Connect with Us

Rastet e menengjitit/ ISHP qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik 

Sociale

Rastet e menengjitit/ ISHP qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik 

Publikuar

-

Instituti i Shëndetit Publik ka qetësuar qytetarët, duke theksuar se nuk ka vend për panik në lidhje me situatën gripale në vend.

Në një deklaratë për mediat, Silva Bino tha se kemi intensitet të ulët të personave me gjendje gripale, ndërsa shtoi se ISHP është duke monitoruar situatën në vend.

Sa i takon rastit në Durrës, pasi në media u raportua se një 33-vjeçare ka humbur jetën, Silva Bino tha se janë mostrat dhe po bëhen analizat përkatëse.

“Sa i takon rastit të Durrësit, kemi marrë mostrat dhe po bëjmë analizat përkatëse. Nuk mund të jap detaje për këtë, duhet të respektojmë personin që ka vdekur.

Duhet të presim edhe rezultatin e analizave, por unë ju them se nuk ka vend për panik. Nuk kemi epidemi gripi dhe nuk kemi asnjë rrezik nga menengjiti”-tha Silva Bino.

Në lidhje me rastin e vdekjes tragjike të policit të Rrugores, Mariglen Mestani, në moshën 27-vjeçare, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se polici vdiq nga sëmundja e meningjitit, ose meningokoksemisë.

LEXO EDHE:  “Boll me këto mashtrime”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët e nxjerrin “zbuluar”

Sipas Binos, ky është një infeksion i rëndë, që ka një evolucion tepër të shpejtë dhe është fatal.

“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar.

Më tej, ajo këshilloi që të gjithë personat që kanë simptoma të tilla si temperatura e lartë, patjetër që duhet të këshillohen me mjekët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka folur për vaksinën e koronavirusit, i cili ka marrë mbi një mijë jetë njerëzish.

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për mediat tha se vaksina e koronavirusit do të hajë rreth 18 muaj kohë.

Vaksina e cila do të quhet “Covid-19”, sipas kreut të OBSH, mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale se çdo sulm terrorist.

Ai bëri thirrje se bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun numër një.

LEXO EDHE:  Bashkëqeverisje me qytetarët/ Rama rrëfen se si do të funksionojë koalicioni

LEXO EDHE:  “Boll me këto mashtrime”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët e nxjerrin “zbuluar”

Kujtojmë se ky virus ka prekur masivisht qytetarët kinezë, duke shkaktuar shumë viktima, ndërsa numri i të prekurve prej tij është rreth 43 mijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Stuhia “Ciara” në Shqipëri?/ Sinoptikanët tregojnë se çfarë mund të ndodhë të premten

Publikuar

-

Nga

Stuhia “Ciara”, që ka goditur Evropën me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke shënuar edhe viktima, nuk do të prekë Shqipërinë.

Sipas sinoptikanes, Adiola Bani, stuhia “Ciara” do të ketë shumë pak ndikim në vendin tonë.

Ditën e premte pritet të ketë reshje shiu në nivel deri mesatar e cila për pasojë, do të sjellë një rënie temperaturash ditën e shtunë.

“Vendi jonë do mbetet në periferi të kësaj stuhie, duke bërë që ne të kemi reshje shiu dhe dëbore në sasi shumë të pakta. Dita e premte do sjellë sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shiut, me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Stuhia “Ciara” na prek shumë pak. Te ne ndikon duke sjellë ditën e premte reshje shiu me intensitet mesatar, por jo në sasi të konsiderueshme, duke mos sjellë përmbytje, pasi sasia e reshjeve nuk do të jetë shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Bashkëqeverisje me qytetarët/ Rama rrëfen se si do të funksionojë koalicioni

LEXO EDHE:  "Je qesharak komplet"/ Qytetarët kapin mat Ramën

Sa i përket temperaturave, deri të premten do të mbeten të larta, ndërsa e shtuna do sjellë rënie të temperaturave në mëngjes, që zbresin deri në -4 në zonat malore. Të premten do të ketë temperatura të larta, duke bërë që të mos kemi reshje dëbore”, tha sinoptikania Bani në një lidhje për Balkan ëeb./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi vendi është përfshirë nga një virozë gripale që ka prekur shumë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga një person tek tjetri nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Sipasë njoftimit të Ministrisë, simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskulore.

LEXO EDHE:  “Je qesharak komplet”/ Qytetarët kapin mat Ramën

LEXO EDHE:  Bardhi: 40 qytetarë ishin marrë peng prej 48 orësh

“Pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE