LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Presidentit/ Zbardhen pyetjet finale për Komisionin e Venecias

10 Janar 2020, 18:41, Politikë CNA
Shkarkimi i Presidentit/ Zbardhen pyetjet finale për Komisionin e Venecias

Zbardhen pyetjet finale që mazhoranca i ka dërguar Komisionit të Venecias, me firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mësohet se mazhoranca krahas pyetjeve ka dërguar edhe 8 argumente të detajuara nga Komisoni Hetimor, se përse duhet shkakuar presidenti sipas tyre dhe shkeljet që Meta ka bërë.

Socialistët pretendojnë se 4 shkelje janë bërë në betimin e Arta Vorpsit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa 4 të tjerat në emërimin e Xhaferrllarit në vend të Vorpsit. Sipas A2, Komisionit të Venecias i janë drejtuar 6 pyetje dhe ato kanë ndryshuar në krahasim me ato që ka lexuar Ulsi Manja, në mbledhjen e fundit të Komisonit Hetimor.

Komisionit të Venecias i është kërkuar opinion lidhur me ligjshmërinë e emërimit të një gjyqtari kushtetues, pas 30 ditëve që parashikon ligji, dhe jashtë listës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke iu referuar këtu rastit të Xhaferrllarit.

Gjithashtu Venecia pyetet nëse janë legjitime vendimmarrjet e një gjykate, të plotësuar në një mënyrë të tillë dhe, a konsiderohet i emëruar një gjyqtar të cilin presidenti refuzon ta emërojë.

Në shkresë përmendet betimi i Vorpsit tek një notere, plotësimi i vakancave të Gjykatës Kushtetuese dhe akuzat e kreut të shtetit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranin.

Tashmë pritet një përgjigje nga Komisioni i Venecias, nëse këto argumenta janë të mjaftueshme që mazhoranca të shkarkojë presidentin Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga