Connect with Us

Reforma zgjedhore, produkt i marrëveshjes Rama-Basha?/ Ja qëndrimi i LSI

Politikë

Reforma zgjedhore, produkt i marrëveshjes Rama-Basha?/ Ja qëndrimi i LSI

Publikuar

-

avokati zbulon marreveshjen

Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama thotë se listat e hapura në sistemin e ri zgjedhor do ishin komode por sipas tij, kjo nuk e zgjidh problemin.

Rama tha se personazhet e lidhur me krimin mund të bëhen sërish pjesë e politikës edhe me lista të hapura dhe se kjo është në vullnetin e kryetarëve të partive.

“Ata janë aty për shkak të flirti dhe bashkëjetës së partive që i kanë përfshirë në këto lista. Nuk erdhën mezor, i vuri kryetarët. Edhe në listat e hapura prap kryetari do i vendosë. Mua më pëlqen sistemi me lista të hapura. Edhe listat e hapura nuk e tejkalojnë rolin ndikues të kryetarëve të partive. Nuk zgjidhet problemi duke ua hequr kryetarëve të drejtën për të bërë lista të mbyllura për të bërë lista të hapura
Problemi kryesor që duhet të zgjidhe klasa politike është shkëputja nga interesat e pushtetit për ti dhënë vendin një reforme zgjedhre. Pa u realizuar kjo, çdo gjë do jetë e dështuar”, tha Rama në studion e Abc News.

I pyetur, nëse reforma zgjedhore do të jetë produkt i një marrëveshje Rama-Basha, zv.kryetari i LSI, tha se duhet të jetë një kontribut i një angazhimi politik.

LEXO EDHE:  Takimi për “Zgjedhoren”/ Kryemadhi: Nuk do të ndalemi këtu

“E kompromentojnë procesin ta që shohin këtë si pjesë e marrëveshjes. Reforma zgjedhore është detyrim shtetëror dhe duhet tëjetë produkt i një angazhimi në mënyrëqë të shkojmë te një reformë që të ketë efekt. Opozita është e angazhuar dhe po punon me seriozitet për të kuntribuar në kuadër të reformës dhe për të bërë edhe ajo detyrën e vet. Ne nuk kemi asnjë paragjykim, jemi të hapur”, u shpreh Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Taulant Balla ironizon me LSI-në: Parti sezonale…

LEXO EDHE:  BDI publikon marreveshjen e 1 Qershorit qe ende nuk zbatohet

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Përfaqësuesit e BE takim me anëtarë të Komisionit të Sigurisë

LEXO EDHE:  Deputeti i PS-së ironizon Kryemadhin/Do merrni 40 deputetë? Kujdes Monika, se ...!

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE