Connect with Us

Në PS po “hanë kokat” e njëri-tjetrit/ Sulmohet ashpër Vangjush Dako

Politikë

Në PS po “hanë kokat” e njëri-tjetrit/ Sulmohet ashpër Vangjush Dako

Publikuar

-

Në degën e Partisë Socialistë në qytetin e Durrësit, vijojnë përplasjet. Edhe pse Vangjush Dako nuk është më kryebashkiak i Durrësit, ai vijon të ketë influencë të lartë në degën e PS-së, gjë që si duket ka sjellë edhe përplasje.

Një ditë pas dorëheqjes nga gara për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, ka hedhur akuza të forta ndaj Dakon.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, Kërtusha sulmoi direkt ish-kryebashkiakun e Durrësit, ndërsa tha se “Ata që drejtojnë PS në Durrës, me Vangjush Dakon dhe kandidatin, që nuk ka asnjë lloj vendimmarrje. E vetmja vendimmarrje e tij është përfitimi. Unë isha një kandidat, që nuk u informove as për datën, as për komisionin, apo nëse do të kisha një përfaqësues në komision. Unë lobova për një garë ‘një anëtar, një votë’.

LEXO EDHE:  Flet Bujar Nishani/ Ja pse u riktheva në PD

Dako e mori në mënyrë jolegjitime mandatin dhe ashtu e zhvilloi dhe punën. Në muajin e fundit që kishte zgjedhje ai plotësoi një listë, ku emrat as vetë nuk e kishin idenë që janë anëtarë të kësaj liste. Mendova që do ishte i pavend vazhdimi i kandidimit tim.

Po ashtu, Kërtusha u shpreh se listat për kandidatë nuk ishin reale, por farse, që përcaktonin fituesin.

“Listat nuk ishin reale, por farse të fryra në mënyrë artificiale, në mënyrë që të përcaktonin fituesin. Unë nuk kisha asnjë komunikim nga drejtuesit e PS.

Listat kam që në muajin dhjetor që i kërkoj, por më janë mohuar. Është e padrejtë që njëri kandidat të kishte lista të plota dhe njëri fare. Edhe kur më erdhën, ishin të paplota”, tha Kërtusha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Protesta e FRPD dhe LRI/ Tabaku: Të rinjtë janë kthyer në skllevër të drogës

LEXO EDHE:  Pse Basha i "vrau" koordinatorët e PD-së?!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Flet Bujar Nishani/ Ja pse u riktheva në PD

LEXO EDHE:  Valbona Mezini sqaron incidentin në PD/ Guxova të flas dhe m’u turrën ata që i heqin qimen kryetarit nga xhaketa

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE