Connect with Us

Foto-Shqipëria në krizë/ Luli shëtitje në Itali

Politikë

Foto-Shqipëria në krizë/ Luli shëtitje në Itali

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vijon pushimet e fundvitit, të cilat duket se do ti zgjasin ende.

Sikurse CNA.al e ka raportuar më herët, Lulzim Basha pushimet i ka filluar që në datë 27 dhjetor, ku fillimisht ka shkuar me familjen  e tij në Hollandë, ku gjendet shpesh fundjavave, për të ajrosur shtëpinë dhe ujitur tulipanët.

Më pas një tjetër destinacion i Lulzim Bashës ishin ishujt e Karaibeve. Në këto ditë të ftohta dimri, Luli ka preferuar të pushojë në vende ekzotike, nën rrezet e diellit si një oligark i vërtetë. Në një nga hotelet më luksoze ai ka shijuar festat e fundvitit me familjen e tij.

Por, duket se Luli nuk e prish terezinë dhe nuk ka asnjë hall. I vetmi “hall” i tij paska qënë se i kishte ngelur pa vizituar edhe Italia, por e realizoi edhe atë “ëndërr”.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e Bashës me Idrizin/ OMONIA thirrje të fortë Dules

CNA.al ka siguruar së fundi dy foto të Lulzim Bashës, i cili del shëtitje në Itali.

I çlodhur pas Karaibeve dhe Hollandës, Lulzim Basha ka filluar e del fshatrave të Italisë. Takon kë të mundet dhe si të mundet, mjafton të flejë në hotele.

Në zyrë nuk rri dot se nuk i shkon njeri, kështu si ka mbetur gjë tjetër veçse të dalë fshatrave të Italisë dhe të takojë emigrantë.

Së shpejti pritet të dalë në fshatrat e Greqisë, ku do pritet për darkë nga emigrantët aty dhe ndonje afendiko grek.

Sa për protestat që do të fillonin në shtator, rrëzimi i Ramës dhe një mijë e një halle e probleme të qytetarëve shqiptarë, presin nuk janë me ngut për Lulin./ CNA.al

Fotot – Pushimet prej oligarku të Bashës/ Zbulohet parajsa ekzotike ku ndodhet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zë ngushtë Fevziun/ “Ke bërë gjyqe të mëdha, ke shkelur të drejta njerëzish”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen sotme.

Rama ishte duket debatuar me analistin Ervis Iljazaj dhe Fevziu i kërkoi t’i përgjigjej pyetjes, por kjo ka sjellë irritimin e kreut të qeverisë.

“Ti Fevzi ke bërë gjyqe të mëdha këtu në këtë studio. Ke shkelur të drejta njerëzish”, i tha kryeministri, ndërsa moderatori nuk preferoi të komentojë këtë deklaratë dhe e la të vijonte debatin me analistin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia.
Këtë denoncim, Hoxha e ka bërë live në studion e “Opinion”,  përballë kryeministrit Edi Rama.

“Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar, është ai që fsheh para pafund dhe e ka buxhetin më të madh sesa ministria juaj e Brendshme. Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.

“Ti mund të jesh me mua, por që nga koka te këmbët këtu s’ je me mua fare. Jeni gabim nga mengjesi deri ne darke. Pse Shqipëria e ka pjellë krimin e organizuar, krimi i organizuar është kudo Paris, Beriln Amerikë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale, lidhu me deklaratat e kryeministrit Rama sonte në “Opinion”  sa i përket Reformës në Drejtësi.

Goxhaj shkruan se tani qartësohet për të gjithë se “kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD.”

“RAMA POHON VETË:
REFORMA NË DREJTËSI ISHE PROJEKT I TIJ JO I NDËRKOMBËTARËVE!!!

Sapo e pohoi vetë nga nervat:
Reforma në Drejtësi nuk ishte projekt as i BE as i SHBA! E paska planifikuar vetë Edi Rama para Zgjedhjeve 2013 dhe ishte po ai vetë që loboi në SHBA dhe BE ku siç e theksoi vetë gjeti rezistencë!
Tani qartësohet edhe për ju se kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD (në dokumentat e zbuluara të Sorosit nga Ëikileaks – DC LEAKS në Gusht 2016 thuhet se ideja dhe lobimii pranë USA dhe BE u bënë nga Soros).

LEXO EDHE:  Përplasen dy kamionë/ Humb jetën 51-vjeçari

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Basha i përgjigjet ftesës së Ramës

Në fakt ky është Lajmi sot:
RAMA PRANON SE REFORMA NË DREJTËSI ISHTE PLANI I TIJ DHE JO I NDËRKOMBËTARËVE!
E keni me video!!!”, shkruan Goxhaj në reagimin e plotë.

 

LEXO TE PLOTE