LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA e ka rrënuar ekonomikisht Iranin, regjimi nuk e përballon dot një luftë me superfuqinë e botës

10 Janar 2020, 07:51, Blog CNA
SHBA e ka rrënuar ekonomikisht Iranin, regjimi nuk e përballon dot

Nga Joseph W.Sullivan ?Foreign Policy?

* Dy presidentët e fundit të SHBA, Barak Obama dhe Xhorxh W .Bush, ka pasur në konsideratë vrasjen e Kasëm Sulejmaniin, komandantit të plotfuqishëm të Forcës iraniane Kuds. Por në dallim nga ata, ishte presidenti Donald Trump, ai që tërhoqi këmbëzën. Por çfarë e shpjegon vendimin e Trump? Shumë thjeshtë:ekonomia.

?Njerëzit e bëjnë historinë e tyre. Por ata nuk e bëjnë atë siç dëshirojnë; pra jo në rrethana të përzgjedhura prej tyre, por në rrethana që tashmë ekzistojnë?- shkruante dikur Karl Marksi. Po, Trumpi nuk është Obama apo Bushi. Por ai bëri zgjedhjen e tij, në rrethana që e favorizuan më shumë operacionin, sesa kur në pushtet ishte Obama apo Bush.

Zhvillimet e fundit brenda sektorit të energjitik në SHBA, i dhanë mundësi Uashingtonit ta përdorë naftën si një armë ekonomike kundër Teheranit. Ndërkohë në Iran, një përkeqësim i përshkallëzuar i kushteve makroekonomike, i kufizoi aftësinë e regjimit për të dëmtuar interesat amerikane.

As Bush dhe Obama, nuk patën në dispozicion rrethana si këto. Dhe deri vonë as vetë Trump. Në shtatorin e vitit të shkuar, Shtetet e Bashkuara u bënë për herë të parë që nga viti 1940 një vend eksportues i naftës. Papritmas, rritja globale e çmimit të naftës, ishte një ndihmë jo e vogël për ekonominë amerikane.

Ky ndryshim, i mohoi Iranit aftësinë e dëmtimit të Shteteve të Bashkuara, përmes luhatjeve të çmimit të naftës:Për herë të parë në historinë e Republikës Islamike, ndërprerja e furnizimit me naftë nga Lindja e Mesme, nuk do t?i shkaktonte dëme të mëdha ekonomike Shteteve të Bashkuara.

Pra vetëm disa muaj më parë, Trump u bë presidenti i parë i SHBA-së në historinë moderne, që ka mundësi të zbatojë një politikë të jashtme në Lindjen e Mesme, pa këtë ?Shpatë të Demokleut? që varet mbi ekonominë e Amerikës, një zhvillim të cilin ai e ka mirëpritur.

Shtatorin e kaluar, pas një sulmi me dron nga Irani mbi një rafineri nafte në Arabinë Saudite, Trump shkroi në Twitter:?Ne jemi një eksportues neto i energjisë, dhe nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme?.

Në dallim nga e kaluara, sulmet hakmarrëse të Teheranit do t?i shkaktonin regjimit kosto të mëdha, duke përshpejtuar rritjen e inflacionit, gjë që zakonisht ka shkaktuar trazira të brendshme vdekjeprurëse. Për me tepër, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Republikën Islamike është në rënie. Vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar flasin për një tkurrje prej 9.5 përqind, vetëm gjatë që sapo u mbyll.

Dhe mungesa e valutës së huaj, e kufizon aftësinë e regjimit për të financuar aktivitete jashtë vendit, pa përkeqësuar më tej kushtet ekonomike në vend. Më shumë se sa në çdo moment në vitet e fundit, Teherani do ta ketë më të vështirë të financojë një hakmarrje të mundshme për vrasjen e Sulejmanit, pa sakrifikuar prioritetet e tjera.

Njoftimi i administratës Trump në verën e vitit 2018, për të rivendosur sanksionet në nëntor të atij viti, shkaktoi një zhvlerësim të madh të monedhës kombëtare të Iranit. Në fund të gushtit 2018, 1 dollar amerikan kushtonte më shumë se 110.000 rialë iranianë, ose një zhvlerësim në masën 300 përqind që nga koha e zgjedhjes së Trumpit president.

Kur sanksionet u rivendosën në nëntor 2018, kursi i këmbimit ishte 150.000 rialë për 1 dollar amerikan. Pavarësisht me përpjekjeve të dukshme të Teheranit, për të fshehur shkallën e rritjes së çmimeve, inflacioni i brendshëm në vend është rritur shumë. Banka Qendrore nuk raporton prej vitit 2018 të dhëna mbi inflacionin, qëkur njoftimi i saj i fundit tregoi një dyfishim të tij.

Por një burim tjetër i të dhënave zyrtare, Qendra Statistikore e Iranit, e financuar nga qeveria, e vlerësoi inflacionin gjatë dhjetorit 2019 në rreth 40 përqind. Në kategorinë që përfshin ushqimet, kjo shifër ishte më shumë se 50 përqind. Rritje të tilla të çmimeve, kanë nxitur trazira të brendshme brenda Iranit, që u shfaqën me protestat në rrugë nëntorin e kaluar.

Në një tregues të kërcënimit të perceptuar të protestave nga ana e regjimit, protestat nxitën një kundërpërgjigje brutale nga qeveria, që nga themelimi i Republikës Islamike në vitin 1979, me rreth 1.500 njerëz të vrarë nga policia dhe ushtria.

Por kushtet ekonomike, i detyrojnë liderët e Republikës Islamike të zgjedhin midis dhunës jashtë vendit, dhe sigurisë në shtëpi. Nëse inflacioni vazhdon që të rritet, pakënaqësia që nxiti protestat e vitit të kaluar vetëm sa do të shtohet, dhe kjo gjë nga ana tjetër do të kërcënonte të ardhmen e regjimit.

Çdo hakmarrje e mundshme ndaj vrasjes së Sulejmanit, përmes sulmeve terroriste në vendet e treta, apo përshkallëzimit të dhunës përmes milicive që ka nën kontroll jashtë vendit, do të përkeqësonte mungesën e këmbimit valutor të Iranit. Por opsionet e Teheranit, kufizohen përtej inflacionit.

Rënie e PBB, e kufizon më tej aftësinë e vendit për të financuar rritjen e shpenzimeve ushtarake. Defiçiti buxhetor prej 10.7 miliardë dollarësh i raportuar në shkurtin e 2019-ës, vendosi një rekord më vete. Por në mesin e protestave të nëntorit të shkuar, qeveria pranoi se defiçiti është në fakt 30 miliardë dollarë.

Në ndryshim me shumicën e vendeve, Irani nuk mund t?i drejtohet tregut ndërkombëtar të bonove, për të financuar zgjerimin e defiçitit të tij, pjesërisht edhe për shkak të zbatimit të sanksioneve amerikane të nëntorit 2018, mbi blerësit e borxhit Sovran të Iranit. Në javët dhe muajt e ardhshëm, do ketë me siguri detaje shtesë rreth vendimit të Trump për të eleminuar Kasëm Sulejmanin. Por sigurisht që ekonomia luan një rol kryesor në atë vendim./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga