Connect with Us

Bashës i del gjumi/ Akuza Ramës: Ekonomia ka rënë në greminë

Politikë

Bashës i del gjumi/ Akuza Ramës: Ekonomia ka rënë në greminë

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike është “zgjuar nga gjumi” pas pushimeve në Karaibe dhe pas atyre që ai i quan takime me investitorë dhe bisnesmenë italianë, duke shëtitur fshatrave të Italisë.

Basha është duke mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Kryedemokrati tha se Shqipëria nuk është më buzë greminës, por ka rënë në greminë.

Sipas tij, vendi ndodhet në një krizë të thellë emigrimi dhe ekonomike, pasi pretendon se qytetarët nuk kanë para as për të përmbushur nevojat minimale.

“Këtë e tregojnë blerjet me këste, listat për ushqimet, pamundësia për të konsumuar një vakt me proteina nga mishi, pamundësia për të përballuar një shpenzim, pamundësia për të blerë një telefon, për të pasur një makinë larëse, një lavatrice, për ta mbajtur shtëpinë ngrohtë”, u shpreh lideri i opozitës, i cili përmendi edhe tërmetin e 26 nëntorit.

Basha tha se 26 nëntori është shembja e shtetit të Ramës, pasi theksoi se sot pas një muaji e gjysmë, nuk ka ende një bilanc të dëmeve.

LEXO EDHE:  Analisti sulmon Bashën: Nuk ka qëllim politikën, por …

“Të dhënat nga Durrësi janë tronditëse, rënia e turizmit për muajt e ardhshëm është në pikiatë. Kam patur takime me investitorë italianë, të cilët duan të investojnë, por siç e kam bërë të ditur ka korrupsion. I njëjti tender, i njëjti shërbim kushton 5 herë më shumë se në Itali. Këtu e dimë fare mirë se që të marrësh tenderin ose duhet të paguash shpesherë pushtetarë, ose duhet të paguash kriminelin dhe ndodhin ato gjëra që ndoshin”, deklaroi kreu i PD, i cili si gjithmonë, pas disa pushimeve të mira rikthehet duke ngritur akuza, por vetë nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për situatën./ CNA.al

Luli në Itali për biznes/ Pse na e fsheh Palin?!

Fotot pas pushimeve në Karaibe/ Lulzim Basha kthehet në çokollatë

Fotot – Pushimet prej oligarku të Bashës/ Zbulohet parajsa ekzotike ku ndodhet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë, për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash, opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Nuk do të të shpëtojë asgjë”/ Basha kërcënon gjyqtarin

LEXO EDHE:  Shpërthen Fatmir Mediu/Del publikisht kundër Bashës: I kërkon të bëjë lëvizjen urgjente

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Gjermania “shuplakë” Opozitës

LEXO EDHE:  Shpërthen Fatmir Mediu/Del publikisht kundër Bashës: I kërkon të bëjë lëvizjen urgjente

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE