Connect with Us

Duma “thumbon” Bashën/ Fitorja nuk do vijë asnjëherë nëse…

Politikë

Duma “thumbon” Bashën/ Fitorja nuk do vijë asnjëherë nëse…

Publikuar

-

Grida Duma, ish deputetja e listka theksuar edhe njëherë qëndrimin e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndryshe nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili kërkon vetëm rregullimin e këtij sistemi.

Duma tha se zgjedhjet e parakohshme janë prioriteti më i madh, por ajo ndan shqetësimin se, nëse na thuhet gjithmonë që “nuk ka kohë”, atëherë koha e fitores nuk do të vijë asnjëherë.

“Besoj që sistemi i hapur, pavarësisht formës, dhe kjo duhet diskutuar maxhoritar, proporcional, kombëtar, është gjë tjetër, por rrit atë që duhet, besimin dhe konkurencën të cilat unë po i quaj në mënyrë metaforike kuajt fitues të vendosen në raport me kontratën e drejtëpërdrejtë me qytetarin të vendosen në krye të axhendës politike. Patjetër që zgjedhjet e parakohshme janë një prioritet më i madh por më lejoni të them që nëse ne do të themi gjithmonë që “nuk ka kohë”, atëherë koha e fitores nuk do të vijë asnjëherë”, u shpreh ajo në një prononcim për TV “ABC News”.

Sipas saj, besimi tek politika ka rënë dhe PD duhet të përgjigjet me frymëzim dhe besim.

LEXO EDHE:  Rrëfehet Grida Duma/Çfarë i thoshin djalit tim në shkollë, kur humba në Durrës

“Unë besoj që gjërat nisin nga parimet dhe pastaj ato do të divulgohen në aplikime dhe zbatime. Jam koherente me atë që kam thënë që në momentin e parë. Unë besoj që nëse duam të jemi forcë fituese, duhet të jemi forcë konkuruese dhe frymëzuese. Besimi tek politika ka rënë.

Partia Demokratike si partia më e madhe në opozitë dhe opozita reale është absolutisht misionare dhe përgjegjëse për të rritur frymëzimin dhe besimin te politika. Për mua besimi te politika dhe kushdo që njeh demokracinë e ulët brenda partive politike, kupton që gjëja më e rëndësishme tashmë nuk është vetëm të diagnostikojmë problemin por edhe t’i përgjigjemi atij me frymëzim dhe besim“, deklaroi Duma./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Debat live/Basha-gazetares: Mos bëj cic mice, por …! Ja si kthen Anila Basha

LEXO EDHE:  Emrat- Gara për sekretarin e përgjithshëm të PD-së/ Ja kush pritet të kandidojë

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe sot, secili festoi në odën e vet”/ Patozi: Tirona ka parë edhe më keq…

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i është bashkuar reagimeve me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Tiranës si kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se edhe këtë festë, “udhëheqësit e mëdhenj” e festuan ndaras.

I vetmi ngushëllim, sipas Patozit, është fakti që Tirana është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.

TIRONA KA PARË EDHE MË KEQ…
Këta udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë edhe festën e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet e paskan trajtuar si vizitën e Albin Kurtit. Secili duke e futur ne odën e vet. Edhe hajde prit seriozitet shteti pastaj prej tyre!
I vetmi ngushëllim është fakti që Tirona është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE