Connect with Us

Akuzat për PD/ Shehu “i përvishet” Nexhmije Hoxhës: “Zonja e zezë” guxon të shpifë

Politikë

Akuzat për PD/ Shehu “i përvishet” Nexhmije Hoxhës: “Zonja e zezë” guxon të shpifë

Publikuar

-

deputeti i pd tritan shehu komunikim me gazetaret

Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, në librin e saj të fundit ka shkruar se synimi kryesor i PD në vitin 1991 ishte konfliktualiteti, por kjo nuk është pritur aspak mirë nga demokratët.

Ish-ministri Tritan Shehu e ka reaguar ashpër nga kjo deklaratë e Hoxhës dhe në këtë rast kërkon të zbatohet ligji i Ramës për shpifjet.

Ai e cilëson Nexhmijen si “zonja e zezë”, teksa thotë se ajo ka guxuar të shpifë, të njollosë dhe trillojë për lëvizjen demokratike, personazhet, studentët dhe masën e njerëzve, që u ngritën e luftuan për demokraci.

Demokrati ngre akuzat se kryeministri Edi Rama i gëzohet në heshtje fjalëve të gruas së diktatorit dhe çon në burg gazetarët, qoftë edhe për një metaforë.

“Ajo përdor terma si vandalë, rrëmbyes, bandat e paguara të PD, huliganë, me një urrejtje gjak kërkuese ndaj një lëvizje të tërë, që i solli vendit lirinë, ashtu si dikur me Nenin 55 nxiste e duartrokiste kur dënoheshin, vriteshin, tërhiqeshin zvarrë me urdhra të dalë nga shteëpia e saj, duke gjakosur vendin mbarë.
A mundet të më thuhet çdo ndodhte në Gjermani a Itali në qoftë se autorët e krimeve do të dilnin nga errësira e ferrit e do të guxonin të publikonin të tilla paçavure për antinazistët, antifashistët, do të glorifikonin Hitlerin, Musolinin, vëllezër siamenzë këta me atë tonin, edhe pa pasur aty një ligj “anti shpifje” si ky i Ramës këtu?!”, ngre pyetjet ish-ministri.

LEXO EDHE:  Takimi i Bashës me Rulin dhe Mustafajn/ Flet Tritan Shehu

Shehu thotë se mjafton kjo për të kupuar thelbin e mbrapshtë të miratimit nga Parlamenti, të cilin e quan antikushtetues, të paketës së censurës.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i kësaj paketë është t’i mbyllë gojën një populli të tërë, duke i dhënë zë “xhelatëve” të djeshëm ose dishepujve të tyre të sotëm./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë, për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash, opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Marrëveshja me Greqinë/ Çfarë po jep qeveria në këmbim të ligjit të luftës

LEXO EDHE:  “Hapja e negociatave fantashkencë”/ Ish-deputeti “kryqëzon” Ramën

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Sulmet në Sri Lanka/ Ish deputeti: Akt monstruoz terrorist

LEXO EDHE:  “Rama ka hedhur dy firma”/ Tritan Shehu rendit pasojat e Minishengenit Ballkanik

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE