LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në 17 shkurt konferenca e donatorëve/ BE do ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit tragjik

10 Janar 2020, 11:00, Politikë CNA
Në 17 shkurt konferenca e donatorëve/ BE do ndihmojë

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, vend i cili mban presidencën e radhës të BE, Ursula von der Leyen tha se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen ndër të tjera ka folur edhe për konferencën e donatorëve, e cila do të mbahet për të ndihmuar Shqipërinë, për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Presidentja e KE-së, bëri të ditur se konferenca do të mbahet në 17 shkurt, ndërsa theksoi se BE do të jetë pranë Shqipërisë, pas kësaj ngjarje të rëndë.

?Jemi të lumtur që konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt, që vjen pas tërmetit të tmerrshëm. Do përpiqemi të rindërtojmë Shqipërinë pas tërmetit, është një mesazh i qartë nga ana jonë sa i përket kësaj cështje.? u shpreh Ursula von der Leyen.

Më tej, ajo foli edhe në lidhje me procesin e integrimit, ndërsa theksoi se ?Do perpiqemi të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të hapet dera dhe të nisim procesin e negociatave. Patjetër që duhet të plotësohen kriteret e vendosura, por jam e sigurtë që do jeni të suksesshëm në këtë?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga