Connect with Us

Tragjedia e avionit/ Goditje padashur me raketa në Teheran?

Bota

Tragjedia e avionit/ Goditje padashur me raketa në Teheran?

Publikuar

-

Avioni ukranias, Boeing 737 që u rrëzua në Teheran mund të jetë qëlluar nga raketa iraniane. Kryeministri kanadez, Trudeau bëri të ditur, se ka të dhëna për një goditje jo të qëllimshme të avionit në Teheran.

Ishte një pyetje, që u shtrua menjëherë pas rrëzimit të avionit në Iran: A kishin të bënin sulmet iraniane ndaj bazave amerikane në Irak me rrëzimin e avionit atë ditë? Dyshimet po shtohen: Qeveria kanadeze duket tani, se ka informacione, sipas të cilave, “avioni është goditur nga një raketë iraniane tokë-ajër”, ka bërë të ditur kryeministri kanadez, Justin Trudeau në një fjalim televiziv. Ai iu referua “informacioneve nga burime të ndryshme, edhe nga aleatët tanë dhe shërbimet tona informative.” Një goditje e tillë mund të jetë kryer gabimisht.

Në Britaninë e Madhe, kryeministri britanik, Boris Johnson për shkak të të dhënave për goditje të avionit, kërkoi një hetim transparent dhe të gjithanshëm. Ai kërkoi nga të gjitha palët të punojnë për çtensionimin e gjendjes.

Një avion i Lufthansës ndërkohë u kthye pas një orë fluturimi nga Frankfurti mbi Main me drejtim Teheranin. Këtë e bëri të ditur Lufthansa. Kthimi i LH600 ka të bëjë me “një vlerësim të ri të gjendjes së sigurisë për hapësirën ajrore rreth Teheranit.” Edhe fluturime të tjera të premten nga dhe për në Teheran janë anuluar nga shoqëria gjermane e fluturimeve. Koncerni po e verifikon gjendjen e sigurisë, thuhet.

Ukraine Kiew | Trauer nach Flugzeugabsturz im Iran (Getty Images/AFP/S. Supinsky)Zi në aeroportin e Kievit për viktimat e avionit të rrëzuar

Akuza iraniane

Avioni ukrainas me 176 pasagjerë në bord ishte nisur të mërkurën në mëngjes nga Teherani në Kiev, dhe u rrëzua pak pas startimit, menjëherë pasi Irani kishte sulmuar dy baza amerikane në Irak- 63 kanadezë ishin në bordin e këtij avioni.

Drejtuesi i autoritetit iranian të fluturimeve, Ali Abedsadeh tha se do të lejohen ekspertë nga SHBA, Kanadaja, Franca për të marrë pjesë në hetimet e arsyes së rrëzimit të avionit. Kutitë e zeza të avionit do të hetohen në Iran. Nëse kjo nuk është e mundur për arsye teknike, janë të mundura edhe hetimet jashtë. Abedsadeh është shprehur, se do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë teknike, për të zbardhur shkakun e rrëzimit të avionit. Për Abedsadeh është absurd pretendimi, se avioni është rrëzuar nga sistemet iraniane të raketave. Sipas tij, me gjasë amerikanët i kanë shpërndarë zëra të tillë, për të mos e prishur edhe më shumë imazhin e Boeing.

Sinjale radari

Disa media amerikane në raportime që përputhen, janë shprehur, se zyrtarë amerikane e konsiderojnë shumë të mundur goditjen e avionit. Si arsyetim për këtë, sipas CBS, merren të dhëna të shërbimeve sekrete që kanë marrë sinjale nga një radar i aktivizuar. Përveç kësaj, satelitët amerikanë kanë regjistruar startimin e dy raketave tokë-ajër pak para shpërthimit të avionit. Kurse televizioni CNN duke iu referuar disa përfaqësuesve nga autoritetet amerikane, thekson, se po krijohet gjithnjë e më shumë bindja për rrëzimin padashur të avionit. Kjo “teori” mbështetet nga disa analiza të satelitëve, radarëve dhe të dhënave elektronike, që mblidhen zakonisht nga ushtria dhe shërbimet sekrete amerikane.

Dyshimet për goditjen e avionit i ka ndezur më tej edhe presidenti Trump me deklarata jo të specifikuara. “Kam dyshimin tim”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk dua ta them, sepse edhe të tjerë e kanë këtë dyshim. Kjo është një gjë tragjike”. Më tej Trump tha, se “dikush ka mundësi të ketë bërë një gabim.” Pyetjes, nësë avioni u godit gabimisht, Trump iu përgjigj. “Këtë nuk e di vërtet”.

Iran Feier nach Raketenangriff auf US-Militärbasen im Irak (Reuters/WANA/N. Tabatabaee)Gra festojnë kundërpërgjigjen me raketa të Iranit, duke sulmuar dy baza amerikane në Irak të mërkurën, 08.01.

Gjendja në Gjirin Persik u shkallëzua pasi SHBA vranë qëllimisht gjeneralin e njohur iranian, Khasem Soleimani javën e kaluar në Bagdad. Irani u u kundërpërgjigj natën e së mërkurës duke goditur me raketa dy baza ushtarake në Irak./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Bie dera e avionit gjatë fluturimit/ Pasagjerët përjetojnë momentin më të vështirë në bord!

LEXO EDHE:  Bie dera e avionit gjatë fluturimit/ Pasagjerët përjetojnë momentin më të vështirë në bord!

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  SHBA e ka rrënuar ekonomikisht Iranin, regjimi nuk e përballon dot një luftë me superfuqinë e botës

LEXO EDHE:  Dy “Arditë” të tjerë humbën jetën dje në Tiranë

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

LEXO EDHE:  Ja si iranianët rrëzuan avionin ukrainas, duke vrarë 176 njerëz

LEXO EDHE:  ITALI/ Ban Ki-moon, Renzi dhe Mogherin në brigjet e Siçilisë pas tragjedive në Mesdhe

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE