LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Bindja Demokratike u sulmua egërsisht"/ Topollaj: Ja pse Basha dhe Rama janë njësoj

10 Janar 2020, 08:25, Politikë CNA
"Bindja Demokratike u sulmua egërsisht"/ Topollaj: Ja pse Basha

Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj është rikthyer pas në kohë, ndërsa ka publikuar një intervistë televizive të dhënë kohë më parë në ?Natë me Xhaxhiun?.

Fabian Topollaj ka publikuar në rrjetet sociale një intervistë ku thekson se ?Bindja Demokratike? ka si qëllim të kontribuojë në rrezimin e këtij sistemi politik që jo vetëm ka deformur demokracinë në vend, por sipas tij qëndron në këmbë sepse mbrohet njësoj nga të dyja palët politike.

Ndërkohë, Topollaj thekson se sot është e qartë se pse PD doli kundër Bindjes Demokratike, sepse sipas tij si PS edhe PD janë kundër ndryshimit të sistemit.

Më tej, ai shkruan se Rama dhe Basha janë njësoj të interesuar për mbrojtjen e këtij sistemi politik që është ndërtuar në Shqipëri dhe që është pengesa kryesore për zhvillimin e vendit.

?Sot eshte e qarte si kristali se perse ?PD? luftoi aq egersisht lindjen e ?Bindjes Demokratike?

Nje interviste e imja e majit 2019 ku arsyetoja se ?Bindja Demokratike? ka si qellim te kontribuoje ne rrezimin e ketij sistemi politik qe jo vetem ka deformur demokracine ne vend por qendron ne kembe sepse mbrohet njesoj nga te dyja palet politike.
Ndoshta kjo ishte arsyeja qe ?Bindja? u vendos ne ate kohe ne mes te nje sulmi te eger nga te dyja palet, ca me teper nga PD e cila ne kete rast mbronte edhe sistemin politik por edhe monopolin e opozites.
Atehere shume pak njerez na besonin qe Rama dhe Basha jane njesoj te interesuar per mbrojtjen e ketij sistemi politik qe eshte ndertuar ne Shqiperi dhe qe sot eshte pengesa kryesore e zhvillimit te vendit.?-shkruan Topollaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga