Connect with Us

35 mijë euro kursime në pesë vite/ Sa kushton një prokuror?

Vetingu

35 mijë euro kursime në pesë vite/ Sa kushton një prokuror?

Publikuar

-

Prokurori Olgert Rumniçi pritet të marrë “ok” për t’u bërë pjesë e stafit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.

Rumniçi, i ri në pozicionin e prokurorit, ka kandiduar për ndihmës-magjistratë.

Një nga çështjet, ku është lakuar emri i prokurorit Rumniçi ka lidhje me hetimet për  drejtorin e shkollës “Babë Dudë Karbunara”, për ngacmime seksuale ndaj nxënëseve. Ngjarje kjo, që u bë publike në vitin 2017.

Sa i përket pasurisë prokurori Rumniçi listohet tek kategoria e të varfërve, nëse e krahasojmë me kolegët e tij. Si burim të ardhuash ai deklaron vetëm pagën, shkruan CNA.al.

Ndërsa pasuria e tij e patundshme përbëhet nga një apartament i deklaruar në vitin 2018. Vlera e apartamentit është 70 000 mijë euro. Po ashtu, 35 000 ai deklaron se i ka mbledhur nga kursimet, ndërsa pjesën e mbetur e ka marrë kredi dhe hua.

Më poshtë po sjellim të dhënat pasurore të prokurorit Olgert Rumniçi.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Bursa nga shkolla e magjistraturës me vlerë 1 032 000 lekë.

Bursa nga shkolla e magjistraturës  nga 1 janar 2012 –tetor 2013 me vlerë 387 000 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Bursa nga shkolla e magjistraturës nga nëntori 2011- Tetor 2013m me vlerë 1 032 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror  në Berat në shumën 113 333 lekë.

Viti 2014

Shtuar, kursime nga paga në shumën 460 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Berat në shumën 1 039 980 lekë.

Viti 2015

Shtuar, kursime nga paga në shumën 410 000 lekë të reja.

Depozitë bankare me kursimet e krijuara nga shkolla e magjistraturës në shumën 800 000 lekë të reja.

LEXO EDHE:  Video/ Zbulohet si bëhet Vettingu në Shqipëri

Të ardhura nga paga si prokuror në Berat në shumën 1 005 277 lekë.

Viti 2016

Shtuar kursime nga paga në shumën  430 000 lekë të reja.

Depozitë bankare me kursimet e krijuara nga shkolla e magjistraturës në shumën 800 000 lekë të reja.

Të ardhura nga paga si prokuror në Berat në shumën 1 011 172 lekë.

Viti 2017

Shtuar kursime nga paga në shumën 396 000 lekë të reja.

Depozitë bankare me kursimet e krijuara nga shkolla e magjistraturës në shumën 800 000 lekë të reja.

Trashëgimi nga babai 1/6 e ap.

Trashëgimi nga babai 1/6 e automjetit Ford Focus.

Të ardhura nga paga si prokuror në Berat në shumën 1 089 356 lekë.

Interesi nga depozita  bankare në shumën 30 634 35 lekë.

Viti 2018

Shtuar kursime nga paga në shumën 4 333 48 lekë.

Depozitë bankare me vlerë 316 000 lekë.

Shpenzuar për prenotim ap. kursimet kesh të krijuara nga paga në shumat 1 400 000 lekë, 80 000 lekë dhe 50 000 lekë.

Tërhequr shumat 800 000 lekë dhe 346 634 35 lekë për prenotim ap.

Kontratë sipërmarrje për prenotim ap me vlerë 70 000 euro. Paguar 35 000 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Berat në shumën 1 126 933 lekë.

Interesi nga depozita  bankare në shumën 8 439 48 lekë të reja.

Kredi  me vlerë 1 400 000 lekë te reja, për ap.

Hua 550 000 lekë të reja për pagesën e ap./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  Shtëpi jashtë shtetit dhe prona në bregdet/ “Engjëlli i Ramës çmend” me pasuri

LEXO EDHE:  Ministri i Ramës “zhduku” 479 milion euro?/ Damian Gjiknuri i zhytur në luks

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për proçesin e Vettingut ndaj Kreut të Gardës Gramoz Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se nuk e ka njohur nga afër Sakon, por shton se shumë e njohin si një profesionist.

Po ashtu gazetarja Lala hedh dyshime të forta për një sulm të “orkestruar” ndaj Sakos, ndërsa shkruan se një dorë me çdo kusht kërkon ta largojë nga drejtimi i Gardës.

Ndër të tjera Lala thekson se kjo të çon në dyshime për përplasje bandash edhe në Gardë, ndërsa shton se Vettingu ka vdekur.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes.

LEXO EDHE:  Video/ Zbulohet si bëhet Vettingu në Shqipëri

LEXO EDHE:  Fusha si Llalla/ Donika Prela amniston nga hetimet, ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës?

Perplasje bandash edhe ne Garde????

Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere. Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”-shkruan gazetarja Lala në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ardi Veliu i pastrehë?/ Gazetari zbulon të pathënat e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elkier Bushkolaj ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për procesin e Vettingut ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i cilëson tallje me shqiptarët, raportimet në media, ku thuhej se Ardi Veliu ka dalë sot “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Sipas tij, deklarata e pasurisë së Ardi veliut, rrëzon propagandën Anti-KÇK të Rilindjes.

“Buzëqeshja e Klement Balilit kur mori vesh se Drejtori i Pergjithshëm i Policise Shtetit, Ardi Veliu, nuk ka as shtëpi dhe as makinë është dëshmi e qartë se tallja e këtij shteti me shqiptarët nuk njeh limite.

Deklarata pasurisë e, Ardi Veliut, rrëzon propagandën “Anti-KÇK” pasi as ne vendet e botës tretë një drejtor policie pa shtëpi mbi kokë dhe pa makinë nuk merr përsipër të sekuestrojë pronat e mafiozëve që kanë mundur të “mbretërojnë” në botën e krimit në Evropë dhe Amerikën Latine.

LEXO EDHE:  Kontrolli i fondeve publike/ Vetting edhe për bizneset?

LEXO EDHE:  Fusha si Llalla/ Donika Prela amniston nga hetimet, ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës?

Keqardhje për ata policë që kanë dhënë jetën për këtë vend e mbi të gjitha për familjet e tyre dhe neveri për ata që sot tallen me gjakun e tyre”-shkruan gazetari Bushkolaj në postimin e tij./ CNA.al

Ardi Veliu me “xhepa të shpuar” para vettingut/ Fshihen 50 faqe raport për kryepolicin

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: