Connect with Us

Ja si iranianët rrëzuan avionin ukrainas, duke vrarë 176 njerëz

Blog

Ja si iranianët rrëzuan avionin ukrainas, duke vrarë 176 njerëz

Publikuar

-

Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avioni ukrainas i pasagjerëve, që u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, në orët e para të të mërkurës, është rrëzuar gabimisht nga një raketë iraniane anti-ajrore.

Zyrtarët u shprehën se inteligjenca amerikane, po zbulon dëshmi në rritje, se avioni civil u godit aksidentalisht nga një raketë e prodhuar nga Rusia, duke vrarë të 176 personat që gjendeshin

në fluturim, vetëm disa orë pasi Irani lëshoi më shumë se një duzinë raketash balistike, që synonin dy baza ushtarake në Irak, ku ndodhen trupat amerikane, dhe ato të koalicionit të SHBA-së.

“Një tragjedi e rëndë. Ata thjesht mashtruan botën, dhe kjo është tragjike”-u shpreh zyrtari për Fox News. Zbulime të tilla, vijnë pasi hetuesit ukrainas raportohet se janë në pritje të lejes nga autoritetet iraniane, për të ekzaminuar vendin e përplasjes, dhe kërkuar për copëza raketash.

Kreu i aviacionit civil të Iranit, u citua nga Agjensia Shtetërore e Lajmeve ISNA të thoshte të enjten, se “është shkencërisht  pamundur, që një raketë të ketë goditur avionin ukrainas, dhe se thashetheme të tilla janë ta paligjshme”.

Zyrtarët iranianë, kanë bërë përgjegjës për rrëzimin e avionit një defekt teknik. Me herët presidenti amerikan Donald Trump, u shpreh se avioni ukrainas i pasagjerëve, po fluturonte në një “lagje mjaft të egër”, dhe se dikush aty mund të ketë “bërë një gabim”.

Zyrtari amerikan i tha “Fox News” se raketa ruse SA15, e cila është pjesë e sistemit të raketave të sistemit të mbrojtjes anti-ajrore Tor-M1, ishte ajo që e rrëzoi avionin. Rusia i dorëzoi 29 sisteme të tilla Iranit në vitin 2007, si pjesë e një kontrate 700 milionë dollarëshe, të nënshkruar që në dhjetorin e vitit 2005.

Madje Irani e ka prezantur këtë raketë edhe në paradat e tij ushtarake. “Një goditje nga një raketë e ardhur ndoshta nga sistem raketor Tor, është ndër skenarët kryesorët, pasi informacioni që është publikuar deri tani, ka lidhje me elementet e një rakete të tillë”- tha Oleksij Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës. Ai nuk ka sqaruar, se ku i ka marrë informacione të tilla.

Danilov tha se duhen marrë parasysh edhe shkaqe të tjera të mundshme, si një sulm terrorist, apo një defekt në motor, që ka shkaktuar një shpërthim. Por deri tani, asnjë grup terrorist nuk ka marrë ndinjë përgjegjësi për sulmin, në një kohë që avioni ishte prodhuar vetëm para 4 vitesh.

LEXO EDHE:  Video-Avioni pëson avari gjatë fluturimit/ Ulet me urgjencë në autostradë

Revista amerikane “Newsweek”, ishte e para që raportoi se avioni ishte qëlluar gabimisht nga raketat iraniane.

Më herët gjenerali Abolfazl Shekarhi, zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, e mohoi këtë pretendim. Ai e hodhi poshtë këtë akuzë si një “luftë psikologjike”, nga grupimet opozitare iraniane nëpër botë. Ky incident, ka shumë ngjashmëri me rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines Flight 17 në vitin 2014 në Ukrainën Lindore.

Të 298 pasagjerët dhe ekuipazhi që ndodheshin në bord, gjetën vdekjen. Hetimet zbuluan se avioni u qëllua nga një raketë sovjetike, nga rebelët separatistë pro-rusë, rreth 40 km larg kufirit rus, ku kishte luftime intensive prej muajsh midis forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Një raport fillestar i Aviacionit Civil Iranian, thoshte të enjten se ekuipazhi i aeroplanit nuk kërkoi kurrë ndihmë, apo të përpiqej të rikthehej për në aeroport kur nisi të rrëzohej. Ndërkohë dëshmitarët okularë, përfshirë ekuipazhin e një avioni tjetër që kalonte mbi të, thanë se avioni ishte përfshirë nga flakët, para se të rrëzohej në orën 6:18 të mëngjesit të së mërkurës.

Të dhënat për gjurmimin e fluturimit për aeroplanin, ndaluan para përplasjes së avionit në qytetin Shahedshahr në verilindje të pozicionit të fundit të raportuar. Rrëzimi shkaktoi një shpërthim të madh kur aeroplani prekur token. Dhe ka të ngjarë, që ai të ishte furnizuar plot me karburant për fluturimin e tij drejt Kievit në Ukrainë.

Por raporti konfirmoi se të dyja “kutitë e zeza”, që përmbajnë të dhëna dhe komunikimet e pilotëve në kabinë, janë gjetur me dëmtime, dhe disa pjesë të regjistrimeve kishin humbur. “Ne këmbëngulim që Irani të na japë qasje të plotë në hetime dhe materialet hetimore”- tha të enjten zv/ministri i Jashtëm i Ukrainës, Sergij Kislica.

Ndërkohë Oleksandr Zaporozhçenko, mekanik me kompaninë ‘Ukraine International Airlines” në vitet 2016-2018, tha se njihte një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit të rrëzuar, dhe ai nuk kishte dëgjuar kurrë ndonjë ankesë lidhur me funksionimin e avionit./ Foxnews-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Blog

Irani do bashkojë amerikanët rreth Donald Trumpit

Publikuar

-

Nga

Nga Conrad Black, “Newsmax”

* Demokratët kanë bërë një tjetër gabim madhor, në kundërshtimin e tyre unanim ndaj urdhrit të presidentit Donald Trump, për të vrarë terroristin kryesor në botë, gjeneralin iranian Kasëm Sulejmani. Kandidatët për president, bien të gjithë dakord se Sulejmani ishte një njeri i keq,

por kandidatët kryesorë – Xho Bajden, Berni Sanders, Pit Batigig dhe Elizabet Uorren- kanë përkrahur marrëveshjen bërthamore të administratës Obama me Iranin, ku ky i fundit u angazhua të ndërpresë për 10 vjet testet e raketave balitike me rreze të gjatë.

Sipas kësaj marrëveshje, Shtetet e Bashkuara çliruan afro 150 miliardë dollarë pasuri iraniane të ngrira, të cilat në thelb janë përdorur për financimin e akteve terroriste të mbikëqyrura nga i ndjeri Sulejmani, sidomos nga organizatat terroriste të sponsorizuara nga Irani, Hezbollahu në Liban, Hamasi në Gaza, dhe Huthi në Jemen.

Përveç dhënies së një stimulimi të jashtëzakonshëm për aktivitetet terroriste të Iranit dhe aktivitete të tjera destabilizuese në Lindjen e Mesme, marraveshja (e nënshkruar gjithashtu nga Franca, Gjermania, Britania, Rusia dhe Kina), merret vetëm me materialet bërthamore, dhe jo me zhvillimin e raketave balistike apo përsosmërinë e një mbushje bërthamore.

Pra kërkimet bërthamore të Iranit kanë vazhduar me shpejtësi, teksa u përshkallëzuan aktivitetet e tij terroriste, pikërisht falë një marrëveshje të tmerrshme, të cilët demokratët po vazhdojnë ta mbrojnë. Rivendosja e sanksioneve nga ana e Shteteve të Bashkuara, e ka dëmtuar rëndë ekonominë iraniane, ndërsa edhe eksportet e saj të naftës kanë rënë ndjeshëm.

Kjo gjë ka shkaktuar një pakënaqësi të jashtëzakonshme në vend. Dhe muajt e trazirave dhe protestave popullore, kërkuan një reagim shumë brutal të policisë dhe shërbimit sekret iranian, për t’i shtypur ato. Demokratët që pretendojnë t’i zënë vendin Trumpit, janë rreshtuar kësisoj në një mënyrë shumë të përshtatshme në anën e paqtimit të Iranit, të tolerancës pa hakmarrje ndaj sulmeve të tij terroriste, dhe të drejtën absolute të jetës për terroristin kryesor të botës, dhe armikut më të madh të Amerikës.

Nuk mund të kishte një dhuratë më të mirë politike për presidentin Trump. Në 70 vende të ndryshme në mbarë SHBA-në, pati demonstrime pro-iraniane dhe anti-Trump, dy ditët e para pas vdekjes së Sulejmanit. Pasi iranianët, në drejtimin e Sulejmanit, sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad të enjten e shkuar, lideri teokratik iranian Ajatollah Khamanei njoftoi mbajtjen e Lutjeve të së Premtes, pavarësisht kërcënimeve të Trump.

“Ai nuk mund të na bëjë dot asgjë!”- deklaroi ai. Por pak orë më vonë Trump veproi. Është shokuese dhe e turpshme, që udhëheqja demokrate dhe kandidatët e saj për president, po mbajnë anën e Teheranit mbi këtë çështje. Demokratët ulëritën se në kupë të qiellit, se Trump do të hidhte në erë Azinë, kur e etiketoi presidentin e Koresë së Veriut Kim Jong-un si “Njerin  e raketave”, dhe e paralajmëruan atë të merrte veprime ushtarake, nëse Kim ndërmerrte ndonjë akt agresioni, ose përpiqet të bëhet një fuqi bërthamore.

Asnjë demokrat i dëgjueshëm, nuk e kuptoi se Trump, nuk mund të humbasë në përballjet me Iranin apo Korenë e Veriut. Fuqia ajrore, tokësore dhe detare, që zotëron SHBA-ja mund të shkatërrojnë në 5 minuta çdo objektiv të rëndësishëm ushtarak në Korenë e Veriut. Po ashtu Shtetet e Bashkuara, mund të shkatërrojnë çdo objektiv strategjik dhe ushtarak ekonomik në Iran brenda 30 minutave.

LEXO EDHE:  Pas vetos franceze priten telashe në Ballkan, ç’po zien në Maqedoninë e Veriut

LEXO EDHE:  Pas vetos franceze priten telashe në Ballkan, ç’po zien në Maqedoninë e Veriut

Trump e ka bërë të qartë, se nëse nga secili vend ka ndonjë veprim për të arritur një aftësi ushtarake bërthamore, ai do t’i godasë. Eleminimi i Sulejmanit, përveçse është vetvete i drejtë, ndihmon në forcimin e besimit tek regjimi i Teheranit, se Trumpi është serioz në atë që thotë. Kërcënimet iraniane për hakmarrje janë qesharake. Çdo lloj hakmarrje, do t’u kthehet menjëherë 10-fish. Të dyja zonat e krizës, janë qartazi të ndara dhe lehtësisht të dallueshme.

Kim e pranoi ofertën për t’u takuar, por nuk arriti ta mashtrojë Trumpin, sikurse kishte bërë i ati me 3 paraardhësit e tij. Trump i dha mjaftueshëm kohë, dhe Kim nuk e ka çuar më tej programin e tij ushtarak bërthamor. Dhe në fund do të detyrohet të bëjë zgjedhjen midis ecjes me kokëfortësi në rrugën e tij dhe poshtërimit të plotë, dhe arritjes se një marrëveshje ku ai fiton paqen dhe njohjen zyrtare si një shtet i ligjshëm, fundin e sanksioneve dhe ndihmë ekonomike, në këmbim të një marrëveshje për një Gadishull Korean pa armë bërthamore.

Përpjekja patetike e Iranit, për të kërcënuar Evropën me shkelje të marrëveshjes ushtarake bërthamore, nuk do të çojë gjëkundi. Megjithë paralajmërimet e demokratëve, Shteteve të Bashkuara u mjafton vetëm të thonë se mosrespektimi i sanksioneve amerikane kundër Iranit, do të sjellë humbjen e qasjes në tregun amerikan të eksporteve të vendeve evropiane. Dhe kjo gjë do të mbajë me siguri në anën tonë Francën, Gjermaninë, dhe Italinë.

Shumë shpejt, Irani do të duhet të zgjedhë midis programit të tij bërthamor, dhe izolimit si Koreja e Veriut, ose të fillojë të de-përshkallëzojë krizën. Shtetet e Bashkuara janë pafundësisht më të fuqishme sesa Irani apo Koreja e Veriut, dhe përdorimi nga presidenti i kësaj fuqie po jep rezultatet e veta.

Është një proces i ngadaltë, dhe të gjitha vendeve, veçanërisht një kombi i lashtë dhe krenar si Persia, dhe një shteti ideologjikisht agresiv dhe ushtarak si Koreja e Veriut, duhet t’u jepet kohë të përshtatur me ndryshimin e madh në marrëdhëniet e tyre me një SHBA shumë më të fuqishme, dhe që ka në plan të parë interesat e saj.

Kur presidenti Frenklin Ruzvelt, prezantoi parimet e politikës së jashtme amerikane pas sulmit japonez mbi Pearl Harbour në vitin 1941 ai tha:”Ne do të sigurohemi që kjo formë e tradhtisë, të mos na rrezikojë më asnjëherë!”. Të gjithë presidentët e mëvonshëm përveç Obamës, e kanë ndjekur të njëjtën politikë.

Dhe kundërpërgjigja e armiqve të Amerikës, ka qenë nxitja e veprimtarisë terroriste. Xhorxh W.Bush dhe Barak Obama, patën një rekord të mirë në luftën kundër terrorizmit, por që të dy u tallën nga Koreja e Veriut, ashtu siç ndodhi edhe me Bill Klintonin.

Dështimi i plotë i Bushit në Irak, ishte veçanërisht i dukshëm javën e kaluar, teksa ky vend është kryesisht një satelit i Iranit. Dhe Obama ia fali rajonin Iranin. Trump po e rivendos ndikimin e humbur të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Shumica dërrmuese e amerikanëve do ta mbështesin presidentin. Demokratët kanë gabuar sërish në qasjen e tyre, dhe pasojat për ta janë të parashikueshme./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A është Bosnja një “minë me sahat”?

Publikuar

-

Nga

Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”

* Presidenti francez Emanuel Makron, e ka përshkruar Bosnje Hercegovinën si një “minë me sahat”, dhe një problem të madh për Evropën, për shkak të xhihadistëve që janë rikthyer nga Siria. Në këtë mënyrë, ai ka rënë pre e stereotipeve anti-boshnjake, të propaganduara nga ish-udhëheqësi serb Slobodan Millosheviç, gjatë luftërave në vitet 1990.

Në realitet, kërcënimi për Bosnjen dhe rajonin në tërësi, nuk buron nga ekstremizmi fetar, por nga ndarjet e brendshme etnike të vendit, dhe roli destabilizues i fuqive të jashtme.

Makron ka bllokuar kohët e fundit rrugëtimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ato me një popullsi të konsiderueshme myslimane.

Në praktikë, pengimi që i bëri çeljes së bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kontribuojë më shumë në rrezikimin e sigurisë rajonale, sesa çdo xhihadist që kthehet në shtëpinë e tij. Të dhënat tregojnë se xhihadizmi është një problem më serioz në Francë se sa kudo në Ballkan, sidomos përsa i përket numrit të incidenteve terroriste.

Mbi të gjitha, mbi 1.900 qytetarë francezë të luftojnë në Siri dhe Irak, krahasuar me rreth 300 qytetarë boshnjakë. Problemi themelor në Bosnje, është se qeveritë e njëpasnjëshme serbe dhe kroate, nuk e kanë njohur plotësisht vendin, si një shtet multi-etnik legjitim dhe sovran. Shkalla e presionit ndaj Bosnjës, varet nga linja nacionaliste brenda qeverive në Beograd dhe Zagreb, si dhe nga kushtet e favorshme ndërkombëtare, përfshirë padijen apo naivitetin e disa liderëve të Evropës Perëndimore.

Ndërsa Serbia fshihet pas Rusisë kur sfidon integritetin e Bosnjës, Kroacia e fsheh veten pas anëtarësimit të saj në BE. Deklarata e diskutueshme e Makron, i atribuohet thënies së presidentes kroat Kolinda Grabar-Kitaroviç, se Bosnja është një kërcënim për sigurinë, pasi po strehon terroristë.

Megjithëse, ajo mohoi më vonë se kishte bërë një deklaratë të tillë, kjo polemikë shtoi tensionet mess boshnjakëve dhe kroatëve. Për Beogradin, Moska luan një rol të dobishëm pasi mbron entitetin kuazi-separatist serb të Bosnjës (Republika Srpska- RS) në arenën ndërkombëtare, duke treguar se mund të mbështesë shkëputjen e saj nga federata.

Rusia e përdor Ballkanin si një aset strategjik, jo thjesht për të minuar përfshirjen e rajonit në sferën transatlantike të sigurisë, por edhe për të minuar kohezionin perëndimor. Kremlini preferon që vendet e rajonit, të mos i bashkohen NATO-s, pasi kjo gjë rrit rolin e Uashingtonit në mbrojtjen e Evropës.

Gjithsesi, Moska vazhdon përpjekjet për të minuar BE-në dhe NATO-n nga brenda, pasi po dëshmon rritjen e ndikimit të saj në Kroaci, Hungari dhe Bullgari. Anëtarësimi i një vendi në NATO, ndihmon në forcimin e sigurisë shtetërore, por nuk i jep atij imunitet nga subversioni i huaj. Sidomos nëse udhëheqësit lokalë, llogaritin se mund të përfitojnë politikisht apo personalisht nga Moska.

LEXO EDHE:  Pse “truri” i NATO-s nuk ka vdekur ende

LEXO EDHE:  Si u vra “murgu i çmendur” Rasputin, që kontrollonte familjen perandorake të Rusisë?

Kroacia është sot objektivi kryesor i Kremlinit, për të zvogëluar zhvillimin e projekteve energjetike, që do të sfidonin ambiciet monopoliste të Rusisë, në drejtim të furnizimit rajonal me gaz. Zagrebi është ndërkohë i dobishëm për Rusinë, edhe në ruajtjen e ekuilibrave në Bosnje. Nacionalistët në partinë Unioni Demokratik Kroat (HDZ) që janë aktualisht në pushtet në Kroaci dhe Bosnje, e shohin praninë e Rusisë në rajon, si një mundësi për të mbështetur pretendimet e tyre ndaj një entiteti të tretë kroat në Bosnjë.

Në fakt, liderët serbë dhe ata kroatë bashkëpunojnë midis tyre për dobësimin e qeverisë qendrore në Sarajevë. E bllokuar në mes, popullsia boshnjake edhe mund të radikalizohet, jo përmes  militantizmit fetar, por përmes nacionalizmit laik, për t’i rezistuar irredentizmit serb dhe atij kroat.

Largimi i afërt i Britanisë së Madhe nga BE, dhe presioni i kancelares gjermane Angela Merkel, mund të zbehin mbështetjen për një shtet të integruar boshnjak, veçanërisht nëse Makron ndjek qasjen e tij miqësore ndaj presidentit Vladimir Putin. Duke pasur parasysh rolin negativ të fqinjëve, dhe perceptimin në rritje mbi neglizhencën e BE-së, stabiliteti i Bosnjës varet kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni dhe aleatët e NATO-s, që janë të vendosur t’i rezistojnë veprimeve destabilizuese të Rusisë, duhet të marrin një rol kryesor në integrimin e Bosnjës brenda për brenda dhe ndërkombëtarisht. Pas emërimit tetorin e vitit të shkuar të një të dërguari të posaçëm amerikan, për t’u foklusuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duhet një tjetër përfaqësues special për t’u marrë enkas me çështjen e Bosnjës.

Asnjë statuskuo nuk është e qëndrueshme, dhe ekzistojnë të gjithë elementët për një krizë të re, përfshirë stanjacionin ekonomik, radikalizmin nacionalist, bllokadën në institucionet ndërkombëtare, dhe ndërhyrjen shqetësuese të fuqive të jashtme. Një përfaqësues special, duhet të përqëndrohet në 3 prioritete për të forcuar shtetin boshnjak.

Së pari, në ndërtimin e një shteti modern. Ligji elektoral, duhet të reformohet sipas standardeve të BE-së. Së dyti, në ndërtimin e institucioneve legjitime, ku sundimi i ligjit duhet të sigurojë që sistemi i drejtësisë të jetë i ndarë nga interesat politike, në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të bëhen aktorë të pavarur.

Dhe së treti, duhet të konsolidohen hapat drejt anëtarësimit në NATO. Programi i Reformës, i nënshkruar së fundmi nga presidenca boshnjake me 3 anëtarë është tashmë në fuqi, dhe i dërguari i ri amerikan duhet të përqëndrohet në zbatimin e tij. Njëherazi, Uashingtoni duhet të bindë Zagrebin se lejimi i depërtimit të Rusisë, dobëson qeveritë në rajon, ndez tensionet rajonale dhe e minon kohezionin e NATO-s./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Donte të bëhej prift, pa diplomë universitare/ Çfarë nuk dini mbi shkencëtarin italian Galileo Galilei

Publikuar

-

Nga

Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo Galileit. I lindur në Piza të italisë më 15 shkurt 1564 astronomi, fizikanti, inxhinier, dhe matematikani u bë i famshëm për zbulimet e tij astronomike përmes një teleskopi, një mjet që gabimisht besohet se është shpikur prej tij. Disa mund të kenë dijeni mbi jetën e vështirë që pati shkencëtari, për shkak të persekutimit nga Kisha Katolike. Por shumë nga aspektet e jetës së tij, mbeten relativisht të panjohura.

Kishte lidhje të forta me Kishën, dhe i ri donte të bëhej prift

Në dallim nga sa mund të imagjinojnë shumë njerëz, Galileo ishte një besimtar i devotshëm. Ai ishte i vendosur të bëhej prift, dhe t’ia kushtonte jetën Kishës. Por ishte i ati që e bindi të ndiqte Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Pizës në vitin 1580.

Por Galilo e braktisi shpejt këtë shkollë, për të ndjekur pasionin për matematikën dhe astronominë, duke mos lënë pas as besimin e tij fetar. Ndonëse Kisha ishte armiqësore ndaj zbulimeve dhe teorive që kundërshtonin besimet e krishtera, ajo inkurajonte në përgjithësi studimet shkencore që mbështesin Biblën. Në këtë mënyrë, Galileo punoi për një kohë të gjatë me bekimin e Kishës.

I kaloi ditët e fundit të jetës nën arrest shtëpiak

Ideja se është Toka që rrotullohet rreth Diellit dhe jo anasjelltas siç besohej deri atëhere, u mbështet në fillim nga Nikolla Koperniku, dhe u shpall heretike nga Kisha Katolike në fillim të shekullit XVII. Në atë kohë, Kisha mbështeste idenë e astronomit grek Ptolemeu (100-170 të Erës Sonë), që argumentonte se Toka ishte qendra e universit, dhe i konsideronte interpretimet e tjera si në kundërshtim me Biblën. Galileo mori leje të hetonte teorinë heliocentrike, duke u bindur që Koperniku kishte të drejtë.

Shpjegoi me teorinë e baticave rrotullimin e Tokës rreth Diellit

Sipas tij, baticat detare, buronin nga rrotullimi i tokës. Ato ishin prova përfundimtare e rrotullimit të Tokës rreth Diellit. Në vitin 1616, kardinali italian Robert Belarmine (që u shenjtërua nga Kisha në vitin 1930), tha se sistemi heliocentrik nuk mund të mbrohej pa “një provë të vërtetë që Dielli nuk rrotullohet rreth Tokën, por Toka rrotullohet rreth Diellit”.

Duke besuar se ekzistonte një provë të tillë, Galileo ia paraqiti teorinë e tij kardinalit Alesandro Orsini. Galileo ishte aq i dëshpëruar të provonte lëvizshmërinë e tokës, saqë injoroi edhe boshllëqet në teorinë e tij. Nëse do të kishte drejtë, atëherë deti do të kishte vetëm 1 dhe jo 2 batica në ditë. Teori të tjera sugjeruan se shkaktare për to ishte Hëna. Teoria e tij e baticave u hodh poshtë, dhe ai u paralajmërua të mos diskutojë apo shkruajë mbi të.

Por në vitin 1632, Galileo sfidoi me kokëfortësi Kishën. Ai besonte se s’do të kishte ndonjë problem, nëse do të shkruante mbi lëvizjen e tokës përmes një perspektive matematikore. Ai do botonte “Dialogun e dy sistemeve kryesore të botës”, ku dy shokë bisedonin mbi idetë gjeocentrike dhe heliocentrike.

LEXO EDHE:  Video-Avioni pëson avari gjatë fluturimit/ Ulet me urgjencë në autostradë

LEXO EDHE:  Si u vra “murgu i çmendur” Rasputin, që kontrollonte familjen perandorake të Rusisë?

Papa Urbani VIII, një mik i Galileos, ishte i vetëdijshëm mbi syimet e tij. Prandaj ai lejoi botimin e librit me disa kushte:dialogu midis të dy personazheve, nuk duhet favorizonte teorinë heliocentrike, dhe Galileo duhej të përfshinte aty edhe pikëpamjet personale të Papës mbi këtë çështje.

Por ai plotësoi vetëm kushtin e fundit, dhe libri doli si një satirë në të cilën Simplicio, personazhi që mbronte teorinë gjeocentrike, dilte shpesh si budalla. Galileo u nxorr në gjyq nga Inkuizicioni Roman, dhe u dënua me burgim të përjetshëm pasi u gjet “i dyshuar për herezi”. Dënimi i tij ndryshoi më vonë në arrest shtëpiak. Galilei vdiq më 8 janar 1642, në moshën 77-vjeçare në shtëpinë e tij në Arçetri pranë Firences.

Pati 3 tre fëmijë jashtë martese

Galileo Galilei nuk u martua kurrë. Megjithatë, ai pati tre fëmijë me Marina Gamba nga Venecia, me të cilin jetoi për disa vite në Padova:Virxhinian, Livian dhe Vinçencon. Kur u largua nga Padova, të dyja vajzat i mori me vetë dhe i bëri murgesha në manastirin e San Mateos në Arçetri, ku ato jetuan gjithë jetën e tyre. Vetëm Vinçenco u bashkua me babanë e tij në Firence, dhe u njoh më vonë si trashëgimtari i Galileos nga Duka i Madh i Toskanës.

Mbeti pa një diplomë universitare, por realizoi shumë shpikje

Disa vite pasi po ndiqte Shkollën e Mjekësisë, Galileo mori gabimisht pjesë në një leksion gjeometrie. Aty ai e kuptoi se pasioni i tij i madh ishte matematika dhe jo mjekësia. Në vitin 1585, ai e la shkollën pa u diplomuar, dhe nisi të studiojë matematikë dhe filozofi natyrore. Në vitin 1589, u ftua të jepte leksione matematikë në Universitetin e Pizës dhe më pas në atë të Padovës.

Por mungesa e një diploma, nuk pengoi të realizonte shumë shpikje. Një nga shpikjet e tij më të suksesshme ishte një busull ushtarake, për të shënjestruar topat, që i solli shumë të ardhura. Shpikjet e tjera ishin një termometër për të matur ndryshimet e temperaturës, një mbledhës i automatizuar i domateve, një reflektor i dritës, një krehër xhepi, dhe një stilolaps./ Discoverwalks-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE