Connect with Us

Droga e fshehur në gomat e makinës/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Kronika

Droga e fshehur në gomat e makinës/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Publikuar

-

Kapet 53 kg drogë në formë çokollate në Muriqan/ Në pranga një shtetas italian

Policia greke ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar, i cili u kap me një sasi droge.
Mësohet se operacioni u zhvillua në Pellas, në zonën e Edesës, të Greqisë.

Bëhet e ditur se policia gjatë kontrollit në mjetin e shqiptarit, ideniteti i të cilit nuk dihet, gjeti në pjesën e sipërme të gomave, të përparme, 3 pako të mbështjella me gazetë, me peshë nga 250 gram secila.

Po ashtu mësohet se policia sekuestroi sasinë e drogës dhe makinën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Operacioni “Los Biancos”/ Prokurori i antimafias italiane zbulon detaje

Publikuar

-

Nga

Operacioni “Los Biancos”/  Prokurori i antimafias italiane zbulon detaje

Ditën e djeshme u finalizua operacioni  “Los Blancos” ku u godit karteli më i madh shqiptar i trafikut të kokainës që ishte i shtrirë në tre kontinente.

Një rëndësi të madhe lidhur me këtë operacion i ka kushtuar Italia. Nga ana tjetër Prokuroria e Firences pati rol parësor në këtë operacionin. Në një konferencë në gjykatën e Fierencës, prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho dha detaje për kartelin.

“Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu konstatuan ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho, gjatë një konference shtypi në Gjykatën e Firences.



“Ky është një operacion ndërkombëtar, megjithatë shumë i rëndësishëm, i cili ka provuar rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës”, shpjegoi prokurori kombëtar i Antimafias.

LEXO EDHE:  Shpërndanin drogë/ Arrestohen dy të rinjtë

LEXO EDHE:  Drogë te "Vorri i Bomit"/Arrestohen komandanti dhe ish-polici (Video-Emrat)

Organizatat kriminale shqiptare, vazhdoi Cafiero de Raho, “veprojnë me një mënyrë të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të Evropës, me trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në mënyrë të përhershme drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut dhe Holandë, duke kontrolluar ikjen dhe ardhjen e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antwerp dhe Roterdam”.

Kapaciteti depërtues i kriminelëve shqiptarë u demonstrua gjithashtu nga zbulimi i ekzistencës së markës së tyre “Bello” e cila u stampua në pakot e tyre të kokainës të importuara në Evropë. “Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u arrrit të zbulohet në pesë vite hetim”,-përfundoi Cafiero de Raho./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I mbijetoi atentatit me tritol/ Ja çfarë thotë Preng Gjini nga spitali

Publikuar

-

Nga

I mbijetoi atentati me tritol/ Ja çfarë thotë Preng Gjini nga spitali

Preng Gjini, 51-vjeçari që iu bë atentat me minë të telekomanduar pasditen e së martës në zonën e ish NSHRAK-ut në Tiranë, ka folur sot në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Nga Spitali i Traumës, ku është shtruar Preng Gjini ka rrëfyer para oficerëve të policisë itinerarin e lëvizjes ditën e atentatit dhe ku ka qenë konkretisht në Tiranë.

LEXO EDHE:  Italia apo Greqia? Njihuni me vendin që ka ushqimin më të mirë në botë

LEXO EDHE:  Shojble: Greqia e ka vështirë të gjejë kreditorë të tjerë

Preng Gjini ka treguar të gjithë vendet dhe lokalet ku është ulur dhe me kë është takuar.



Sipas tij nuk ka asnjë hasmëri, apo konflikt me të tjerë.

Ndersa grupi hetimor ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje dhe kishte si qëllim eliminimin e 50-vjeçarit Preng Gjini./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua/ Prangoset shoferi

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë/ Makina përplas një fëmijë, dërgohet në gjendje kritike në spital

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të aksidentit me pasojë vdekjen mbrëmjen e djeshme në Qenas.

Mësohet se në pranga ka rënë K. M., 28 vjeç, banues në Fier, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi me automjetin ‘’Fiat Punto’’ për vdekje 24- vjeçarin me biçikletë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai tashmë akuzohet jo vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe për largim nga vendi i aksidentit.



“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

LEXO EDHE:  Bisedimet për Greqinë/Palët mbajnë pozicione të kundërta

LEXO EDHE:  Shojble: Greqia e ka vështirë të gjejë kreditorë të tjerë

U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE