Connect with Us

Irani: Do t’i shkarkojmë vetë kutitë e zeza të avionit të rrëzuar

Bota

Irani: Do t’i shkarkojmë vetë kutitë e zeza të avionit të rrëzuar

Publikuar

-

Irani tha të premten se dëshiron t’i shkarkojë vetë regjistrimet e kutisë së zezë nga aeroplani ukrainas i rrëzuar në Iran, ku humbën jetën të 176 njerëzit në bord.

Komentet vijnë pasi Kanadaja dhe zyrtarë të tjerë thanë se avioni u rrëzua nga një raketë iraniane, ndoshta gabimisht.

Avioni, i cili sapo nisur nga Teherani për në Kiev, u rrëzua të mërkurën, në kohën që Irani ishte në gatishmëri për një përgjigje ushtarake nga SHBA, disa orë pasi kishte hedhur raketa ndaj objektive amerikane në Irak.Irani, i cili ka mohuar që avioni Boeing 737-800 u rrëzua nga një raketë, tha se mund të duhej një ose dy muaj për të nxjerrë informacione nga regjistruesit e të dhënave të zërit dhe fluturimit. Zyrtarët iranianë thanë se mund t’i kërkojnë ndihmë Rusisë, Kanadasë, Francës ose Ukrainës nëse do të jetë e nevojshme.

“Bazuar në rregulloret ndërkombëtare, ne kemi ftuar të tjerët të jenë të pranishëm. Kemi ftuar prodhuesin e avionit, i cili është amerikan. I kemi njoftuar dhe ata kanë pranuar. Kemi informuar edhe Kanadanë që të marrë pjesë, sepse ata kishin shumë shtetas në aeroplan dhe ata kanë pranuar,” tha zyrtari iranian i aviacionit, Ali Abedzadeh.

Teherani tha gjithashtu se hetimi mund të zgjasë një ose dy vjet. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se nuk mund të përjashtonte një sulm me raketë por shtoi se kjo nuk ishte konfirmuar.

LEXO EDHE:  Shtëpia e mahnitshme 1.5 milion£ vjen me një pistë fluturimi/ Shmangni trafikun

Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Presidentit Zelenskiy të dhëna të rëndësishme për rrëzimin përpara një telefonate me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të premten.

Në mediat sociale, shumë iranianë shpreheshin me zemërim që aeroplanit iu lejua të ngrihej në ato momente tensioni. Disa shprehnin shqetësim për imazhet që qarkulluan në Twitter dhe ku dukej se vendi i rrëzimit ishte pastruar nga buldozerët.

Irani tha se preferon t’i shkarkojë vetë kutitë e zeza të avionit.

“Ne preferojmë t’i shkarkojmë kutitë e zeza në Iran. Por nëse shohim se nuk mund ta bëjmë këtë pasi kutitë janë dëmtuar, atëherë do të kërkojmë ndihmë,” tha Ali Abedzadeh.

Një zyrtar amerikan, duke përmendur të dhënat satelitore, tha se Uashingtoni ka konkluduar me një shkallë të lartë sigurie se avioni u rrëzua gabimisht nga raketa antiajrore.

Satelitet ushtarakë amerikanë kanë aftësinë të zbulojnë emetimet infra të kuqe të shkaktuara nga nxehtësia.

Teherani mohon që avioni të jetë goditur nga një raketë, duke thënë se njoftime të tilla janë “luftë psikologjike kundër Iranit”./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Ngjela: Kërcënimi i Iranit na ka bërë një nder të madh politik

LEXO EDHE:  Incidenti në aeroport/ Avionët përplasen me njëri-tjetrin (Video)

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Vdekja e Sulejmanit, ka nxitur një luftë të ashpër për pushtet në Iran

LEXO EDHE:  E pazakontë/ Hodhi monedha "për fat të mirë" në motorin e një aeroplani

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

LEXO EDHE:  Shtëpia e mahnitshme 1.5 milion£ vjen me një pistë fluturimi/ Shmangni trafikun

LEXO EDHE:  Tri fuqitë evropiane apel për ulje tensioni Teheran-SHBA

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE