LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dëgjojini gratë dhe vajzat, pasi nuk ka sfidë që mund t’i pengojë ato për të arritur ëndrrat e tyre”

10 Janar 2020, 11:48, Sociale CNA
“Dëgjojini gratë dhe vajzat, pasi nuk ka sfidë që mund

Fushata ?WE? e RCC-së për Fuqizimin e Grave vazhdon t?ju sjellë në vëmendje historitë e grave të mrekullueshme të Ballkanit Perëndimor. Këtë herë do t?ju tregojmë për Uta Ibrahimin: ?Në fillim më thoshin që alpinizmi ishte për burrat e jo për gratë. Unë punova shumë që t?u tregoja që kjo nuk ishte e vërtetë dhe që ta ndryshoja këtë lloj mendësie. Edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë: dëgjojini gratë!?

Sarajevë ? Kosova* ka popullsinë më të re në Europë. Më shumë se gjysma e 1.8 milionë banorëve të Kosovës janë nën moshën 25 vjeç dhe pothuajse gjysma i përket gjinisë femërore. Megjithësë bota e politikës vazhdon të mbetet e dominuar nga meshkujt, gratë kosovare ? të reja, të talentuara e të guximshme ? vazhdojnë ta bëjnë Kosovën* të njohur me arritjet e tyre mahnitëse e jo me mosmarrëveshje politike.

Uta Ibrahimi është një prej këtyre grave të mahnitshme, e cila nuk ka frikë nga asnjë sfidë që i del përpara. Në vitin 2017 ajo u bë femra e parë nga Kosova* që u ngjit në Everest, në majën më të lartë të rruzullit tokësor. Që atëherë ajo ka arritur të ngjitet në katër maja të tjera, që, si Everesti, gjenden mbi 8 mijë metra mbi nivelin e detit, dhe po përgatitet që të pushtojë edhe nëntë majat e tjera për të përmbyllur kështu projektin e saj për të arritur në të 14 majat më të larta të Himalajeve.

Jeta e saj është një histori vërtetë e veçantë.

?Kam punuar në marketing për gjithsej 12 vjet, shtatë prej të cilave isha drejtoresha e një agjencie marketingu. Në vitin 2015, pata ndjesinë e fortë që të ndiqja ëndrrat e mia, pra të bëja ç?më pëlqente më shumë se gjithçka tjetër,? tregon Uta, pasi vendosi që ta linte pas punën që kishte dhe t?i përkushtohej alpinizmit dhe turizmit, për t?i treguar bukuritë natyrore të Kosovës* dhe të rajonit sa më shumë njerëzve që të ishte e mundur.

?Si fillim, u mora me disa projekte që kishin lidhje me Via Dinarikën dhe në vitin 2016 krijova agjencinë time të turizmit të aventurës, të cilën e quajta ?Butterfly Outdoors?. Bëra trajnimet ATTA dhe tani drejtoj grupe për ngjitje, joga, çiklizëm dhe alpinizëm.?

Uta përpiqet që të marrë në punë sa më shumë gra që të punojnë si guida, ndërsa ajo vetë i kushton një pjesë të kohës së saj fëmijëve me nevoja të veçanta.

?Kur fillova të merresha me alpinizëm, më thoshin që ky sport ishte për burrat e jo për gratë, kështu që unë punova shumë jo vetëm që t?u tregoja që kjo gjë nuk shte e vërtetë, por edhe që ta ndryshoja këtë lloj mendësie. Edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë: dëgjojini gratë!?

Uta e di që numri i turistëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rritur me më shumë se dhjetë përqind në vit dhe se në vitin 2018 gjithsej 12 milionë turistë vizituan rajonin. Të dhëna të tjera tregojnë se turizmi përbën 25 përqind të të gjithë eksporteve nga rajoni dhe pothuajse një të pestën e PBB-së, ndërkohë që 20 përqind e të punësuarëve në Ballkan punojnë në fushën e turizmit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

?Alpinizmi është pasioni im i vërtetë. Ekspeditat e Himalajeve i kam përdorur për të promovuar Kosovën* dhe për të rritur interesin tek Ballkani. Këtë gjë bëra edhe me ekipin e ?National Geographic?, edhe me alpinistët e tjerë, kur arritëm pikën 7.800 metra në anën jugore në Lhotse vjet. Këtë gjë do të vazhdoj të bëj edhe gjatë nëntë ekspeditave që më kanë mbetur.?

Uta është një nga heroinat e Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe Nada Markoviç dhe Aida Çorbaxhiç nga Bosnja-Hercegovina dhe Iris Gjinovci nga Shqipëria. Fushata ?WE? e RCC-së do të vazhdojë t?ju sjellë historitë e grave të mrekullueshme të Ballkanit Perëndimor, atyre grave që po bëjnë gjëra mahnitëse e që janë burim frymëzimi për të tjerët që të arrijnë majat e tyre në jetë.

Më shumë informacion për fushatën ?WE? mund të gjeni në rrjetet sociale, si Instagram, Facebook dhe Twitter.

Lajmet e fundit nga