Connect with Us

BE kërkon rrugë për kapërcimin e krizës

Bota

BE kërkon rrugë për kapërcimin e krizës

Publikuar

-

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kërkuan zbardhjen e plotë të rrëzimit të avionit ukrainas. Po ashtu iu bë thirrje Teheranit të rikthehet plotësisht tek marrëveshja atomike. Edhe Libia vendoset në fokus të BE.

Në një pikë ministrat e Jashtëm të BE ishin të një mendimi të premten: rrëzimi i avionit ukrainas me pasagjerë para dy ditësh në aeroportin e Teheranit është shkaktuar nga goditja jo e qëllimshme me raketë e ushtrisë iraniane. (Të shtunën Irani e pranoi goditjen me raketë të avionit e foli për „gabim njerëzor”, shën red.) Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn bëri fjalë për gjendjen e nervozitetit të luftës në rajon që shkaktoi tragjedinë e avionit. Kështu janë „eliminuar me qëllim 176 jetë”. Kurse ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas bëri fjalë për një „fatkeqësi tragjike, të tmerrshme”. Tani Irani duhet të ofrojë zbardhjen e plotë të tragjedisë, tha Maas, „ndryshe krijohet terreni për mosbesim të ri”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se është i nevojshëm një hetim i thellë dhe se duhet „të kemi bashkëpunimin e plotë të Iranit.”

Iran Flugzeugabsturz Ukraine International Airlines | Wrackteile bei Teheran (Reuters/Wana/N. Tabatabaee)

Rikthim tek marrëveshja atomike po si?

Qëllimi i Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe është që të kthejnë Teheranin tek rregullat e marrëveshjes atomike të nënshkruar në vitin 2015. Europianët ndodhen në një pozitë të vështirë për negociiim – mes SHBA-së, që nuk i merr seriozisht, dhe regjimit iranian, që ndjehet i vënë me shpatulla pas muri.

Po sa i rrezikshëm është largimi i Iranit nga marrëveshja atomike, që do kishte si pasojë pasurimin e uraniumit në vend dhe me këtë edhe kapacitetin për prodhimin e bombës atomike? Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian paralajmëroi që ky vend brenda një ose dy vjetësh do të mund të posedonte armë atomike, nëse do ta bënte realitet njoftimin e së hënës (06.01) për mosrespektimin e mëtejshëm të disa detyrimeve, që dalin nga marrëveshja atomike. Deri më tani Irani është i kontrollueshëm, sepse inspektorët e Autoritetit Vjenez të Kontrollit Atomik qëndrojnë ende në vend.

LEXO EDHE:  “Një investigim që tregon se si e mashtruan grekët veten”

Ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkevic tha, se duhet lexuar me kujdes deklarata e Iranit. „Besoj, se ajo lejon një hapësirë për përpjekje diplomatike”, tha ai në intervistë me DW. Ka dy rrugë: nga njëra anë mundësimin e kontakteve diplomatike mes dy palëve, dhe tjetra çtensionimin e krizës aktuale. Por Rinkevic pranon, se „pa SHBA është e pamundur që të rigjallërosh marrëveshjen atomike”.

Libia – vatra tjetër e krizës

Brüssel Heiko Maas, Außenminister Deutschland & Fayiz as-Sarradsch, Premierminister Libyen (Imago Images/photothek)Heiko Mas me kryeministrin libian, Fajis al-Sarradsh

Në të njëjtën kohë në Romë dhe Berlin vazhdojnë përpjekjet për të moshkallëzimin e mëtejshëm të krizës së Libisë. Ky vend kërcënon të kthehet në një „Siri të dytë”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Tani bëhet fjalë për të biseduar me vende të trera, që kanë influencë në Libi për të adhur tek një embargo e besueshme armësh dhe armëpushimi.

Turqia deklaroi së fundmi, se politikisht dhe ushtarakisht do të mbështesë kreun e qeverisë libiane, të njohur ndërkombëtarisht, Fajis al-Sarradsh. Rusia dihet që mbështet gjeneralin e milicëve, Haftari, që ndërkohë kontrollon pjesë të tëra të Libisë. Qeveritë në Ankara dhe Moskë kanë bërë të ditur arritjen e një armëpushimi, që do hynte në fuqi më 12 janar, por respektimi i tij konsiderohet shumë i pasigurtë.

Edhe kancelarja Merkel kërkon në vizitën e saj në Moskë të shtunën të flasë me presidentin Putin, për gjendjen në Libi dhe pritet të kërkojë hapa për mosshkallëzimin e mëtejshëm të gjendjes. Berlini ka bërë thirrje për një Konferencë Ndërkombëtare për Libinë, që në plan afatmesëm të mund të çojë në një zgjidhje politike me mbikqyrjen e OKB-së. Heiko Maas në emër të BE do të drejtojë tani përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës së Libisë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  “Një investigim që tregon se si e mashtruan grekët veten”

LEXO EDHE:  Romë/Italia mbështet ndërhyrjen e OKB në Libi

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Lufta në Siri/ Irani akuza të forta ndaj SHBA

LEXO EDHE:  Merkel dhe Hollande synojnë unitet ndaj krizës së imigrantëve

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

LEXO EDHE:  Greqia buzë humnerës ekonomike

LEXO EDHE:  Kushtet e bundestagut/ Basha: Dështim i përsëritur i Edi Ramës

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE