Connect with Us

Tentativë vrasjeje, kërcënime dhe vjedhje/ Arrestohen 2 persona, në kërkim një tjetër

Kronika

Tentativë vrasjeje, kërcënime dhe vjedhje/ Arrestohen 2 persona, në kërkim një tjetër

Publikuar

-

Policia ndalon dy shtetas dhe shpall në kërkim një tjetër, në sajë të operacionit të koduar “Start 2020”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimeve ndaj personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Raportohet se, në pranga janë vënë shtetasit me iniciale B. Q., 28 vjeç dhe D. S., 28 vjeç, ndërsa është proceduar shtetasi K.A. 24 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penal, të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, si tentativë vrasje, kanosje, vjedhje.

Blutë bëjnë me dije se, gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, njëri prej të cilëve gjatë këtij operacioni, kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale E. F, 27 vjeç dhe V. K., 48 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë fazave të këtij operacioni, rezulton se dy shtetasit e ndaluar, B. Q; D. S., si dhe shtetasi i shpallur në kërkim K.A., të cilët kanë precedent të mëparshëm penal, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 30.08.2019, në lagjen nr. 2, Korçë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit J. K., pa shkaktuar dëme në njerëz.

Më datë 20.12.2019, në lagjen nr. 7, Korçë, në lokalin e shtetasit E. S., shtetasi A. Z. (i cili u arrestua në flagrancë për këtë ngjarje) në bashkëpunim me shtetasin B. Q., kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.

Më datë 08.01.2020, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi B. Q., dhe K. A., për motive të dobëta dyshohet se, nëpërmjet kërcënimit të armës, kanë kanosur shtetasin N. F.

Më datë 07.01.2020, në lagjen nr. 14, Korçë, kanë thyer xhamin e automjetit tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit B. R., ku kanë vjedhur 100 euro dhe një çantë me dokumente.

Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 15., Korçë, kanë tentuar të vjedhin dyqanin në pronësi të shtetasit M. P.

Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 14., Korçë, kanë vjedhur 50.000 lekë, në lokalin në pronësi të shtetasit E. R.

Më datë 10.01.2020, në lagjen nr. 4., Korçë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases V. K.

Shtetasi E. F., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe së bashku me shtetasin V. K., dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, të cilën e posedonte pa leje shtetasi K. A., dy televizorë plazma dhe gjashtë telefona celularë.

Sakaq, materialet hetimore në ngarkim të pesë shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA aksion në Elbasan, disa të shoqëruar

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA aksion në Elbasan, disa të shoqëruar

Forcat Speciale RENEA, kanë shoqëruar disa përsona në lidhje me vrasjen Bujar Çelës, i cili është vëllai i Talo Çelës, një emër jo I panjohur nga drejtësia, ku ndër ta mund të përmendim grabitjen e Rinasit.

Sipas asaj që raporton ABC neës , RENEA ka bastisur disa shtëpi në fshatin Broshkë dhe Përparim duke shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen që tronditi qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm.

Bujar Çela u ekzekutua me katër plumba. Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen e mëngjesit.



Bujar Çela ishte person pa precedent penalë, ndërsa punonte si taksist në të zezë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pa pulla fiskale/ Sekuestrohet trajleri me 1 272 koli cigare kontrabandë në Hanin e Hotit

Publikuar

-

Nga

Pa pulla fiskale/ Sekuestrohet trajleri me 1 272 koli cigare kontrabandë në Hanin e Hotit

Rreth 1 272 koli cigare janë sekuestruar ditën e soteme në doganën e Hanit të Hotit.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Doganave, ndërsa mësohet se paketat nuk ishin të pajisura me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Njoftimi i plotë:
Strukturat e Administrates Doganore pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore të Hanit Hotit, Shkodër, nga Mali i Zi, ushtruan kontroll në mjetin e tipit trajler me targa të Bullgarisë, i cili ka hyrë në territorin doganor Shqiptar nga Mali i Zi.



Pas kontrollit fizik nga strukturat doganore, rezultoi se ngarkesa prej 1 272 koli cigare, ose 636 mijë paketa të markës “PRESIDENT FULL FLOVOUR”, nuk ishte e pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Trajleri së bashku me sasinë e mallit prej 636 mijë paketa cigaresh u sekuestruan dhe po sot Administrata Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 të Kodit Penal. Sipas vlerësimeve të specialistëve tanë, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë.

Specialistë të Hetimit Doganor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë , Shkodër, po kryen veprimet të mëtejshme hetimore. Dogana Shqiptare ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe operatorëve ekonomikë që të denoncojnë cdo rast korruptiv apo kontrabande. Më lejoni që të ritheksoj, se çdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti dhe qytetari 24 orë në 7 ditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga në FIer/ Një djalë dhe një vajzë dërgohen me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina del nga rruga në FIer/ Një djalë dhe një vajzë dërgohen me urgjencë në spital

Një makinë e tipit “Fiat” ka dalë nga rruga pak minuta më parë në Fier.

Mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Të plagosur ka mbetur një djalë me inicale A.A., 22 vjeç dhe një vajzë me inicale E.R.., 21 vjeçe.



Nga informacionet p[araprake, ende nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore e dy të rinjve dhe shkaku i aksidentit.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE