LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen dy makina në Pogradec/ Dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

10 Janar 2020, 20:12, Kronika CNA
Përplasen dy makina në Pogradec/ Dy të plagosur, njëri

Dy makina janë përplasur, para pak minutash, në Pogradec dhe kanë aksidentuar edhe një këmbësor që po kalonte rrugën.

Mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit dhe emrat e të plagosurve, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga