Connect with Us

Fotot pas pushimeve në Karaibe/ Lulzim Basha kthehet në çokollatë

Politikë

Fotot pas pushimeve në Karaibe/ Lulzim Basha kthehet në çokollatë

Publikuar

-

Disa ditë më parë, CNA.al raportoi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për pushimet e fundvitit, fillimisht ka shkuar së bashku me familjen në Hollandë dhe më pas destinacioni i radhës kanë qënë ishujt e Karaibeve.

Ai në këto ditë të ftohta dimri ka preferuar të pushojë në vende ekzotike, nën rrezet e diellit si një oligark i vërtetë.

raportoi në lidhje me pushimet në vendet ekzotike të kreut të Republikës së re, u “hodhën” menjëherë militantët, duke tentuar ta justifikojnë dhe mohojnë lajmin.

Por, së fundi, vetë Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Italia, ku thotë se është takuar me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

LEXO EDHE:  Foto-Video/ Heroina e kapur në Durrës

Por, ashtu sikurse vihet re në fotot e publikuara nga vetë Lulzim Basha, ky i fundit duket mjaft i nxirë. Luli është bërë çokollatë.

Po të vësh re, dallimi mes kreut të Republikës së re, dhe zyrtarët me të cilët është takuar është mjaft i qartë.

Zyrtarët me të cilët ka dalë në foto Basha, janë personalitete Italiane dhe jo nga vende nordike ku ska diell.

Për ta kuptuar, krahasoni fotot me personat e tjerë. Mos e shikoni nga flokët se ato i nxin vetë. Por shikoni çokollatën në fytyren e Lulit pas pushimeve në Karaibe.

Fotot e mëposhtme flasin vetë./ CNA.al

Fotot – Pushimet prej oligarku të Bashës/ Zbulohet parajsa ekzotike ku ndodhet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Doni

    10 Janar, 2020 at 10:45 pm

    Eshte esmer jo per gje tjeter

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reforma në Drejtësi në prag të greminës”, Vasili thirrje SHBA dhe BE: Koha për të vepruar

Publikuar

-

Nga

deputeti i lsi, petrit vasili ne studio

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me Reformën në Drejtësi.

Vasili kujton miratimin e shtatë ligjeve të përgatitura nga grupi i ekspertëve ndërkombëtarë për Reformën në Drejtësi në vitin 2016, ndërsa thotë se Rama po i zhbën, copëton dhe po i asgjëson.

Sipas tij, kreu i qeverisë po sulmon ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, po i jep pushtet antiligjor Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, po shkatërron ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe duke hequr edhe Betimin te Presidenti dhe po miraton ligje që dalin mbi Kushtetutën

Nënkryetari i LSI-së, i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të mos e pranojnë një situatë të tillë, të cilën e quan të rrezikshme për drejtësinë.

“SHBA dhe BE janë edhe në Kushtetutën e Shqipërisë për rolin e tyre në Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi është kthyer sot në një copë letër të cilës Edi Rama i shkul nga një copë ditë për ditë sipas hallit të ditës.

LEXO EDHE:  Takimi Basha-Majko: Diskutuam për Asamblenë Parlamentare të NATO-s

LEXO EDHE:  "Punë Luli ma....”/ Ish-anëtarja e kryesisë së PD turpëron Bashën

SHBA dhe BE kanë detyrë të vënë gishtin në plagë, të shohin të vërtetat në sy. Duartrokitjet pa fund të tyre janë përdorur nga Rama si alibi për kapjen e drejtësisë. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga ky zbatim i Reformës në Drejtësi dhe kanë humbur besimin te ajo. SHBA dhe BE duhet të jenë në krah të shqiptarëve dhe jo të qeverive që vijnë e ikin.

Drejtësia e pakapur dhe që ndëshkon korrupsionin e tmerrshëm dhe kriminalizimin e qeverisë kjo është ajo që shqiptaret presin dhe që SHBA dhe BE jua premtuan atyre kur u miratua Reforma në 21-22 korrik 2016”, thekson Vasili.

Ai ngre alarmin se Reforma në Drejtësi është në prag të greminës, ndaj deklaron se koha për të vepruar është tani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jozefina Topalli hap arkivat/ Publikon foton kur ka qenë vajzë e re

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli që prej kohës kur Basha e hoqi nga listat e PD-së, nuk është angazhuar më në politikë.

Ndonëse nuk mban më asnjë post, kritikat dhe opinionet nuk i ka kursyer asnjëherë. Por krahas jetës së saj dhe karrierës politike, ajo që tërheq shumë vëmendjen e publikut është dhe jeta private, të cilën kryeparlamentarja mundohet ta mbajë larg mediave.

Së fundmi, Jozefina Topalli është bërë nostalgjikë dhe ka publikuar një foto të sajën, kur ka qenë vajzë e re.

LEXO EDHE:  Ja fotot e Agim Kajmakut/ A është ai i dënuar në Greqi?

LEXO EDHE:  "Punë Luli ma....”/ Ish-anëtarja e kryesisë së PD turpëron Bashën

Ia vlen të themi se Jozefina ka mbetur po e njëjta vajzë simpatike dhe koha nuk e ka ndryshuar aspak./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Venecias nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Këtë të hënë, një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë ku do zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet, njeri për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Në program është parashikuar që delegacioni të pritet në një takim nga Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe një përfaqësi e grupit, ditën e hënë, më datë 10 shkurt 2020, në orarin 10:05-10:45, tek salla e Komisionit të Ligjeve, kryesia e Kuvendit.

Burime për mediat bëjnë me dije se me presidentin Ilir Meta, delegacioni do të takohet ditën e martë në ambientet e Presidencës, e më pas me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE