Connect with Us

Pyetjet për shkarkimin e Metës/ “Po kërkojnë të përmbytin Venecian me gënjeshtra

Politikë

Pyetjet për shkarkimin e Metës/ “Po kërkojnë të përmbytin Venecian me gënjeshtra

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas zbardhjes së pyetjeve finale që mazhoranca i ka dërguar Komisionit të Venecias, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Vasili i quan pyetjet, gënjeshtra që i janë çuar Komisionit të Venecias, për shkarkimin e presidentit sepse nuk emëroi Arta Vorpsin.

Sipas Vasilit, “Parlamenti nuk i publikoi dot pyetjet as në web-in e vet se, gënjeshra të tilla idiote s’mund të publikohen”.

“Parlamenti i betimit të Lanës, përmbyt Venecian me gënjeshtra!
Janë zbardhur nga mediat pyetjet apo që ta themi me tamam gënjeshtrat, që i janë çuar nga Parlamenti Komisionit të Venecias për shkarkimin e presidentit se nuk emëroi Arta Vorpsin e betimit të Lanës.
Parlamenti vetë nuk i publikon “dot” pyetjet as në Web-in e vet dhe ka të hak, se gënjeshtra të tilla idiote s’mund të publikohen, ndaj parlamenti ka zgjedhur të struket vrimave në bodrum.
Po kërkojnë të përmbytin Venecian, me betimin e Lanës të Arta Vorpsit. Parlamenti i betimit të Lanës, që kuterbon era Lanë e ka vendin në Lanë se bashku me Komisionin e bretkosave hetimore”, shkruan Vasili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Shkarkohet drejtori i Portit të Vlorës, Xhevahir Celoaliaj

LEXO EDHE:  Përplasja/Ja treshja që rrezikon Ilir Metën në LSI

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  ISP apel Kuvendit dhe Ilir Metës/ Zgjidhni urgjent kreun e KLSH, po pengoni kontrollin financiar të korrupsionit

LEXO EDHE:  Monika tregon si e rreh Meten

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE