Connect with Us

Gjermania kërkon konferencë paqeje për Libinë

Blog

Gjermania kërkon konferencë paqeje për Libinë

Publikuar

-

Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve kundërshtarët politikë në Libi si dhe forcat që i ndihmojnë ato nga jashtë. Sepse çështjet janë të mëdha. Por kundërshtimi vazhdon të jetë i madh.

Kur në vitin 2011 u rrëzua pushtetmbajtësi libian Muammar al-Gaddafi, kudo pati brohoritje, edhe në Berlin. Gaddafi ishte përgjegjës për shumë shkelje të të drejtave të njeriut në Libi. Por gëzimi për fundin e tij nuk zgjati shumë. Sepse, që nga ajo kohë Libia është zhytur në kaos. Është krijuar një qeveri libiane që njihet nga Kombet e Bashkuara dhe që udhëhiqet nga Fajis al-Sarradsh, me seli në Tripoli. Por kjo qeveri është shumë e dobët dhe kontrollon vetëm pjesërisht territoret e vendit. Kundërshtari i saj më i madh është gjenerali Chalifa Haftar, që sundon në jug dhe lindje të vendit. Ai pushtoi ditë më parë qytetin port Sirte dhe është duke bërë gjithnjë e më shumë presion me mjete ushtarake.

Të dy palët kanë jo vetëm grupe të shumta milicësh që i mbështesin, por kanë edhe aleatë të fuqishëm jashtë vendit. Turqia për shembull përkrah Sarradshin dhe ka dërguar ndërkohë ushtarët e saj në Libi. Ankaraja ka lidhur po ashtu një marrëveshje me qeverinë libiane për kufijtë detarë, marrëveshje, në të cilën flitet për pretendime ndaj burimeve të gazit në pjesën lindore të Detit Mesdhe. Kurse Rusia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen në krah të Haftarit.

Deutscher Bundesaußenminister Heiko Maas (picture-alliance/AP Photo/J. Thys)
Heiko Maas

Vendimtare për Europën

Roli i aktorëve ndërkombëtarë e ka ashpërsuar shumë situatën javët e fundit. Libia nuk duhet kthyer „në arenë luftërash të avokatëve mbrojtës”, paralajmëroi ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas. Këtë shqetësim e kanë edhe kolegët e tij në BE. Eksperti socialdemokrat për çështjet e Mbrojtjes, Fritz Felgentreu druhet se ndikimi i fuqive të huaja do të ketë „pasoja për sigurinë në Mesdhe, për rrymat e refugjatëve, për vuajtjet e popullsisë”. Politikani i kristiandemokratëve, Jürgen Hardt merret me çështje të politikës së jashtme. Ai e quan konfliktin në Libi „një nga konfliktet më të mëdha të politikës botërore”.

Faktikisht BE është shumë e interesuar për stabilizimin e gjendjes. Libia, një vend i madh në jug të Mesdheut përdoret prej vitesh si vend tranzit për migrantët afrikanë, që vijnë drejt Europës. Raportet e paqarta të forcave ushqejnë grupet terroriste islamiste. Lufta civile shumëvjeçare dhe kontrabanda e armëve që lidhet me të ka destabilizuar gjithë zonën e Sahelit, gjë që po ashtu ka nxitur rryma të reja refugjatësh.

Por çështja e Libisë është e lidhur edhe me interesa ekonomike. Sepse Libia ka pasuri të mëdha nafte dhe gazi. Ato janë shkaku që madje edhe brenda BE të ketë ndarje sa i përket politikës ndaj Libisë: Franca ka kohë që mbështet Haftarin kurse Italia Saradshin, mbështetje që jepet për të siguruar me ta raporte ekskluzive tregtare. Politikani gjerman i liberalëve, Bijan Djir-Sarai thotë me sarkazëm: „Unë nuk e kisha menduar që politika e përbashkët europiane për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme të ishte siç është. Unë mendoja se ajo duhet të ishte në një linjë të përbashkët. Dhe para së gjithash duhet të zbatohet në këtë linjë të përbashkët politike.”

Jürgen Hardt (picture-alliance/dpa/S. Stein)
Jürgen Hardt, CDU

Ekziston rreziku i një Sirie të dytë?

LEXO EDHE:  A ka ardhur koha për një brez të ri në parlamentin gjerman?

Fritz Felgentreu mendon se nëpërmjet „një zgjidhjeje politike”, duhet arritur që „të krijohet në Libi një shtet që të funksionojë”. Ajo që duhet bërë, sipas mendimit të tij është: “Të fillohet me krijimin e sigurisë në vend dhe ndihmën për ngritjen e shtetit, organizimin e tij, krijimin e policisë.”

Vitet e fundit së bashku me ministrin e Jashtëm, Maas, kancelarja Merkel pati filluar Procesin e Berlinit, që synon të mbledhë në një tavolinë të përbashkët të gjitha shtetet e huaja që janë të interesuara për Libinë. Që nga ajo kohë gjendja nuk është thjeshtësuar, përkundrazi. Politikani socialdemokrat që merret me politikën e jashtme, Nils Schmidt kritikon Turqinë se „nxit polarizimin e Libisë” kur dërgon ushtarë atje.

Dy kontralojtarët, Rusia dhe Turqia kanë treguar tashmë në Siri, se janë në gjendje të bëhen bashkë për të siguruar sferat e ndikimit dhe interesat personale. Prandaj përpjekjet e Gjermanisë dhe BE për të ndërmjetësuar në çështjen e Libisë mund të jenë të kota. Duke pasur parasysh këtë ministri Maas, thotë se „nuk duhet të lejojmë të krijohet një Siri e dytë”. Për një lidhje ruso-turke që anashkalon BE-në, flet edhe thirrja e përbashkët që presidenti Putin dhe presidenti Erdogan bënë ditën e mërkurë (08.01)  në Stamboll, për të ulur armët në Libi. Zyrtarisht Moska dhe Ankaraja mbështesin Procesin e Berlinit.

Deutschland Bundestag | Bundeswehreinsatz in Afghanistan (picture-alliance/dpa/B. Pedersen)
Fritz Felgentreu, SPD

Shanset për konferencën e paqes të paqarta

Ajo çka mund t’i përmirësojë shanset që iniciativa gjermane e ndërmjetësimit të ketë sukses është sipas Jürgen Hardit, që „si kryengritësit rreth Haftarit ashtu edhe qeveria e rregullt të kuptojnë, se situata nuk mund të përmirësohet nëse nuk çtensionohet. Çtensionimi i situatës mund të krijojë bazën për një zgjidhje paqësore, të paktën për ekuilibrimin e interesave.” Megjithatë një konferencë paqeje në Berlin nuk është „aspak e sigurt” se do të ketë sukses.

Ministrit të Jashtëm gjerman Maas i është rritur shpresa, sepse Sarradsh i dha fjalën në Bruksel, se do të mbështesë Procesin e Berlinit. Sarradsh është për vendosjen e armëpushimit, embargon e armëve dhe një proces politik nën mbikqyrjen e OKB. Kurse prej Haftarit Maas nuk ka marrë ndonjë deklaratë ku të tregojë qëndrimin që ka, për të mos folur për mbështetje ndaj nismës gjermane. „Por problemi është aq i madh, saqë çdo lloj përpjekjeje ia vlen,” mendon Jürgen Hardt nga kristiandemokratët, „dhe është e rëndësishme që kancelarja jep mbështetjen e saj me të gjithë peshën politike që ka”./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Saga e çuditshme e Adam Rainer/ I vetmi person në botë që lindi si xhuxh, dhe vdiq si një gjigant 

Publikuar

-

Nga

Saga e çuditshme e Adam Rainer/ I vetmi person në botë që lindi si xhuxh, dhe vdiq si një gjigant 

Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ka pasur ndonjë mungesë të sëmundjeve misterioze për t’i ekzaminuar. Por rasti i Adam Rainer  – i vetmi gjigant që më herët ka qenë xhuxh – është padyshim për librat e rekordeve.

I lindur në Austri në vitin 1899, Rainer jetoi 20 vitet e para të jetës së tij si një xhuxh, duke qenë 1.42 metra i gjatë. Pastaj, si të ishte rrotulluar një çelës magjik diku në trupin e tij, Rainer filloi të bëhej më i gjatë me një ritëm alarmant, duke arritur gjatësinë 2.34 metra kur arriti moshën 30-vjeçare.

Rritja e tij e beftë e vuri atë në qendër të vëmendjes së komunitetin mjekësor, sidomos duke pasur parasysh faktin se shtat-lartësia e tij e kishte klasifikuar atë si njeriun e vetëm që kaloi nga të qenit xhuxh në një njeri gjigant.

Rainer u shndërrua në një lloj misteri mjekësor për një farë kohe, teksa mjekët u habitën por edhe u shqetësuan nga rritja e tij e shpejtë, duart dhe këmbët e zmadhuara si dhe përkeqësimi i shpejtë i shëndetit. Shkaku përfundimtar i ndryshimit të tij të shpejtë i atribuohej një tumori që bëri kërdinë në trupin e tij për pjesën tjetër të jetës së tij të shkurtër.

Xhuxhizmi i tij u zhvillua papritmas në gjigandizëm

Adam Rainer pati që në fillim të jetës probleme me zhvillimin trupor. Pavarësisht nga fakti se prindërit dhe vëllai i tij konsideroheshin se kishin një gjatësi dhe peshë normale për kohën, Rainer mezi arriti një gjatësi prej 1.41 metash kur mbushi 19-vjeç.

Edhe më kurioz ishte fakti që duke pasur parasysh shtatin e tij të vogël, duart dhe këmbët e tij ishin jashtëzakonisht të mëdha. Në fakt në adoleshencën e tij të vonë, Adam mbante veshur një palë këpucë me numër 10 me masën amerikane, dhe brenda tre vjetësh, madhësia e këpucës së tij ishte dyfishuar në 20, pavarësisht nga fakti se ai nuk ishte rritur më gjatë asaj periudhe.

Pastaj, papritur dukej se diçka e pazakontë kishte ngjarë brenda një nate, Rainer nisi që të bëhej më i gjatë. Midis moshës 21 dhe 30-vjeç, Rainer u rrit me gati 1 metër, duke arritur një gjatësi prej 2.34 metra para se ritmi i rritjes së tij të ngadalësohej në një ritëm më të arsyeshëm. Nga fundi i jetës së tij vetëm 50-vjeçare, Rainer thuhej se ishte 2.39 metra i gjatë.



Mjekët ia atribuuan një tumori rritjen e çuditshme trupore, si dhe degradimin e shëndetit të tij

LEXO EDHE:  A ka ardhur koha për një brez të ri në parlamentin gjerman?

LEXO EDHE:  A ka ardhur koha për një brez të ri në parlamentin gjerman?

Kur Rainer fitoi më shumë se disa centimetra në lartësinë trupore, mjekët filluan të kuptojnë diçka. Pas testeve dhe vëzhgimeve të shumta, e vetmja përgjigje që mjekët mund të jepnin ishte se rritja e tij e shpejtë, ishte për shkak të një tumori të madh që kishte vazhduar të rritej që prej fëmijërisë së tij të hershme në gjendrën e hipofizës së Rainer, duke shkaktuar një ndryshim hormonal dhe një rast të rëndë të akromegalisë.

Kjo së bashku me problemet e tij të tjera gjithnjë e më komplekse shëndetësore – përfshirë një gungë që po i zhvillohej në shpinë – i bindi mjekët se tumori ishte përgjegjës për këtë ndryshim drastik, dhe se çdo shpresë për të shpëtuar Rainerin varej nga operimi i tij urgjent, pavarësisht nga rreziqet që lidheshin me shëndetin e rënduar të Adam.

Ai vazhdoi të rritej, edhe pas heqjes së tumorit

Pasi e mori veten pas operimit dhe heqjes së masës tumorale, Rainer u mat përsëri, dhe ndonëse nuk u bë shumë më i gjatë, gunga në shpinë ishte bërë më e madhe, çka provonte se në fakt po vazhdonte të zgjatej, megjithëse me një ritëm më të ulët.

Kjo gjë vazhdoi për pjesën tjetër të jetës së tij, duke i sjellë probleme shëndetësore shtesë që kanë zakonisht lidhje me akromegalinë si verbëria e pjesshme, humbja e dëgjimit dhe dhimbje ekstreme të kyçeve.

Nga fundi i jetës, gjendja e tij shëndetësore dhe deformimi i shtyllës kurrizore ishin rënduar aq shumë sa që ai nuk ishte në gjendje të lëvizte normal, dhe mbeti i shtrirë në shtrat deri në vdekjen e tij në vitin 1950 në moshën 50-vjeçare./ ranker.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga Rusia tek Kina/ 10 shtetet, ku pozita gjeografike është njëherazi bekim dhe mallkim për një vend apo rajon

Publikuar

-

Nga

Ne e dimë se gjeografia e një vendi, luan një rol të madh në përparimin e tij social dhe ekonomik. Shumë rajone në botë, kanë qenë relativisht gjithnjë më mirë se të tjerët, për shkak të përparësive të qenësishme që u ofron pozicioni i tyre gjeografik, siç është toka e punueshme apo kufijtë natyrorë.

Dhe kjo gjë nuk është e vështirë të provohet; mjafton të shihni Zvicrën. Por e vërtetë është edhe e kundërta. Gjeografia luan një rol po aq të rëndësishëm në prapambetjen e një rajoni, edhe pse kjo gjë zakonisht i atribuohet politikës së keqe apo diferencave kulturore.

Rusia

Rusia ka shumë probleme me gjeografinë e saj. Madhësia e saj është e jashtëzakonshme. Ndërsa nga njëra anë, kjo e bën vendin të pamundur për t’u pushtuar, nga ana tjetër e shndërron në një makth transportin dhe tregtinë. Kjo është arsyeja pse Rusia ishte një nga fuqitë e fundit evropiane që u industrializua.

Një problem tjetër është lidhja e Rusisë me oqeanet. Për shkak të pozicionimit gjeografik në një djerrinë kryesisht të ngrirë, shumica e porteve të rëndësishme ruse janë të ngrira për disa muaj të vitit. Porti rus më i madh në Paqësor, Vladivostoku, është i bllokuar nga Deti i Japonisë, që kontrollohet gati tërësisht nga Japonia. Pra Rusia nuk ka asnjë port të madh, që të jetë funksional për tregti gjatë gjithë vitit, ndaj nuk ka qenë kurrë në gjendje të zgjerojë ndikimin e vet detar përtej kufijve të saj.

Australia

Është ndoshta i vetmi vend thuajse tërësisht i pabanuar, pasi shumica e popullsisë së saj jeton në qendra urbane në Australinë jugore dhe juglindore.

Ky vend përmban zona aspak mikpritëse, nga shkretëtirat e thata tek pyjet e rrezikshëm tropikale. Kontinenti ka gjithnjë e më pak ujë të pijshëm, dhe në qendrat e mëdha urbane si Sidnej dhe Melburn bien gjithnjë e më pak shira.

Indonezia

Përbëhet nga mbi 18.000 ishuj me madhësi të ndryshme. Distanca e madhe midis ishujve, ka qenë dhe është një sfidë e madhe për përparimin e vendit. Kjo gjë paraqet edhe një sfidë identitetare, pasi është gati e pamundur të bashkosh në një identitet të vetëm kombëtar, njerëzit dhe kulturat e ndryshme që gjenden në gjithë territorin e tij.

Ndërkohë afërsia e Indonezisë me Unazën e Zjarrit në Paqësor, e bën vendin veçanërisht të prirur ndaj katastrofave natyrore. Aty ndodhen 136 vullkane, nga të cilat 61 kanë shpërthyer që nga viti 1900. Edhe aktiviteti tektonik në rajon është aq i madh, saqë vendi përjeton gati çdo ditë një tërmet me magnitudë 5 ose më të vogël.

Egjipti

Si një nga djepet e civilizimit, fushat pjellore të deltës së Nilit i kanë siguruar Egjiptit një avantazh të natyrshëm ndaj vendeve të tjera. Por kjo në të kaluarën, ose më saktë para ndërtimit të Kanalit të Suezit në vitin 1868, që lidhi Detin Mesdhe me Detin e Kuq.

Kanali ishte diçka padyshim e mirë për biznesin, por jo dhe aq për stabilitetin politik të Egjiptit. Që nga ndërtimi i tij, vendi ka qenë në qendër të mjaft konflikteve të mëdha që lidhen drejtpërdrejt me kontrollin e kanalit; nga Kriza e Suezit e vitit 1956 tek Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1967. Edhe sot, hyrja e lirë në kanal, është një nga problemet politike kryesore në rajon.

LEXO EDHE:  Gensheri në Pragë, një thriller politik gjerman në tre akte

LEXO EDHE:  Epoka e Merkelit drejt fundit, por cila është trashëgimia e saj?

Pakistani



Gati të gjitha qytetet e Pakistanit janë të vendosura pranë kufirit, dhe kjo për shkak se vendi ka qenë në një gjendje lufte me fqinjin e saj Indinë, që nga themelimi i shtetit në vitin 1947.

Për më tepër, i gjithë kufiri Pakistan-Indi është një terren i hapur, që është thuajse i pamundur të mbrohet në rastin e një pushtimi në shkallë të plotë.

Holanda

Pavarësisht historisë së lavdishme koloniale, Holanda e ka një problem serioz. Gati një e treta e vendit ndodhet nën nivelin e detit. I gjithë vendi është plot me struktura – si duna rëre artificiale, diga, ledhe dheu etj – të destinuara për të frenuar vërshimin e detit në tokë.

Kina

Nëse studioni historinë e Kinës, do të vëreni se ajo është plot me grindje dhe konflikte të brendshme. Por sfidat e saj nuk janë ndihmuar aspak nga gjeografia. Kina është e ndarë topografikisht në ultësira pjellore, të rrethuara nga malësi të thata me një popullsi të paktë.

Ultësira është vendi ku kanë jetuar tradicionalisht shumica e kinezëve Han, ndërsa malësia ka qenë gjithmonë e vështirë për t’u kontrolluar. Për më tepër, territori i saj i gjerë është gjithashtu shtëpia e një larmie të gjerë kulturash dhe etnish, secila me interesat dhe kulturat e tyre të kundërta.

Uzbekistani

Mungesa e daljes në det krijon probleme të mëdha në drejtim të tregtisë, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit politik. Vende të tilla, duhet të shpenzojnë shumë para dhe ndikim politik për të pasur qasje në ndonjë port, pasi tregtia tokësore është shumë e shtrenjtë, dhe kërkon shumë kohë. Edhe atëherë, ato janë gjithmonë të varura nga stabiliteti i fqinjëve të tyre. Kështu ka ndodhur me Uzbekistanin, shtet i formuar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Japonia

Japonia ka shumë probleme me gjeografinë e saj. Më e rëndësishmja, ajo shtrihet përgjatë Unazës së Zjarrit në Paqësor; një zinxhir ishujsh dhe vullkanesh në formë patkoi, që janë rajoni më tektonik më aktiv në botë. Kjo është arsyeja pse aty tërmetet janë kaq të zakonshme. Për më tepër, vendi përbëhet tërësisht nga kodra dhe male, prandaj toka e punueshme përbën vetëm rreth 20 për qind të hapësirës tokësore.

Kjo jo vetëm që rrit kostot e importit të ushqimit nga jashtë, por kufizon numrin e njerëzve që mund ta fitojnë jetesën duke u angazhuar në bujqësi. Për më tepër, Japonia është e varfër në burime minerale dhe të tjera natyrore, gjë që e rrit më tej koston e importeve të saj.

Kontinenti afrikan

Afrika, një kontinent që përbëhet nga shumë rajone dhe kultura të ndryshme me identitetin e tyre të veçantë, ka një problem serioz gjeografik:ajo ka një shtirrje shumë gjatësore. Kjo gjë ndryshe nga Azia dhe Evropa, e ka penguar gjithnjë progresin e saj teknologjik dhe zhvillimor.

Për shkak të shtrirjes kryesisht vertikale dhe jo horizontale, kulturat afrikane kanë evoluar vetëm në boshtin lindje-perëndim, çka do të thotë se teknologjitë e reja dhe zhvillimet e tjera kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përhapur në të gjithë kontinentin. Deri diku kjo ka ndodhur edhe me dy Amerikat./ listverse.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Marrëveshjet historike e kanë forcuar imazhin e Donald Trumpit si paqe-bërës

Publikuar

-

Nga

Nga Osama Al-Sharif “Arab News”

Misioni i presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’u zgjedhur për një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit, po shihet të jetë i vështirë, por jo i pamundur. Pandemia e koronavirusit,  i ka marrë jetën më shumë se 190.000 amerikanëve deri më tani, dhe tashmë është faktori i vetëm madhor që kërcënon synimin e tij.

Por, siç e tregojnë sondazhet e fundit, hendeku mes tij dhe kandidatit demokrat Xho Bajden po ngushtohet ndërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në një nga sezonet më të çuditshme të zgjedhjeve presidenciale në historinë e vendit.

Një Trump sfidues po vë në dyshim integritetin e votimit përmes postës, që favorizon demokratët, dhe po paralajmëron se procesi i 3 nëntorit mund të manipulohet. Ekspertët po parashikojnë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të kërkojnë javë, ndoshta edhe muaj për t’u nxjerrë, dhe se në horizont shtrihet një betejë e ashpër ligjore.

Nëse humbet, Trump do ta kontestojë rezultatin në mesin e një Amerike thellësisht të polarizuar. Sido që të shkojnë punët, SHBA-ja do të përballet me disa muaj të vështirë përpara. Por çfarë do të nënkuptonte një mandat i dytë për Trumpin për Lindjen e Mesme? Një Trump i shkëlqyer në detyrë ka siguruar disa fitore të rëndësishme të politikës së jashtme përpara zgjedhjeve.

Javën e kaluar, Bahreini ndoqi shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke njoftuar se do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, dhe këto marrëveshje historike do të forcojnë padyshim imazhin e Trumpit si paqe-bërës në një rajon të përshkuar nga konfliktet dhe trazirat.

Vendet e tjera arabe, mund të ndërmarrin hapa të ngjashëm para votimeve të 3 nëntorit dhe, nëse Trump fiton një mandat të dytë, mund të pritet të shohim një normalitet të ri në rajon, ku Izraeli do të jetë shtylla kurrizore e një aleance të re rajonale.

Trump do të vazhdojë të zvogëlojë praninë fizike të Amerikës në rajon, ndërsa do të mbështet tek një aleancë izraelito-arabe që synon të përballet me kërcënimet e paraqitura nga Irani dhe Turqia. Vendet e Gjirit, i shohin me shqetësim të dy këta rivalë që synojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre në rajonin arab, dhe që paraqesin për to një kërcënim ekzistencial. Kjo është doktrina e re e sigurisë së Trump për rajonin. Dhe një ndër pasojat kryesore të tij është shkëputja e aleatëve të rinj të Izraelit nga ajo që dikur ishte kauza arabe qendrore: Çështja Palestineze.

Vizioni i Trump për paqen midis Izraelit dhe palestinezëve do të mbetet si një nga nismat e shumta për të zgjidhur këtë konflikt disa dekada të vjetër. Një mandat i dytë për Trumpin ka më pak të ngjarë të nxisë një zgjidhje të tillë.

Ekipi i paqes i Donald Trump, do t’i fokusojë përpjekjet e tij në forcimin e aleancës së re Izraelito-Arabe. Gjestet e tij ndaj palestinezëve, nëse ka të tillë, do të jenë të paqëndrueshme. Trump do të kërkojë tërheqjen e mëtejshme të trupave amerikane nga Iraku, Afganistani dhe në një moment edhe nga Siria.



Strategjia e tij anti-Iran do të mbetet e paprekur, në përputhje me aleancën izraelito-arabe të sapoformuar. Një mandat i dytë për Trumpin, do të ishte katastrofik për Iranin në një krizë të thellë ekonomike. Mbajtja nën kontroll e Teheranit do të shtojë presion mbi regjimin, por gjithashtu do ta shtyjë atë më tej drejt Rusisë dhe Kinës.

LEXO EDHE:  Politika evropiane e Gjermanisë në vitin 2020

LEXO EDHE:  Gjermania para një recesioni?/ Ç'mendojnë ekonomistët

Rënia e regjimit iranian nuk do të jetë e afërt, dhe ka gjasa që përfaqësuesit e linjës më të ashpër ta zgjerojnë kontrollin e tyre në kurriz të së ashtuquajturve të moderuar. Përzierja e Iranit në çështjet irakiane dhe siriane do të vazhdojë.

Për Irakun, tërheqjet e mëtejshme të trupave amerikane do ta bëjnë akoma më të vështirë misionin e kryeministrit Mustafa Al-Kadimi në përballjen me milicitë rebele. Prioriteti i Trump do të jetë rikthimi me çdo kusht në shtëpi i trupave amerikane.

Polarizimi rajonal do të thellohet, teksa SHBA-ja do vijojë të mbështetet më tej tek përfaqësuesit e saj rajonalë. Trump nuk ka një strategji të qartë në marrëdhëniet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po shfaqet si një faktor destabilizues në rajon. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për Irakun, Sirinë, Libinë, Katarin apo Mesdheun Lindor, Ankaraja është bërë një lojtare kryesor me një agjendë koloniale.

Aleanca e saj me Rusinë, në kundërshtim me NATO-n ku ajo është anëtare, ka dalë nga kontrolli i Uashingtonit. Një mandat i dytë për Trumpin, nuk ka gjasa të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj aventurave rajonale të Erdoganit.

Ndërkaq, sfida më e madhe rajonale gjatë mandatit të dytë të Trump, do të jetë çështja se kush do ta plotësojë boshllëkun e krijuar nga largimi i SHBA. Ndërhyrja e Rusisë në Siri në vitin 2015 është shndërruar në një moment historik për rritjen e ndikimit rajonal të Moskës, që tani është zgjeruar në Libi, Turqi, Iran dhe madje edhe Irak.

Dikush mund të hipotetizojë një aktivitet aktiv diplomatik, ekonomik dhe ushtarak rus në rajon nën një mandat të dytë të Trump. Largimi i Amerikës nga Lindja e Mesme, do t’i japë Kinës shansin ta zgjerojë ndikimin e saj ekonomik dhe për të ndërtuar partneritete të reja.

Një fitore e Trumpit, do të forconte realitetet e reja gjeopolitike, me aleancën Izraelito-Arabe në vendin e parë.

Do të jetë interesante të shihet se për sa kohë mund të ekzistojë kjo aleancë, dhe si do të testohet ajo. SHBA-ja do ta ushqejë atë, por kjo do të përkojë me një tërheqje të qëllimshme nga një rajon, të cilin Trumpi e sheh se po bëhet më pak i rëndësishëm për Amerikën në aspektin strategjik. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë ky mosangazhim i SHBA-së në drejtim të formimit të aleancave të reja dhe evolucionit të konflikteve lokale në vende si Iraku, Siria, Jemeni dhe Libia./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE