Connect with Us

AKU me “dorë të hekurt”/ Kontrolle të rrepta gjatë gjithë javës

Lajme

AKU me “dorë të hekurt”/ Kontrolle të rrepta gjatë gjithë javës

Publikuar

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka realizuar 899 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar.

Sipas njoftimit të AKU në terren janë 314 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 19 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 55 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 112 tregues analitik, të cilat kanë rezultuar konform.

Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 566 ngarkesa, duke marrë 13 mostra për analiza laboratorike.

AKU njofton se janë vendosur 85 masa administrative “Paralajmërim”, 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë 40,000 lekë; masë administrative “asgjesim produkti” për 5.536 ton (produkte të ndryshme ushqimore me afat të kaluar përdorimi etj).

LEXO EDHE:  Basha me laps e letër në dorë / Sektori i biznesit, luftë për mbijetesë

“Janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (6 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj”, thuhët më tej në njoftimin e AKU./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Bllokoni targat e mjeteve të blinduara”/ Zbardhet urdhri i Lleshajt për drejtorët rajonalë

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për makinat e e blinduara.

Lleshaj ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Dy kilogram eksploziv/ IKMT shemb objektin 4-katësh në Durrës

Publikuar

-

Nga

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

Për objektin katër katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Shpërthimi u krye rreth orës 13.00. Objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe u shpall i rrezikshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE