Connect with Us

Basha në delir pas pushimeve në Karaibe / Nesër do bëjmë zgjedhje

Politikë

Basha në delir pas pushimeve në Karaibe / Nesër do bëjmë zgjedhje

Publikuar

-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha duket se ka ardhur shumë i entuziasmuar pas pushimeve në Karaibe dhe pas shëtitjes në fshatrat e Italisë, ku pretendon se ka takuar investitorë dhe biznesmenë italianë.

Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, u pyet për datën se kur ai mendon se do të bëhen zgjedhjet e parakoshme.

Me plotë gojën, Basha u përgjigj nesër, duke e ditur se kjo nuk do të ndodhë.

“Nesër! Nesër! Për mua nesër! Sot është e shtunë, nesër bëjmë zgjedhjet”, theksoi lideri i opozitës, por duket se kjo siguri iu shua në moment, pasi e devijoi fjalën dhe tha se kështu do ai që të ndodhë.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/ Kryemadhi mbron Lulin dhe kërkon...

“Kështu e shoh unë të arsyeshme, sigurisht se si e shoh unë të arsyeshme dhe se si do të bëhen janë dy gjëra të ndryshme, por ne do luftojmë që këto zgjedhje të bëhen një orë e më parë”, vijoi fjalën ai, por ashtu siç edhe dihet, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë deri në momentin kur mazhoranca të bjerë dakord./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Sulmi i Ramës ndaj Zerit të Amerikës/ Reagon Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Sulmi i Ramës ndaj Zerit të Amerikës/ Reagon Lulzim Basha

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe sot, secili festoi në odën e vet”/ Patozi: Tirona ka parë edhe më keq…

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i është bashkuar reagimeve me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Tiranës si kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se edhe këtë festë, “udhëheqësit e mëdhenj” e festuan ndaras.

I vetmi ngushëllim, sipas Patozit, është fakti që Tirana është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.

TIRONA KA PARË EDHE MË KEQ…
Këta udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë edhe festën e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet e paskan trajtuar si vizitën e Albin Kurtit. Secili duke e futur ne odën e vet. Edhe hajde prit seriozitet shteti pastaj prej tyre!
I vetmi ngushëllim është fakti që Tirona është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE