LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet vjedhja e çmendur e Autoritetit të Aviacionit Civil/ KLSH kërkon shlyerjen e dëmit mijëra euro

10 Janar 2020, 17:14, Aktualitet CNA
Zbulohet vjedhja e çmendur e Autoritetit të Aviacionit Civil/ KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka dorëzuar ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku raportin e auditit për Autoritetin e Aviacionit Civil përgjatë vitit 2019 ku e vë në dijeni për vjedhjet dhe abuzimet e çmendura të këtij institucioni, dikur i drejtuar nga Balluku por që ende sot e ka nën varësi si ministre.

Konkretisht, KLSH ka zbuluar në kontrollin e saj me dhjetëra shkelje dhe dëme ekonomike, duke shkuar deri aty sa kërkon që kreu i këtij Autoriteti, Krislen Keri, të paguajë në Buxhetin e Shtetit qindra mijëra euro. Si masë displinore, KLSH kërkon që Krislen Keri:

1- Të likuidojë 20.253 euro ndaj një biznesi privat
2- Të depozitojë në buxhet 279 milionë lekë të reja
3- Kryerjen e procedura të prokurimit që nga mungesa kanë krijuar një dëm prej 52.9 milionë lekësh të reja
4- Dëm ekonomik në masën 211 mijë euro për shpenzime pa dokumentacion përkatës
5- Likuidim për ish punonjësit e larguar padrejtësisht në masën 6.1 milionë lekë të reja.

Por shkeljet e bëra nga kreu i këtij Autoriteti janë vetëm maja e ajsbergut, referuar raportit të Auditit të KLSH-së.

Gjetje të tjera në raport tregojnë për shkelje që kalojnë miliona euro, raporton newsbomb.al.
Konkretisht, në një rast, KLSh fakton se Autoriteti ka shpenzuar 134 mijë euro pa dokumentacion përkatës, por ky nuk është rasti i vetëm. Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dijë në këtë raport se Institucioni i Autoritetit të Aviacionit Civil ka vepruar shpesh herë dhe ka kryer shpenzime të konsiderueshme pa dokumente të mjaftueshme.

Në total, përgjatë vitit 2019, KLSH ka rekomanduar që Autoriteti të ndërhyje në 23 masa organizative që janë të jashtëligjshme, 2 masa disiplinore, si dhe 9 masa të tjera me dëm ekonomik të konsiderueshëm. Këto rekomandime dhe veçanërisht demi ekonomik, është i detyrueshëm nga Autoriteti i Aviacionit Civil për t?i shlyer, në të kundër Prokuroria e ka detyrim të nisë procedimin penal.

Lajmet e fundit nga