Connect with Us

Marrja e Presidencës së OSBE/ Mustafaj: Pa mbështetjen e Berishës nuk do të realizohej

Politikë

Marrja e Presidencës së OSBE/ Mustafaj: Pa mbështetjen e Berishës nuk do të realizohej

Publikuar

-

mustifaj komenton parlamentin

Ish Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka deklaruar se marrja e Presidencës së OSBE-së, shënon pa dyshim një afirmim me rëndësi të Shqipërisë si kontributore në marrëdhëniet ndërkombetare.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Mustafaj thotë, se si shqiptar dëshiron fort që kjo përgjegjësi e madhe të permbushet me sukses.

“Por kam edhe një arsye personale për t’u ndjerë sot i kënaqur. Kandidatura jonë për ta marrë këtë rol është vënë në vitin 2006. Ishte hera e parë që një Qeveri shqiptare synonte një projekt, të cilin nuk kishte asnjë shans ta zbatonte vete. Pra, ishte hera e parë që një qeveri shqiptare hidhte themelet e një ngrehine të rëndësishme politiko-diplomatike, të cilën do ta gëzonin ekipe të tjera qeverisëse. Për mua, si Ministër i Jashtëm në atë periudhë, ishte krejt e qartë se 14 vjet me vonë, në 2020, unë dhe kolegët e mi, përfshirë këtu edhe Kryeministrin Berisha, do të ishim në pension.  Por, mua më udhëhiqte një mesim i Çurçillit, i cili thotë se dallimi midis burrit të shtetit dhe qeveritarit të zakonshëm qëndron në faktin se burri i shtetit merr vendime që lidhen me brezat e ardhshëm, ndërsa qeveritari i zakonshëm merr vendime që lidhen me zgjedhjet e radhës”,ka shkruar Mustafaj.

Sipas të njëjtit, në atë periudhë, Shqipëria monitorohej nga OSBE, siç vazhdon te monitorohet edhe sot.

“Kur fillova të flas me kolegët e mi, ministra të jashtëm të vendeve anëtare, për t’u kërkuar mbështetjen, shumë prej tyre gjenin mënyrën për të ma kujtuar se nuk është normale të kërkosh kryesimin e nje organizate, nën monitorimin e të cilës je. Ishte vërejtje me vend.   Monitorimi nga OSBE është tregues i fortë i mangësive substanciale që ka zbatimi i demokracisë në vend. Por, siç kishin filluar punet pas zgjedhjeve të vitit 2005, unë sinqerisht isha i bindur se ky monitorim nuk do të zgjaste. Dhe ua dhashë pa ngurrim kolegëve garancinë se ne vitin 2020 Shqipëria do të ishte një vend me demokraci të konsoliduar. Mirë bëra, sado që, fatkeqësisht, historia tregoi se isha gabuar ne parashikimin tim”, ka shkruar më tej Mustafaj.

LEXO EDHE:  Del fotoja/Në takimin e Ramës në Vlorë vetëm 190 rrogëtarë!

Ndër të tjera ai shprehur mirënjohjen për nxitjen që i dhanë për pjekjen e kësaj ideje grupi i vogël i bashkëpunetorëve ne kabinetin e tij, duke filluar me drejtorët njëri pas tjetrit Llesh Kola e Halil Hyseni, dhe keshilltarët Genc Muça, Desada Metaj e Xhuli Mehdiu.

“Por vetqm ne nuk mund t’ia dilnim. Ideja u prit shumë mirë nga i gjithë trupi diplomatik i Ministrisë së Jashtme. Për konkretizimin e saj punuan me dashuri dhe profesionalizëm të lartë veçanërisht një dorë diplomatësh të spikatur, midis të cilëve do të përmendja Spiro Koçin, Mimoza Halimin e ndonjë tjetër. Më pas ata do të bëheshin edhe ambasadorë të shkëlqyer. Kam mësuar shumë nga bashkëpunimi me ta. Një falenderim të posaçëm kam edhe për Kryeministrin Sali Berisha. Pa mbështetjen e tij të fortë, një projekt i tillë sigurisht që nuk mund të merrte rruge. Në këtë valë entuziazmi ne vumë edhe kandidaturën e Shqipërisë për një vend si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit te OKB-së për vitin 2022, te cilin kam besim se do ta marrim. Pa modesti të shtirur po i lejoj vetes te pohoj se nuk e kishim të lehtë. Ne po mbillnim ca pemë, me të cilat toka e administratës politike të shtetit shqiptar nuk ishte e mësuar”, ka përfunduar shënimin e tij, deiplomati Besnik Mustafaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Denoncim: Kryeministri inauguron firma fazntazma

LEXO EDHE:  OSBE-ja paraqet rezultatet e anketës “Mirëqenia dhe Siguria e grave”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Denoncim: Kryeministri inauguron firma fazntazma

LEXO EDHE:  Denoncim: Kryeministri inauguron firma fazntazma

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE