LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje detare/ Incident mes destrojerit amerikan dhe anijes ruse

10 Janar 2020, 19:11, Kosova & Bota CNA
Përplasje detare/ Incident mes destrojerit amerikan dhe anijes ruse

Një anije e marinës ruse iu afrua në mënyrë agresive, të enjten një destrojeri amerikan që po lundronte në veri të detin të Arabisë. Sipas raportimit të Zërit të Amerikës, njoftimi u bë nga ?Flota e Pestë? e marinës amerikane me bazë në Bahren nëpërmjet një deklarate të publikuar të premten.

Duke iu referuar VOA, sipas marinës amerikane, anija ruse u duk sikur po kërkonte të përplasej me destrojerin amerikan ?USS Farragut? ndaj dhe iu kërkua që të ndryshojë kurs.

“Fillimisht anija ruse refuzoi, por në fund e ndryshoi kursin dhe të dyja anijet krijuan distancë me njëra-tjetrën”, thuhej deklaratën e marinës amerikane.

Lidhur me incidentin agjencitë ruse të lajmeve cituan ministrinë e Mbrotjes të ketë thënë se veprimet e anijes amerikane ishin një shkelje e qëllimtë e normave detare ndërkombëtare. Moska tha se ishte destrojeri amerikan ai që i preu rrugën anijes ruse.

Lajmet e fundit nga