Connect with Us

Ushqeheshin nëpër kazane, “Fiksi” i bën me shtëpi të re

Sociale

Ushqeheshin nëpër kazane, “Fiksi” i bën me shtëpi të re

Publikuar

-

Në redaksinë e “Fiks Fare” mbërrin një ankesë nga një vajzë e vogël, e cila kërkonte një shtëpi për familjen e saj, pasi shtëpia në të cilën banonin po shembej e jetonin me frikën se do i zinte poshtë.

Gazetarët udhëtuan drejt fshatit Këmishtaj të Lushnjes për të parë nga afër gjendjen e familjes Gjini. Kjo familje përbëhet nga katër persona, të cilët jetonin në një mjerim të tejskajshëm. Çatia e shtëpisë nga çasti në çast rrezikonte rënien, muret e çarë dhe si rrjedhojë të gjithë pjesëtarët flinin vetëm në një dhomë të ftohtë e cila frynte nga të gjitha anët.

Kryefamiljari Mihali ka pësuar një aksident, nga i cili ka vrarë këmbën dhe ecën me vështirësi, ndaj edhe nuk mund të punojë. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore të cilat e vështirësojnë edhe më shumë gjendjen në të cilën ata ndodhen. Për të mbajtur shpirtin gjallë siç shprehet zonja e shtëpisë, mbledhin kanaçe nga të cilat mund të fitojnë 10 mijë lekë të vjetra në muaj ” ndihmë të madhe kemi edhe fqinjët përreth të cilët na sjellin ushqime se ndryshe nuk mund t’ia dalim dot”.

Por ajo që e ndjen më shumë skamjen është më e vogla e shtëpisë, vajza 13 vjeçare. Nxënëse e shkëlqyer në mësime , por që asnjëherë nuk kishte mundur të festonte ditëlindjen e saj për shkak të kushteve të mjerueshme në të cilat jeton.

“Unë fle ende me mamin dhe babin. Kam dëshirë t’i ftoj edhe unë shoqet për ditëlindje, por nuk kam mundësi. Më vjen turp të dal sepse do më shohin shoqet dhe ato nuk e dinë gjendjen në të cilën unë jetoj.” tregon 13 vjeçarja. Me trishtimin në sy apelon vetëm për një shtëpi ku të fusin kokën e tu plotësojë kushtet më minimale të jetesës.

Por me gjithë probleme që duhet të përballej kjo familje, prej 9 muajsh i është ndërprerë edhe ndihma ekonomike prej 53 mijë lekësh të vjetra. Shkak është bërë vajza e madhe e shtëpisë e cila figuron e siguruar dhe automatikisht është skualifikuar nga sistemi familja. E zonja e shtëpisë tregon për Fiksin se me anë të zyrës së punës vajza e madhe u regjistrua në një kurs rrobaqepsie dhe praktikën e ushtroi pranë një biznesi privat. Këta të fundit e kanë deklaruar si punonjëse ndërkohë që ajo ishte thjesht një kursante dhe në asnjë rast nuk është paguar.

Gazetarët e “Fiksit”, iu drejtuan Bashkisë Divjakë për të kuptuar se pse kësaj familje në nevojë i ishte ndërprerë ndihma ekonomike. Përgjegjësi i ndihmës ekonomike pranë kësaj bashkia, Ledio Muço u shpreh se e njihte shumë mirë rastin e familjes Gjini. Ai shpjegon se kjo familje është skualifikuar nga skema e ndihmës ekonomike, pasi nuk kishin bërë deklarimin se vajza e tyre ishte e punësuar në rrobaqepsi pasi në sistem ajo figuronte me kontribute. Kjo nga ana e zyrës së ndihmës ekonomike lexohej si ndryshim i gjendjes ekonomike të familjes “Në sistem del që asaj i kanë hedhur kontribute pavarësisht se ajo thotë se nuk ka marrë pagesë dhe sistemi e ka refuzuar automatikisht” shpjegon Muço. Pasi kanë marrë vërtetim nga zyra e punës familjes Gjini i është thënë të aplikojë sërish ku në muajin tetor kanë dal fitues.

“Përsa i përket muajve nga marsi deri në shtator nuk do t’i rimbursohen pasi kanë bërë deklarim të rremë “pohon Muço. I pyetur nga gazetarët e Fiksit se çfarë ndihmese ka marrë kjo familje nga Bashkia Divjakë, punonjësi i bashkisë shprehet se bashkia është e vogël dhe nuk ka pasur mjaftueshëm fonde për të ndërhyrë në ndërtimin e shtëpisë së familjes Gjini. Por ai shprehet për Fiks Fare se në fillim të janarit do të bëjnë të mundur për të gjetur fondin e rindërtimit të shtëpisë.

Me fillimin e vitit të ri 2020 familja Gjini falenderon “Fiks Fare”, pasi me interesimin e emisionit u bë e mundur reagimi i Bashkisë Divjakë, ku më në fund familjes Gjini do i rikonstruktohet nga e para shtëpia. Gjatë kësaj kohe familjes Gjini iu sigurua edhe bonusi i qirasë deri në përfundimin e ndërtimit të shtëpisë./Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka folur për vaksinën e koronavirusit, i cili ka marrë mbi një mijë jetë njerëzish.

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për mediat tha se vaksina e koronavirusit do të hajë rreth 18 muaj kohë.

Vaksina e cila do të quhet “Covid-19”, sipas kreut të OBSH, mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale se çdo sulm terrorist.

Ai bëri thirrje se bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun numër një.

Kujtojmë se ky virus ka prekur masivisht qytetarët kinezë, duke shkaktuar shumë viktima, ndërsa numri i të prekurve prej tij është rreth 43 mijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Stuhia “Ciara” në Shqipëri?/ Sinoptikanët tregojnë se çfarë mund të ndodhë të premten

Publikuar

-

Nga

Stuhia “Ciara”, që ka goditur Evropën me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke shënuar edhe viktima, nuk do të prekë Shqipërinë.

Sipas sinoptikanes, Adiola Bani, stuhia “Ciara” do të ketë shumë pak ndikim në vendin tonë.

Ditën e premte pritet të ketë reshje shiu në nivel deri mesatar e cila për pasojë, do të sjellë një rënie temperaturash ditën e shtunë.

“Vendi jonë do mbetet në periferi të kësaj stuhie, duke bërë që ne të kemi reshje shiu dhe dëbore në sasi shumë të pakta. Dita e premte do sjellë sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shiut, me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Stuhia “Ciara” na prek shumë pak. Te ne ndikon duke sjellë ditën e premte reshje shiu me intensitet mesatar, por jo në sasi të konsiderueshme, duke mos sjellë përmbytje, pasi sasia e reshjeve nuk do të jetë shumë e madhe.

Sa i përket temperaturave, deri të premten do të mbeten të larta, ndërsa e shtuna do sjellë rënie të temperaturave në mëngjes, që zbresin deri në -4 në zonat malore. Të premten do të ketë temperatura të larta, duke bërë që të mos kemi reshje dëbore”, tha sinoptikania Bani në një lidhje për Balkan ëeb./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi vendi është përfshirë nga një virozë gripale që ka prekur shumë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga një person tek tjetri nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Sipasë njoftimit të Ministrisë, simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskulore.

“Pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE