Connect with Us

Ish “ylli i ri” i Rilindjes/ Nga Amerika, shuplakë Ramës për tërmetin

Politikë

Ish “ylli i ri” i Rilindjes/ Nga Amerika, shuplakë Ramës për tërmetin

Publikuar

-

Ju kujtohet Rudina Seseri, më të cilën, u mburr, jo pak, Rama para zgjedhjeve të vitit 2009?! Ajo e la Shqipërinë shumë shpejt, sapo mori mandatin e deputetes u shkëput pak nga pak nga politika, duke u rikthyer në Amerikë. Arsyet asnjëherë nuk u mësuan çfarë e detyruan politikanen e re, të braktiste “kauzën” politike të Rilindjes, pa kthyer kokën pas, duke mbyllur çdo komunikim me Shqipërinë ndoshta dhe vetë Ramën.

Por, pas gati dhjetë vitesh, ajo ka folur në një intervistë në Zërin e Amerikës, për jetën e saj të rilindur në Amerikë, ndërsa nuk është anashkaluar angazhimi në politikën shqiptare. Ajo shprehet ndër të tjera, se plani i saj ndryshoi nga “idealizmi për Shqipërinë” ashtu siç ajo e mbante mend kur ishte e vogël, por nga përvoja shpejt konstatoi se pa dy realitete të ndryshme. “Frika ime më e madhe ka qenë dhe vazhdon të jetë që unë sa më shumë kohë kaloj këtu, kam frikë se humbas kontekstin lokal, jo për të kuptuar problemet, jo madje edhe për të kuptuar se si mund të shkohet në rrugën e zgjidhjes, por aftësinë për të manovruar. Më bëjnë përshtypje gjëra që do t’i bënin një të huaji, që është paksa e padrejtë, por gjithashtu realiste.”

Para dhjetë viteve, Seseri u kthye në Shqipëri, raporton VOA, me insistimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, në kuadrin e projektin të Rilindjes.

Ajo ka treguar se e sheh sot kryeministrin në kontekstin e Shqipëri, duke thënë se “asnjë nuk është i përkryer por edhe Shqipëria nuk është vendi më i lehtë për t’u naviguar”.

LEXO EDHE:  “Koka” e Ramës me “gojën” e Majkos kërkon zgjedhje të reja dhe Referendum

“Pikëpamja ime mbi rolin e Ramës është që Shqipëria për aftësitë që ka, për botëkuptimin krejt ndryshe, me të mirat dhe të këqiat që vijnë me të, jemi të gjithë paketë përfshirë dhe Ramën, si individ. Gjithmonë e kam thënë që kur erdhi në fuqi që Shqipëria është vetëm një ndalesë. Rama ka një kombinim të pazakontë kreativiteti, aftësie për të ekzekutuar dhe vizioni dhe ato e bëjnë njeri si të vështirë për të dhënë e për të marrë, por gjithashtu dikush që mund të ketë impakt përtej të natyrshmes ose çfarë mund të presësh nga një udhëheqës rutinë.”

Seseri është shprehur po ashtu për Zërin e Amerikës, dhe mbi fatkeqësinë e shqiptarëve, tërmentin që goditi më 26 nëntor të vitit që shkoi, e cila ka shmangur kritikën  e drejtpërdrejtë për Ramën. Megjithatë, ajo nuk ka mund të anashkalojë mënyrën se si u përball qeveria nga kjo tragjedi, menaxhimin e saj duke i dhënë një “shuplakë” kryeministrit për këtë.

Seseri tha se tërmeti që ndodhi në Shqipëri, është një fatkeqësi e madhe e kombinuar me një mosmenaxhim gjigand, por që krijon hapësirën për ta ridrejtuar vendin.

“Trashëgimia që do të lërë Rama mbrapa nuk janë arritjet dhe mosarritjet e asaj që ka ndodhur deri tani, është çfarë ndodh në pikëpamjen time nga ky moment dhe tutje, sepse ka mundësinë ta transformojë vendin, në një formë shumë më të madhe, shumë më afatgjatë dhe me impakt më të gjerë”./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Ndryshimet e bujshme në Ministri/ “Hiqja Lenës, vëja Prenës”

LEXO EDHE:  Nis shembja e ndërtesave në Durrës/ Dhjetë grupe inspektimi në terren

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe sot, secili festoi në odën e vet”/ Patozi: Tirona ka parë edhe më keq…

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i është bashkuar reagimeve me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Tiranës si kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se edhe këtë festë, “udhëheqësit e mëdhenj” e festuan ndaras.

I vetmi ngushëllim, sipas Patozit, është fakti që Tirana është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.

TIRONA KA PARË EDHE MË KEQ…
Këta udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë edhe festën e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet e paskan trajtuar si vizitën e Albin Kurtit. Secili duke e futur ne odën e vet. Edhe hajde prit seriozitet shteti pastaj prej tyre!
I vetmi ngushëllim është fakti që Tirona është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE