre.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, tashmë kanë vendosur sanksione ndaj dy drejtuesve turq të energjisë për operacionet e Turqisë në Mesdheun Lindor.

“Bashkimi Evropian duhet t’i rivlerësojë marrëdhëniet e tij me Turqinë”, tha të premten ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

“Më duhet të them se Austria është shumë e shqetësuar për situatën e rrezikshme dhe alarmante për të cilën ne besojmë se mund të përshkallëzohet”, tha Schallenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo./ REL

LEXO TE PLOTE