Connect with Us

“Shtresa e mesme paguan më shumë taksa/ Sistemi aktual në Shqipëri dënon punonjësit”

Ekonomi

“Shtresa e mesme paguan më shumë taksa/ Sistemi aktual në Shqipëri dënon punonjësit”

Publikuar

-

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se politikat fiskale fiskale të kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama kanë prekur që në vitin 2013 shtresën e mesme dhe grupin që quhet “blue collar”.

Sipas saj, kjo fashë qytetarësh që përbëhet nga specialistë në fushën e programimit, specialistë të rinj në fushën e Taksave, Ligjeve apo konsulencës, të cilët kanë shpenzuar vite dhe orë të tëra për t’u zhvilluar në karrierën e tyre rezultojnë të paguajën 19% të vlerës totale të TAP.

“Raporti i bazuar në të dhënat e Taksave dhe Tatimeve shprehet se nga 12.8 mld lekë të mbledhura nga TAP për vitin 2018 fasha e punonjësve që paguhet nga 40 mijë në 90 mijë lekë ka paguar 7,2 mld apo 56% të totalit.
Sistemi aktual i taksave në Shqipëri dënon punonjësit që kanë përgatitje dhe shpenzojnë para dhe energji për trajnimet e tyre. Fashat më të prekura nga paga progresive janë ato nga 40 mijë lekë pagë deri në 90 mijë lekë, pra dija dhe investimi në dije po taksohet nga qeveria më shumë se sa taksohet një biznes. Kjo pabarazi ka detyruar shumë individë që të gjejnë mekanizma të tjerë apo që të kursejnë më pak”, shkruan Tabaku.

LEXO EDHE:  Basha ne Korçë: Do ulim taksat që të stimulojmë biznesin

Sipas ish deputetes demorkate, PD kërkon që të mos taksojë as dijen dhe as punonjësit që duan të kualifikohen dhe zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre.

“Ne besojmë se taksa progresive ka shkatërruar prosperitetin dhe mirëqënien e qytetarëve dhe mbi të gjitha shtresës së mesme të vendit. ne besojmë se taksat e ulëta do t’i japin mundësi aftësive dhe talenteve të shqiptarëve të zhvillohen. Ndërsa çmimet rriten për çdo të mirë dhe shërbim, të ardhurat e shqiptarëve bien. Kriza e konsumit është gjithnjë e më e prekshme për çdo shqiptar ndërsa të ardhurat bien përditë e më shumë”, shkruan mes të tjerash Tabaku.

Më tej ajo shprehet se e vetmja shpresë për të rigjallëruar punën, konsumin dhe mundësitë në jetë është rikthimi në taksën e shteshtë 9%, uljen e sigurimeve shoqërore 9% dhe barazi të mundësive për këdo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Ekonomi

Prezantimi i projektit të Lungomares/ Banorët përplaset me zyrtarët e Bashkisë

Publikuar

-

Nga

Prezantimi i vazhdimit të projektit të Lungomares nga zona e Tunelit në Ujë të Ftohtë në drejtim të Rradhimës, është shoqëruar me debate në mes të banorëve dhe përfaqësuesve të  Bashkisë së Vlorës.

Sipas Report tv, takimi ka nisur mes polemikave, për shkak se banorët e zonës janë njoftuar 15 minuta me vonesë për nisjen e prezantimit të projektit.

Sipas banorëve, që preken nga projekti i Lungomares , ndërkohë që  ata prisnin poshte kishte fillluar prezantimi i projektit.

Armando Cakrani, përfaqësuesi ligjor i banorëve, ka thënë se është absurde të prezantosh projektin e zhvillimit të zonës ndërkohë që mungojnë banorët.

LEXO EDHE:  Basha: Nuk do pranojmë një taksë të re për kukësin e varfër e të braktisur nga qeveria

LEXO EDHE:  "Marrëzi pa fund”/ Zbulohen kumarxhinjtë e politikës

“Mbledhja për prezantimin e projektit për realizimin e fazës së dytë të Lungomares nga zona e tunelit deri në Rradhimë nuk arriti të përfundojë pasi banorët kundërshtuan zhvillimin e saj, për arsyen se sipas tyre po prezantohet një projekt fiktiv pa marrë parasysh mendimin dhe ankesat e banorëve”, është shprehur Cakrani.

Më tej Cakarani ka propozuar që të mbahen dëgjesa publike për t’u marrë mendimet e banorëve dhe më pas të hartohet një projekt që nuk skualifikon pa të drejtë pronën e tyre.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Të varfrit ulin shpenzimet për ushqime dhe rritin ato për banesa

Publikuar

-

Nga

Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e kuptueshme që shpërndarja e tyre do të shkojë tek gjërat më bazike, sikurse është ushqimi. Klasa më e varfër e familjeve në Shqipëri përllogarit se shpenzon mesatarisht 53.3% të totalit për ushqime dhe pije jo alkoolike.

Në thuajse 10 vite pesha e shpenzimeve është ulur me gati 8 pikë përqindje, por sërish më shumë se gjysma e shpenzimeve të familjeve me të ardhura të ulëta shkojnë për shpenzime bazike.

Por për çfarë po shpenzojmë më shumë familjet e varfra? Ndonëse kanë ulur shpenzimet për ushqime, të dhënat e INSTAT tregojnë se janë rritur ndjeshëm shpenzimet për të siguruar një çati mbi kokë dhe shpenzimet që lidhen me banesën në përgjithësi. Në këtë kategori shpenzimesh përfshihen: Qiraja e paguar (si shpenzim i kryer për marrjen e ambienteve të banimit me qira nga ana e familjeve), mirëmbajtja dhe riparimi i banesës, materiale për riparim, pagesa për energji elektrike: ujë, gaz, heqje plehrash, dhe të gjitha pagesat që kanë lidhje me banesën e familjes etj. në një familje të varfër shpenzimet për këtë zë zinin rreth 16.6% të totalit, me një rritje prej 5.3 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Të dyja këto zëra shpenzimesh (ushqimet dhe banesa) përbëjnë thuajse 70% të totalit të shpenzimeve të familjeve më të ardhura të pakta.

Për çfarë shkon pjesa e mbetur? Rreth 6.1% e shpenzimeve shkojnë për shpenzimet që kanë këto familje për mobilimin, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtjet.

LEXO EDHE:  “Marrëzi pa fund”/ Zbulohen kumarxhinjtë e politikës

LEXO EDHE:  Rruga e Kombit, taksa e trefishtë që do të paguajnë qytetarët

5.1% të tjera të totalit të shpenzimeve, familjet e varfra përllogarisin shpenzimet e komunikimit. Edhe për këtë grup shpenzimeve, INSTAT përllogarit se pesha për familjet e varfra është rritur ndjeshëm në raport me rreth 10 vite më parë, ku një familje me të ardhura të ulëta shpenzonte thuajse dy herë më pak. Në këtë zë sipas shpjegimit të INSTAT përfshihen shërbimet postare, të gjitha llojet e shërbimeve për komunikim, telefona, celularë, faks, internet etj.

Shpenzimet më të ulëta të familjeve të varfra mbeten për arsimin, ku sipas të dhënave të INSTAT vetëm 0.2% e totalit të shpenzimeve të tyre shkojnë për këtë zë, në raport me 10 vite më parë pesha e shpenzimeve për arsim është rritur me vetëm 0.1 pikë përqindje për familjet me pak të ardhura.

Po ashtu shpenzimet për argëtim dhe kulturë nuk kanë vend për familjet që shpërndajnë burimet e tyre të pakta financiare në sigurimin e gjerave bazike, sikurse është ushqimi dhe çatia mbi kokë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro e nis vitin me rritje/ Ja me sa u këmbye sot

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur këtë vit duke fituar pikë ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.97 lekë, apo rreth 0.20 pikë më shumë.

Euro e mbylli vitin 2019 në kuotën e 122 lekëve, nga mbi 125 lekë që nisi 2019-a, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Leku ka humbur pikë ndaj shportës kryesore të monedhave në vend. Kështu dollari amerikan u këmbye gjatë ditës së sotme me 108.98 lekë, apo rreth 0.34 pikë më shumë se sa mbylli vitin 2019. Edhe paundi britanik fitoi terren duke u këmbyer me 0.41 pikë më shumë në kuotën e 143.4 lekëve. Për sa i përket frangës zvicerane ajo u këmbye me 112.5 lekë, rreth 0.2 pikë më shumë se në mbyllje të vitit 2019.

Nënçmimi i euros në tregun vendas të këmbimit

Tendenca rënëse e euros u vu re edhe përgjatë vitit 2019. Kursi mesatar i euros për gjithë vitin 2019 ishte 123 lekë nga 127.6 lekë në 2018-n, duke shënuar një nënçmim prej 4.6 lekësh, ose 3.6%. Ky nivel është afër mesatares vjetore minimale historike që kur euro ka dalë si monedhë fizike, të arritur në vitin 2008 prej 122.8 lekësh.

LEXO EDHE:  Basha: Nuk do pranojmë një taksë të re për kukësin e varfër e të braktisur nga qeveria

LEXO EDHE:  Basha ne Korçë: Do ulim taksat që të stimulojmë biznesin

Në 2018-n, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a, sipas përpunimit që Monitor u bëri të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Që nga viti 2013, kur monedha e përbashkët ishte në kulmin e saj prej 140.3 lekësh, euro ka rënë me 17 lekë, duke u zhvlerësuar me 12.3%.

Ndryshe nga 2018-a, kur bleu mbi 450 milionë euro për të frenuar rënien e pazakontë të monedhës së përbashkët, këtë vit Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg vetëm për efekt të rritjes së rezervave të saj valutore. Deri për 9 mujorin, kur janë bërë publike të dhënat, Banka e Shqipërisë ka blerë 99.3 milionë euro./Monitor

LEXO TE PLOTE