Connect with Us

Izrael – Iran/ Çtensionim apo qetësi para stuhisë?

Bota

Izrael – Iran/ Çtensionim apo qetësi para stuhisë?

Publikuar

-

Pas vrasjes së Soleimanit, Irani e ka kërcënuar hapur me sulme Izraelin. Regjimi në Teheran mund të përdorë disa opcione, thuhet në një studim. Izraeli është nën presion, por tregohet i vendosur.

Fjalët e kryeministrit të Izraelit ishin të qarta. Vendi i tij do të kundërgodasë fort, në rast se sulmohet nga Irani. “Shteti i Izraelit është spirancë e qendrueshme në ujërat e trazuara të Lindjes së Mesme”, tha Benjamin Netanjahu të mërkurën (08.01)në kuadër të një konference në Jeruzalem. “Ne jemi të vendosur përballë atyre që duan të na shkatërrojnë. Kushdo, që përpiqet të na sulmojë ne, do të përjetojë një kundërgoditje të fuqishme.”

Soleimani, komandanti i njësive iraniane al-Kuds, që u vra nga një sulm i SHBA-së, është përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm, deklaroi Netanjahu më tej. “Ai ka destabilizuar shumë vende. Dekada me radhë ai ka ngjallur frikë, mjerim e shqetësime dhe planifikonte edhe më keq.” Presidenti i SHBA-së Trump duhet të përgëzohet për veprimin e tij të shpejtë, të vendosur e të guximshëm, tha Netanjahu. “Atë që unë e kam thënë hapur ditët e fundit, e mendojnë shumë kryetarë shtetesh e qeverish në Lindjen e Mesme.”

Të mërkurën kabineti i sigurisë në Izrael zhvilloi një mbledhje që zgjati pesë orë, për t’u konsultuar për situatën aktuale.

Pakistan Lahore | Flagge der USA und Israels Brennen während Demonstrationen nach Dronenangriff der USA (picture-alliance/dpa/K. M. Chaudary)Protesta kundër SHBA dhe Izraelit pas sulmit me dron të SHBA në Lahore, Pakistan

Konsensus në Izrael

Deklarata e Netanjahut pasqyron mendimin e shumicës së qytetarëve në Izrael, thotë Alexander Brakel, drejtues i zyrës së fondacionit Konrad-Adenauer në Jeruzalem. “Në Izrael mbizotëron konsensusi përtej kufijve partiakë, se ndaj Iranit duhet përdorur një gjuhë mjaft robuste. Lëshimet ndaj Iranit sipas shumicës së qytetarëve as nuk janë të përshtatshme dhe as nuk i shërbejnë qëllimit. Ndaj si politikanët e mazhorancës edhe ata të opozitës e kanë përshëndetur këtë goditje.”

Miratimi me shumicë të madhe në Izrael i këtij veprimi ka të bëjë me faktin, që Soleimani dhe shefi i “njësive të mobilizimit popullor”, Abu Mahdi al-Muhandis gjithashtu i vrarë, konsiderohen si përgjegjës për sulmet ndaj Izraelit. “Që nga maji, Irani ka sulmuar jo vetëm SHBA-në, Izraelin, Arabinë Saudite dhe çisternat e naftës në rajon”, thuhet në një analizë të Jerusalem Post. “Irani sulmoi me raketa Izraelin në janar, në shtator dhe në nëntor 2019.”

Israel Militäranlage Mount Hermon Golanhöhen (AFP/J. Marey)Pikë ushtarake në Lartësitë Golan

Opcionet e Iranit 

Irani mund ta atakonte Izraelin në mënyra të ndryshme. Një studim i “International Crisis Group” i rendit reagimet e mundshme të Iranit pas vrasjes së Soleimanis. Si mjaft të rrezikuar konsiderohen jo vetëm Izraeli, por edhe Iraku. Në këto territore mund të zhvillohet një luftë e tërthortë. Edhe diku tjetër mund të godasë Irani: Përmes ngushticës së Hormusit duke vështirësuar qarkullimin e anijeve dhe transportet e naftës. Por edhe Izraeli mund të preket nga konflikti: “Në Siri loja si macja me miun mes Iranit dhe Izraelit mund të dalë jashtë kontrollit dhe ta shfuqizojë gjendjen e gadishmërisë reciproke mes Izraelit dhe Hisbollahut, që që prej vitit 2006 mban në qetësi kufirin mes Izraelit dhe Libanit.”

LEXO EDHE:  Vrasja e ambasadorit Rus/Flet Erdogan: Provokim i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë

Revista “National Interest” përmend edhe skenarë të tjerë të mundshëm. Milicët aleatë të Iranit nga Rripi i Gazës mund të sulmojnë Izraelin. Po ashtu mund të mendohet edhe një goditje nga Libani prej Hisbollahut, ose një sulm nga toka siriane prej milicëve aleatë të Iranit atje. “Këto forca mund të cënojnë edhe trupat dhe vendbanimet në kodrat e Golanit.”

Të gjitha këto aksione do të kishin për Iranin avantazhe të dyfishta: Së pari do të ofronin shansin, për të prekur një aleat të ngushtë të SHBA-së. “Së dyti me ndihmën e aleatëve të Iranit në Liban, në Siri dhe në Rripin e Gazës do të ishte një lojë e lehtë për ta atakuar Izraelin, pa i involvuar direkt forcat iraniane dhe tokën iraniane.”

Deutschland Alexander Brakel Konrad-Adenauer-Stiftung (Konrad-Adenauer-Stiftung e. V.)
Alexander Brakel

Izraeli mbështetet tek vendosmëria ushtarake

Pavarësisht rreziqeve të tilla jeta e përditshme në Izrael rrjedh si zakonisht, thotë Alexander Brakel. “Kufizimi më i madh për opinionin ishte bllokimi me orë të tëra i një zone për ski në kodrat e Golanit, relativisht afër kufirit me Sirinë.” Në disa pika kontrolli kufitar në territoret autonome palestineze janë kryer kontrolle të përforcuara. “Por në përgjithësi vendi ndodhet në gjendje në normale.”

Se çfarë hapash do të vendosë të ndërmarrë regjimi në Teheran, është e vështirë të parashikohet. Por sido që të të jenë sulmet e mundshme të Iranit me milicët aleatë, thotë Brakel: Sulmuesit potencialë duhet ta kenë të qartë, se përgjigja izraelite ndaj goditjes do të ishte masive. “Në Izrael ekziston mendimi, se Iranit i duhet kundërvënë ashpër dhe me vendosmëri. Vetëm kështu ai mund të tërhiqet prej sulmeve.”/ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Forumi i5-të Botëror për Holokaustin/ Meta takohet në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

LEXO EDHE:  Basha mesazh ngushëllimi pas tërmetit në Turqi/ Lutemi për familjet e viktimave

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Vrasja e ambasadorit Rus/Flet Erdogan: Provokim i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë

LEXO EDHE:  Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

LEXO EDHE:  Meta pritet në takim nga Presidenti i Izraelit/ Populli shqiptar, një model unik për të gjithë botën

LEXO EDHE:  Kosova, Turqia, Ukraina duhet të presin për liberalizimin e vizave

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE