Connect with Us

“Luli për Oskar”/ Deputeti tallet keq me Bashën

Politikë

“Luli për Oskar”/ Deputeti tallet keq me Bashën

Publikuar

-

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti është tallur keq me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, duke thënë se ky i fundit është bërë për çmimin “Oskar”.

Me tone ironie, Përmeti shkruan në rrjetet sociale se Basha është i veçantë, gjenial dhe i papërsëritshëm për artin shqiptar.

Sipas tij, kreu i demokratëve hyn në rol dhe arrin të bëhet njësh me nevojat dhe vuajtjet e spektatorit, ndërsa pretendon se “këtë vit ka tejkaluar çdo pritshmëri duke qenë për Oskar me rolin e “kryetarit të opozitës”, në filmin “Tallja me popullin opozitar”.

Deputeti thotë se, ky “film” ka tre skena, për të cilat pretendon se për nga vështirësia edhe aktorët Al Paçino, Anthony Hopkins dhe Robert de Niro do t’i kishin zili.

“Skena e pare është përsëritja e monologut të fitores mbas çdo proteste. Entuziazmi, shkëlqimi në sy, buzëqeshja e fitores kur i deklaronte demokratëve javë mbas jave se si çdo javë rrëzonte Ramën, ishin të pabesueshme. Çdo aktor i nivelit botëror mbas herës së tretë ose të katërt, do të dështonte ta bënte me aq entuziazëm dhe pa iu dridhur qerpiku. Luli ia doli!”, deklaron ai.

Përmeti pretendon se “skena e dytë është skena epike e fillim korrikut kur përpara ish-kryetarëve të bashkive dhe njerëzve që sapo kishin humbur çdo pushtet të fituar me votë, duke i parë në sy dhe me një qendrim epik fitimtari i deklaroi: “Tani kujdes vetëm euforinë, kemi fituar me 85%.” I jashtezakonshem futja ne rolin e fitimtarit kur kishte humbur gjithcka dhe ju kishte shkaterruar te ardhmen njerzve qe kishte perballe”.

Më tej deputeti shkruan se: “Skena e tretë ishte skena e para dy ditësh. Doli, me buzëqeshje, fitimtar dhe deklaroi që ky sistem zgjedhor është i mirë. I shkëlqyen sytë dhe pa iu dridhur qerpiku tha se kush fliste kundra Ramës, i shërbente Ramës dhe vetëm ato që i jepnin të drejtë Ramës për sistemin donin vërtet ta rrëzonin Ramën. Perlë!”

LEXO EDHE:  Pagesat në kompanitë offshore/ Basha të përgjigjet për paratë e pista

Përmeti  shprehet se, ndërsa thonte këto fjalë, në sytë e Bashës shkëlqente gëzimi i fitores më fort se zhgënjimi në sytë e Joaquin Phoenix kur përjetonte gjithë dhunën dhe agresivitetin e kësaj bote.

Sipas tij, këtë mund ta bëjë vetëm Luli, pasi pretendon se gjithkujt do t’i dridhej pak zëri dhe sytë do t’i shfaqnin zhgënjimin dhe turpin e disfatave të pafundme ndërsa përsëri po tradhëtonte demokratët dhe opozitarët.

Deputeti ka publikuar edhe foton e aktorit të njohur Billy Portner, i cili u vesh me fustan në tapetin e kuq, në ditën e ndarjes së çmimeve Oscar, kur thotë se kjo foto nuk ka për qëllim të ilustroje Lulzim Bashën, por evenimentin e çmimeve Oscar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Tjetër ofertë për Bashën/Rama: Zgjidh një ministër të mos njohë revolverin, por …!

LEXO EDHE:  Pagesat në kompanitë offshore/ Basha të përgjigjet për paratë e pista

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Andi Përmeti: Bindja Demokratike fiton në Bashkinë e Lezhës

LEXO EDHE:  Topalli tregon rrugën si mund të rrëzohet qeveria Rama

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE