LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia parandalon krimin e rëndë/ Sekuestrohet një automatik, në pranga dy të rinj

10 Janar 2020, 11:24, Kronika CNA
Policia parandalon krimin e rëndë/ Sekuestrohet një automatik,

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Kuçovë, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen ?11 Shkurti? në Kuçovë, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin Xh. K., 25 vjeç, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë parandaluan përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë dy prej të rinjve, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër Xh. K., 25 vjeç arriti të largohej duke lënë në vendngjarje mjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit Xh. K., shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri automatikë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Kanosje e kryer në bashkëpunim?.

Lajmet e fundit nga