Connect with Us

A është e rrezikuar siguria e Shqipërisë nga Irani?

Politikë

A është e rrezikuar siguria e Shqipërisë nga Irani?

Publikuar

-

Marrja e presidencës së OSBE për vitin 2020 nga ana e Shqipërisë ndodh nën hijen e konfliktit SHBA-Iran dhe përfshirjes jo të drejtpërdrejtë të Shqipërisë në të. Siguria do të jetë shtylla e presidencës shqiptare.

Me një ceremoni solemne në Vjenë, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Shqipëria nisi zyrtarisht  të enjten (9.01.2020) Presidencën e OSBE, 2020. Fillimi zyrtar i presidencës shqiptare të organizatës më të madhe në botë për siguri dhe bashkëpunim ndodh në kohëra jo të qeta. Konflikti mes SHBA dhe Iranit ka ngjallur shqetësim në 57 vendet anëtare të OSBE, siguria e të cilave  është e ndërlidhur  me situatën në Lindjen e Mesme.

Burime zyrtare nga Kryeministria në Tiranë bëjnë me dije se Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, njëherazi drejtues i Presidencës shqiptare të OSBE-së,  në fjalën e tij, të enjten në Vienë ka sjellë në vëmendje mundësitë që ka OSBE për të forcuar sigurinë dhe bashkëpunimin, në situatat aktuale. Fjala kyҫ e Presidencës shqiptare të OSBE 2020 do të jetë dialogu, deklaroi Rama. “Shumë prej mundësive tona vijnë përtej shtrirjes së OSBE, na duhet të forcojmë platformat e dialogut me vendet aziatike për bashkëpunim. Situata aktuale në brigjet jugore është e ndërlidhur me sigurinë  e vendeve tona” theksoi kryeministri Rama.

Albanien OSZE Vorsitz 2020 (Press Office/Albania Premiership)

Shqipëria e përfshirë indirekt në konfliktin SHBA- Iran

Forcimi i sigurisë në vendet anëtare të OSBE përbën një nga shtyllat kryesore të programit të Presidencës Shqiptare OSBE, 2020. Vetë siguria e Shqipërisë shfaqet  potencialisht  jo e pacënueshme në kuadrin e konfliktit  SHBA – Iran. Komuniteti i 3200 muxhahedinëve, të strehuar në periferi të Tiranës, armiq të betuar të qeverisë iraniane është një faktor potencial që e përfshin Shqipërinë jo drejtpërsëdrejti  në këtë konflikt. Kjo u duk qartë kur vetë lideri suprem i  Iranit, Ajatollah Khomeini në fjalën e mbajtur të mërkurën, (8.01.2020) pas lëshimit të raketave iraniane në bazat ushtarake amerikane në Irak e quajti Shqipërinë, “një vend shumë të vogël, por shumë të keq europian, ku amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”.

Por strehimin e 3200 muxhahedinëve në Shqipëri kryeministri Rama e vlerësoi „një veprim që i bën nder Shqipërisë dhe është në vazhdën e traditës shqiptare.” „Kemi marrë përsipër një risk që të strehojmë 3 mijë muxhahedinë. Jam shumë krenar që ky risk është marrë në mënyrë bipartizane. Politika shqiptare ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të një aleance strategjike të padiskutueshme me SHBA, Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë” tha Rama në Vjenë.

OSCE Edi Rama (AFP/V. Simicek)

Ai solli në vëmendje Artikullin 5 të NATOs, thelbi i të cilit është se sulmi ndaj një anëtari të NATOs është sulm ndaj gjithë Aleancës Atlantike.  “Jemi në duar të sigurta. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n” theksoi Rama.

LEXO EDHE:  Shqipëria, OECD: Kryeministri ka superpushtet, problemet që po sjell në sistem

Shqipëria – Vigjilencë ndaj sulmeve kibernetike iraniane

Tentiva e Iranit për të cënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë është e provuar  tanimë. Në dhjetor 2018 qeveria Rama shpalli „persona non  grata” ambasadorin e Iranit në Tiranë dhe e dëboi atë bashkë me një diplomat tjetër të ambasadës iraniane në Shqipëri për shkak „të tentimit të sulmeve terroriste në  Shqipëri”, veprim që u përgëzua nga SHBA.

Në një takim të zhvilluar ditët e fundit në Tiranë, të organizuar nga „Qendra për Sigurinë në Europën Jug-Lindore”  gjenerali amerikan Michael Barbero, pjesëmarrës në këtë takim tha se „ҫdo aleat i SHBA mund të shikohet si një shënjestër nga Irani. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjilente në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike. Aleanca do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi që do t’i bëhet ndonjë prej shteteve anëtare të saj”, theksoi gjenerali amerikan Barbero./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë për nivelin e ulët të taksave në raport me PBB më 2016

LEXO EDHE:  Shqipëria, OECD: Kryeministri ka superpushtet, problemet që po sjell në sistem

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Bizneset në shitje/ Shqipëria kryeson në Europën Juglindore

LEXO EDHE:  Ambasadori Lu apel të rinjve në Korcë: Mos harroni të votoni

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE