LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma pro ndryshimit të sistemit zgjedhor/ “Dua garim për listat e deputetëve”

10 Janar 2020, 21:39, Politikë CNA
Grida Duma pro ndryshimit të sistemit zgjedhor/ “Dua garim për

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar sistemin aktual zgjedhor, për të cilin deri para pak ditësh opozita kërkonte të ndryshonte, ndërsa sot do vetëm korrigjim.

Duma kërkoi ndryshim të sistemit, pasi tha se shqetësimi i saj nuk lidhet nga bazamenti i të qenit apo jo në listë, por dëshiron garim, duke përfshirë këtu edhe veten.

Sipas saj, politikanët duhet të punojnë që të hyjnë në listat e deputetëve, pasi pretendon se ndryshe nuk do të kishim histori dhe progres.

?Ajo që unë e kam ndarë është të shikohet çfarë dhe jo kush. Kudo që shkon në strukturat e Partisë dhe që janë marrë me zgjedhjet, e dinë që me listat e mbyllura ata që janë në vend të sigurt, nuk punojnë. Ata që janë në pjesën humbëse e dinë që janë aty për një status-quo. A ka mundësi që të shkojmë në një sistem që individët i japim dhe jo i marrin partisë?, u shpreh ajo.

Duma dha edhe një formulë që do ta bënte PD-në më të madhe dhe më frymëzuese, në këto ditë, kur flitet se Basha e ka ?fundosur? këtë parti edhe më tepër në humbje.

?Sot unë mendoj që dy janë kolonat që duhen theksuar, kolona e hapjes së garës në çdo nivel të saj, të vërtetë dhe reale dhe nga ana tjetër formula organizative strategjike. Duhen angazhuar të gjitha kapacitetet që Partia Demokratike ka. Ka ikur koha në të cilën ai që bën politikë dhe të voton??, theksoi demokratja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga