Connect with Us

Avioni i rrëzuar në Iran/ Presidenti ukrainas kërkon drejtësi, Irani pranon fajin

Bota

Avioni i rrëzuar në Iran/ Presidenti ukrainas kërkon drejtësi, Irani pranon fajin

Publikuar

-

Pas katër ditëve nga rrëzimi i avionit të “Ukraine Interntational Airlines”, i nisur nga Teherani me 176 persona në bord, të gjithë të vrarë, Irani pranon përgjegjësinë. Përmes dy postimeve në Twitter lideri Iranian Hasan Rouhani shpreh keqardhjen e thellë për atë që e quan një gabim shkatërrimtar, transmeton Abcnews. Ruani tha se hetimi i brendshëm i forcave të armatosura konkludoi se fatkeqësisht se lëshimi i raketave ishte një gabim njerëzor që çoi në përplasjen e avionit Ukrainas dhe vdekjen e 176 njerëzve të pafajshëm. Hetimi vazhdon për të identifikuar e ndëshkuar përgjegjësit e këtij gabimi të pafalshëm. Më parë Irani kishte mohuar përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, por pavarësisht se pranoi përgjegjësinë për atë tragjedi ajrore, Irani  nuk kurseu akuzat për Uashingtonin. Ministri i Jashtëm Iranian Zarif, u shpreh se gabimi që u krye ndaj avionit ndodhi në momentin e krizës të shkaktuar nga aventurat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i Kanadasë Xhastin Trudo i kërkoi Teheranit transparencë dhe drejtësi për viktimat. Në një deklaratë për mediat ai e cilësoi si një tragjedi kombëtare për Kanadanë, pasi 63 viktimat ishin kanadezë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Rrëzimi i avionit “Germanwings”, dyshohet se piloti ka hedhur drogë në kafen e kapitenit

LEXO EDHE:  Trump: NATO të bëjë më shumë në Lindjen e Afërt

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

LEXO EDHE:  Avokati Ndreaj: Piloti italian u ul për shkak të defektit

LEXO EDHE:  Foto+video/ Pamjet ekskluzive nga tragjedia në Genova

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut miraton Protokollin për anëtarësim në NATO

Publikuar

-

Nga

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

Mësohet se ky protokoll ka marrë 114 vota pro dhe asnjë kundër. Menjëherë pas votimit, jashtë Kuvendit u ngrit me ceremoni flamuri i NATO-s.

Kjo shënon një fillim të ri për Maqedoninë e Veriut lidhur me anëtarësimin në NATO.

Pritet që protokolli të ratifikohet edhe nga Spanja, në mënyrë që MV-së t’i hapet rruga për anëtarësim në NATO./ CNA.al

LEXO TE PLOTE